Qershor 13, 2020 06:52 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth veprimeve terroriste sidomos të hedhjes së acidit kundër myslimanëve në Britani me motive raciste dhe islamofobiste.

Islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit në Evropë për çdo ditë merr përmasa dhe dimensione të reja. Në Evropë, vërehen forma të reja të terrorizmit kundër myslimanëve, mirëpo shtetet dhe mediat evropiane nuk kanë as motive dhe as vullnet për të folur në lidhje me këto krime në mënyrë që thuajse ata deri diku janë të gëzuar me këto veprime dhe sulme kundër myslimanëve. Sulmet terroriste dhe raciste kundër myslimanëve janë duke u shtuar dhe zgjeruar në vende të ndryshme evropiane duke shfrytëzuar metodat e grupit takfirist dhe terrorist ISIS dhe në mënyra më të ndryshme në krahasim me këto grupe. Racistët e Britanisë janë bërë pionierë në sulmet terroriste kundër myslimanëve në Evropë. Sulmi i parë kundër tubimit të myslimanëve në Evropë  me makinë për herë të parë është kryer në Britani. Gjithashtu sulmet kundër femrave myslimanëve me hixhab për t’i hequr mbulesën atyre dhe sulmet me armë të ftohta; gjithashtu janë veprime dhe sulme raciste të grupeve ekstremiste dhe raciste të cilat janë shtuar në përmasa shumë të mëdha gjatë disa muajve të kaluar. Në bazë të deklaratave të policisë së Britanisë, niveli i sulmeve që janë kryer mbi baza të urrejtjes në këtë vend, gjatë 11 muajve pas organizimit të referendumit për Brexit, është shtuar me 23% dhe në disa rajone të Anglisë dhe Uellsit është shtuar me 50%. Sipas raportit të gazetës britanike “Independent”, disa institucione islame kanë raportuar për shtimin e krimeve të kryerja mbi bazë të urrejtjes ndaj myslimanëve. Në sulmet më të fundit të kësaj natyre në Britani, Enisa Abdulghadir me anë të një mesazhi të publikuar në llogarinë e saj në Twitter, ka publikuar një fotografi të një individi sulmues dhe ka shkruar: “Ky person sulmues është munduar të ma heq hixhabin nga koka”. Një formë e re tjetër e veprimeve terroriste të grupeve të ekstremit të djathtë në Evropë kundër Myslimanëve është duke u përhapur në përmasa të mëdha. Kjo formë është hedhja e lëndëve të acidit mbi personat myslimanë. Hedhja e acideve është një prej veprimeve çnjerëzore që po kryhet në vende të ndryshme me arsye dhe pretekste të ndryshme, mirëpo përdorimi i kësaj metode nga ana e grupeve të ekstremit të djathtë dhe raciste kundër myslimanëve me qëndrim në Evropë, është një fenomen i ri.

