Gusht 22, 2020 07:51 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me programin special (Gnosticizmi i Kuq) me rastin e muajit Muharrem. Në edicionin e parë të këtij programi do të flasim rreth kuptimit të përgjithshëm dhe të veçantë të martirizimit nga pikëpamja e Islamit dhe në bazë të ajeteve kur’anore dhe transmetimeve fetare islame, do të shpjegojmë pozitën e lartë të martirizimit.

Martirizimi dhe martiri nga pikëpamja e fesë Islame

Miq të nderuar paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju!

Në programin special “Gnosticizmi i Kuq” me 12 edicione që kemi përgatitur special për ta shpjeguar kulturën e martirizimit në Islam, synojmë të prezantojmë pozitën e lartë të martirizimit dhe të martirit si një vlerë e lartë fetare në Islam, për arsye se me padyshim se ripërtëritja e kësaj vlere të rëndësishme është një prej rrugëve për ripërtëritjen e mësimeve të fesë dhe garanton qëndrueshmërinë dhe fuqinë e Umetit Islam.

Martirizimi është flijimi i njeriut për të arritur në ekzistencën absolute dhe të amshueshme. Martirizimi tregon dashurinë e besimtarit për t’u bashkuar me të dashurin e vet në formën më të bukur të mundshme. Martiri në mënyrë të vetëdijshme dhe për hir të qëllimit të tij të shenjtë dhe hyjnor, martirizohet. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. një vdekje të tillë e konsideron vdekjen më të ndershme dhe llojin më të lartë të vdekjes. Ndërkohë Imam Aliu (a.s.) martirizimin e konsideron vdekjen më të shtrenjtë dhe më të ndershme për njeriun. Në realitet, fjala “shehid” e gjuhës arabe do të thotë dëshmues dhe dëshmitar, ndërsa në kuptimin terminologjik me emrin “shehid” quhet ai person i cili vritet në rrugën e Zotit dhe për të mbrojtur vlerat hyjnore dhe arrin në pozitën e të qenit dëshmitar para Zotit të madhëruar dhe në ditën e Kiametit, shihidi pozicionet në vendin e atyre që janë dëshmitar dhe dëshmojnë për veprat e njerëzve, që vetë kjo karakteristikë është virtyt i profetëve të Zotit të madhëruar.

Kur’ani i shenjtë, ky libër i shenjtë i fesë Islame dhe që është ndërtues i njeriut, ka ofruar programin për lumturinë dhe shpëtimin e njeriun për të gjithë njerëzit. Kur’ani i shenjtë në shumë ajete ka vë në dukje pozitën e lartë të martirëve. Me të vërtetë ata të cilët kanë bindje dhe besim të drejtë dhe ecin në rrugën e të vërtetës dhe po në këtë rrugë kalojnë nga kjo botë, pozicionohen në vendin e martirëve dhe i gëzohen shpërblimit dhe dritës së pafund të mëshirës hyjnore. Zoti i madhëruar në ajetin 19 të sures Hadid në Kur’anin e shenjtë thotë:

وَ الَّذِینَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَ رُسُلِهِ أُولئِکَ هُمُ الصِّدِّیقُونَ وَ الشُّهَداءُ عِنْدَ رَبِّهِمْ لَهُمْ أَجْرُهُمْ وَ نُورُهُمْ

“Dhe ata të cilët besojnë në Zotin dhe në të dërguarit e Tij, me të vërtetë ata janë njerëz të sinqertë në botë dhe pranë Zotit kanë shpërblimin e martirëve dhe ata do ta gjejnë dritën e besimit të tyre në parajsë”.

Sipas vizionit Islam, martirizimi në të vërtetë nuk është vdekje, por është vetëm një atribut dhe karakteristikë e jetës së amshueshme dhe pas martirizimit, njeriu besimtar hyjnë në sferën e amshueshmërisë dhe pavdekshmërisë. Prandaj, martiri është i gjallë përgjithmonë dhe jeta dhe vdekja e tij gjithmonë është një atribut dhe karakteristikë për jetën e mirë dhe të pavdekshme të cilën Zoti i madhëruar ia jep martirit. Jeta e martirëve dhe të qenit gjallë e tyre është një lumturi të cilës do t’i gëzohen të gjithë besimtarët. Martiri gjithmonë është i gjallë dhe vdekja e tij në realitet është transferim nga jeta e rrjedhshme në nivel të natyrës në një jetë mbinatyrore dhe metafizike.

Zoti i madhëruar në ajetin 169 të sures Ali Imran në Kur’anin e shenjtë thotë:

وَلَا تَحْسَبَنَّ الَّذِینَ قُتِلُوا فِی سَبِیلِ اللَّهِ أَمْوَاتًا بَلْ أَحْیَاءٌ عِنْدَ رَبِّهِمْ یُرْزَقُونَ

“Dhe mos mendoni se ata të cilët janë vrarë në rrugën e Zotit, janë njerëz të vdekur, por ata janë të gjallë dhe po furnizohen pranë Zotit të tyre”.

Zoti i madhëruar në ajetin 154 të sures Bekare të Kur’anit të shenjtë thotë:

وَلَا تَقُولُوا لِمَنْ یُقْتَلُ فِی سَبِیلِ اللَّهِ أَمْوَاتٌ بَلْ أَحْیَاءٌ وَلَکِنْ لَا تَشْعُرُونَ

“Dhe ata të cilët janë vrarë në rrugën e Zotit, mos i quani të vdekur! Por, ata janë të gjallë, mirëpo ju nuk i ndjeni”. Ky ajet i Kur’anit është përgjigje për disa persona të cilët mendojnë se ata të cilët kanë vdekur në rrugën e Zotit dhe janë martirizuar, janë shkatërruar dhe kanë humbur. Ky ajet kur’anor synon të pastrojë ide të tilla nga mendja e myslimanëve në mënyrë që në bazë të pikëpamjes islame, besimtarët myslimanë me një vizion më të gjerë dhe më të thellë të mendojnë në lidhje me vdekjen dhe jetën.

Martirizimi në kulturën e fesë Islame përdoret edhe në kuptimin e përgjithshëm edhe në kuptimin e veçantë të tij. Martirizimi në kuptimin e veçantë do të thotë vrasje në fushëbetejën e luftës në rrugën e Zotit dhe kjo çështje ka dispozita të caktuara në Jurisprudencën Islame. Për shembull, martiri nuk ka nevojë për pastrim të kufomës dhe as për qefin, por varroset me po ato rroba të përgjakura. Martirizimi në kuptimin e përgjithshëm të fjalës do të thotë vrasje e një njeriu i cili është vrarë në rrugën e kryerjes së një detyre hyjnore. Prandaj, pikërisht për këtë arsye në transmetimet islame theksohet se disa grupe njerëzish kalojnë nga kjo botë si “shehid” (martir) dhe i gëzohen pozitës së martirizimit: grupi i parë janë ata të cilët vdesin në rrugën e nxënies së diturisë; grupi i dytë janë ata të cilët vdesin të shtruar nga sëmundja, natyrisht me kusht që ta besojnë Zotin e Madhëruar dhe Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s.; dhe grupi i tretë janë ata të cilët qëndrojnë dhe rezistojnë përball agresorëve për ta mbrojtur vendin dhe pasurinë e vet dhe vriten në këtë rrugë.

Në shpjegimin e pozitës së martirizimit dhe të martirit nga pikëpamja e Islamit, kanë rëndësi të madhe edhe transmetimet e transmetuara nga imamët ma’sum (a.s.) dhe e bëjnë më të qartë shembullin e martirit në kuptimin e përgjithshëm dhe në këtë kuadër disa lloje të vdekjes konsiderohen dhe quhen martirizimi edhe pse martirizimi i vërtetë është vrasja në rrugën e Zotit, mirëpo edhe disa mënyra të tjera të vdekjes në kushte dhe rrethana të caktuara mund të quhen martirizim. Për shembull, është transmetuar nga Hazreti Muhamed s.a.v.s. i cili ka thënë: “Ai i cili është vrarë me pa të drejtë duke mbrojtur familjen e vet, është martir dhe ai cili vritet me pa të drejtë për ta mbrojtur pasurinë e vet, është martir dhe ai i cili vritet me pa të drejtë duke mbrojtur fqinjin e vet, është martir etj., dhe gjithashtu ai i cili lufton në vetëmbrojtje dhe vritet në këtë rrugë, është martir”.