Një çift i ri mysliman, viktima të reja të sulmeve me hedhjen e acidit në Angli

Javën e kaluar janë regjistruar disa raste të sulmeve të kryera duke hedhur acid në fytyrë të myslimanëve në Britani. Në një natë, kanë ndodhur pesë sulme duke hedhur acid mbi fytyrën e pesë myslimanëve, ndërkohë që autorët e këtyre sulmeve nuk kishin kurrfarë njohje ndaj viktimave. Zakonisht në rastet e sulmeve me acid, ekziston një lloj njohje ose lidhje mes autorit të sulmit dhe viktimës mbi të cilën është hedhur acid dhe zakonisht hedhja e acidit mbi një person bëhet në bazë të urrejtjes ose armiqësisë që ka autori i sulmit ndaj viktimës ose edhe në bazë të xhelozisë. Mirëpo në sulmet e fundit me acid kundër myslimanëve që ndodhen në Angli, arsye e këtyre sulmeve, gjegjësisht arsye e hedhjes së acidit ishin idetë ekstremiste dhe raciste të autorëve të sulmeve. Një çështjeje me rëndësi në lidhje me këto krime, është mënyra e reagimit të mediave britanike sidomos e BBC si qendra më e madhe mediale e publikimit të informacionit në këtë vend. BBC nuk ka folur fare në lidhje me faktin se hedhja e acidit kundër pesë myslimanëve në pesë zona të ndryshme, ishte një sulm terrorist dhe racist. BBC, për kundër këtij realiteti, është munduar që duke vë në dukje historikun e kryerjes së sulmeve me acid në vende të tjera, ta paraqes si diçka normale sulmin me acid mbi myslimanët dhe këto sulme i ka përshkruar si veprim të cilin e kanë kryer disa të rinj hajdut pa ndonjë qëllim të caktuar. Pas sulmit me acid të kryer kundër një personi mysliman, zëdhënësi i policisë së Londrës deklaroi se një prej hipotezave të mundshme të autoriteteve përkatëse në hetimet në lidhje me këto veprime, është kjo që sulmuesit me qëllim të vjedhjes, shoferët e postës i kanë sulmuar me acid dhe kanë pas qëllim t’i vjedhin motoçikletën ose mjetin transportues të tyre. Në një raport tjetër, policia e Britanisë në fillim pretendoi se nuk ekziston kurrfarë dëshmie që tregon ekzistencën e motive raciste ose fetare, mirëpo Xhamil Mokhtar, një prej viktimave të sulmeve me hedhjen e acidit, këtë lloje të krimeve e ka lidhur me idetë islamofobiste. Sipas tij, nëse një britanik do të bëhej viktimë e sulmeve të tilla, atëherë do të mobilizohej i gjithë vendi dhe atë veprim do të quanin si një sulm terrorist. Sipas raportit të Këshillit Kombëtar të Shefave të Policisë së Britanisë, gjatë gjashtë muajve të fundit deri në prill të vitit 2017, janë regjistruar 400 raste të sulmeve me acid. Lagjet e banuar kryesisht me myslimanë në Londër si New Home, Barking dhe Degenhom, Tawer Hamlets, Havring dhe Rodbridg janë pesë zona në të cilat është regjistruar numri më i madh i sulmeve të kryera duke hedhur acid mbi fytyrën e personave.

John Tamlin, sulmuesi me acid

Nëse këto sulme duke hedhur acid mbi fytyrën e personave do të kryheshin nga persona të cilët do të ishin myslimanë ose do të kishin origjinë nga vendet myslimane, atëherë me padyshim se do të fillonte një fushatë e gjerë e sulmeve propaganduese kundër myslimanëve dhe Islamit në vendet perëndimore dhe gjendja e dhimbshme dhe shumë lënduese e viktimave të sulmeve me acid do të pasqyrohej në nivel shumë të gjerë në mediat perëndimore. Në Britani, janë krye me dhjetëra sulme duke hedhur acid mbi fytyrën e femrave dhe meshkujve myslimanë, mirëpo këto sulme janë mbuluar në nivel shumë të vogël dhe të kufizuar në qarqet politike dhe mediale të Britanisë dhe të vendeve të tjera evropiane. Sipas raportit të gazetës “Huffington Post”, “Disa media shumë të pakta kanë mbuluar sulmet e kryera me hedhjen e acidit dhe sidomos kur viktima ishte mysliman. Përveç kësaj, janë kryer edhe hetime shumë të kufizuara të cilat kanë shqyrtuar arsyet dhe shkaqet e shtimit dhe përhapjes së këtij fenomeni”. Kjo qasje informative ndaj sulmeve me acid kundër myslimanëve mund të analizohet vetëm një kuadër të politikës së islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit të shteteve dhe qeverive perëndimore sidomos të qeverisë së Britanisë. Mediat e Britanisë sidomos BBC që konsiderohet media më e rëndësishme e Britanisë, ka rol shumë të rëndësishëm në krijimin e Islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit në mesin e vendeve perëndimore. Mediat e krahut të djathtë në Britani kryesisht theksojnë në këtë ide se Islami dhe komuniteti mysliman është problemi kryesor në vendet perëndimore. Nga pikëpamja e këtyre mediave, Islami po inkurajon terrorizmin dhe myslimanët janë shkaktarë dhe autorë kryesor të operacioneve dhe sulmeve terroriste. Grupet e ekstremit të djathtë në Britani si ADL, Britain Firtst dhe neonazistët në mënyrë të hapur po kërcënojnë myslimanët me hakmarrje. Vala e islamofobisë buron dhe drejtohet pikërisht nga këto grupe. Personat dhe figurat si Kletor, Brizhit Gabriel, Milo, Ajan Hiresi, Glen Bak, Pamela Gler, Katy Hapkings dhe shumë të tjerë të figurave të tilla kryesisht kanë në dispozicion shumicën e mediave perëndimore dhe rubrikat kryesore të gazetave dhe mediave të shtypit dhe duke publikuar artikujt dhe materialet e tyre, nganjëherë përdorin fjalët më të qarta dhe sulmet raciste më të hapura kundër myslimanëve. Sulmet dhe veprimet terroriste në Perëndim, gjithashtu i kanë shtuar edhe më shumë këto sulme kundër myslimanëve.

Përhapja e islamofobisë në Perëndim

Aktualisht nuk mund të paramendohet një përfundim mbi islamofobinë dhe urrejtjen ndaj Islamit në vendet perëndimore. Shumë prej qeveritarëve dhe instituteve perëndimor në shumë raste, kanë pohuar se mes mësimeve islame dhe ideve të grupeve ekstremiste dhe terroriste si ISIS, Al Kaida, duhet të bëhet një dallim i qartë, mirëpo përsëri në nivel të gjerë po përhapet islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit. Grupet e ekstremit të djathtë dhe raciste gjithashtu nën ndikimin e atmosferës anti-islame, duke marrë shembull grupet takfiriste dhe terroriste dhe me metoda të reja, po vazhdojnë të sulmojnë myslimanët me anë të veprimeve terroriste. Të gjitha përpjekjet e qeverive dhe mediave perëndimore gjithashtu për fat të keq janë përqendruar për t’i mbuluar dhe anashkaluar këto veprime terroriste që po kryhen me motive raciste dhe terroriste. Nëse viktimat e këtyre sulmeve janë jomyslimanë dhe autorët e këtyre veprimeve terroriste kanë emër mysliman, atëherë trajtimet dhe reagimet do të ishin plotësisht të ndryshme. Një çështjeje me rëndësi është kjo që shtetet dhe qeveritë perëndimore janë të informuara plotësisht për qëllimet e veprimeve terroriste të grupeve të ekstremit të djathtë dhe raciste. Në rrjetet sociale janë publikuar mesazhe paralajmëruese. Në një prej këtyre mesazheve thuhet: “Keni kujdes shumë, sidomos nëse keni lëkurë me ngjyrë”. Nuk ka dyshim se këto sulmet kanë për qëllim personat me origjinë aziatike ose myslimanët. Në mediat perëndimore askush nuk i përgjigjet kësaj pyetje se kush e ka krijuar këtë atmosferë anti-islame në vendet perëndimore? Për çfarë arsye shtetet dhe qeveritë perëndimore pavarësisht paralajmërimeve të disa instituteve perëndimore në lidhje me lidhjen e drejtpërdrejtë të grupeve takfiriste dhe terroriste me Arabinë Saudite, akoma kanë marrëdhënie të gjera politike, ekonomike dhe ushtarake me regjimin Al Saud? Hulumtuesit në dy hulumtime të gjera të kryer në Britani, kanë theksuar në këtë çështjeje se vehabizmi që sundon në Arabinë Saudite, luan rol kryesor në përhapjen e ideve ekstremiste dhe terroriste në Perëndim. Vehabizmi me perceptime tërësisht të gabuara nga mësimet drejtësidashëse dhe paqedashëse të fesë Islame, luan rolin kryesor në njollosjen dhe prishjen e imazhit të Islamit të Perëndim dhe kështu po krijon kushtet dhe rrethanat e përshtatshme për arsyetimin e përhapjes së islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit në Perëndim. Në fund duhet thënë se shtetet dhe mediat perëndimore janë partnerë dhe pjesëmarrës në krimin e sulmeve terroriste të grupeve takfiriste dhe terroriste si dhe të grupeve të ekstremit të djathtë dhe racist në Perëndim.