Nga ky transmetim perceptohet në këtë mënyrë se shumë njerëz janë pjesëmarrës në pozitën e martirëve. Natyrisht çdo martir gëzon shkallë dhe vlerë të ndryshme pranë Zotit të madhëruar. Kjo është për arsye se e vetmja rrugë për të arritur deri në ato pozita të larta nuk është vrasja në rrugën e Zotit, por lufta në luftën e madhe që në realitet është shtypja dhe nënshtrimi i egos dhe epshit. Lufta e madhe “Xhihadi Akbar” i cili në transmetimet e të dashurve të Zotit dhe të imamëve ma’sum (a.s.), konsiderohet lufta e njeriut me egon e vet dhe kjo ka shkallë të larta dhe që mund të ndodhë që kjo shkallë të jetë më e lartë se sa shkallët e martirizimit në luftën e vogël (Xhihadi Asghar) që është po ajo lufta në rrugën e Zotit. Vetë martirët në rrugën e Zotit gjithashtu kanë dallim nga aspekti i pozitës dhe shkallës dhe nuk vendosen të gjithë në një kategori dhe ekziston distancë e dalluar mes këtyre shkallëve. Pastrimi dhe edukimi i egos dhe pastrimi i brendësisë i përket luftës së madhe të njeriut me egon e tij.

Në kulturën e Islamit, qëllimi e përcakton vlerën e veprës adhuruese të njeriut. Në të vërtetë, truri dhe shpirti i veprës është qëllimi i kryesit të asaj vepre dhe ky është ligji i Zotit të madhëruar që nëse robi i Tij ka për qëllim ta kryejë një vepër të mirë dhe me sinqertë dhe me  dashuri kërkon ta kryejë atë vepër të mirë, atëherë ajo vepër e mirë regjistrohet në listën e veprave të tij dhe ai në botën tjetër do t’i gëzohet shpërblimit për atë vepër, edhe pse në praktikë nuk ka arritur të kryejë atë vepër. Kjo çështjeje tregon mëshirën dhe mirësinë e Zotit të madhëruar ndaj robërve të vet. Pikërisht për këtë arsye në një transmetim islam thuhet: “Ai i cili në mënyrë të sinqertë kërkon nga Zoti i madhëruar t’i mundësojë atij martirizimin, Zoti i madhëruar do të dërgojë atë në pozitën e martirizimit, edhe pse ai mund të vdesë në shtratin e fjetjes”.

Në këtë mënyrë, edhe persona të tjerë përveç të vrarëve në rrugën e Zotit, janë pjesëmarrës në pozitën e martirizimit. Megjithëkëtë, duke marrë parasysh këtë çështjeje është e domosdoshme që lufta në rrugën e Zotit, në bazë të thënies së Imam Aliut (a.s.) është: “Xhihadi është vetëm një prej portave të parajsës të cilën Zotin i madhëruar e ka hapur për miqtë e tij të veçantë”. Ajo çfarë mund të kuptohet nga kjo thënie e Imam Aliut (a.s.), është kjo që çdo person nuk e meriton që t’i hapet atij porta e xhihadit, do të thotë që çdo individ nuk e meriton të jetë luftëtar në rrugën e Zotit dhe Zoti i madhëruar këtë portë drejt parajsës e hap vetëm për miqtë e tij të veçantë.

Zoti i madhëruar në ajetin 69 të sures Nisa në Kur’anin e shenjtë, martirët i ka përmendur në të njëjtën pozitë me profetët dhe besimtarët e sinqertë dhe ata që kryejnë vepra të mira, ndërkohë që i ka prezantuar ata si të dashuritë dhe miqtë më të mirë dhe si kusht për t’u shoqëruar me ata e ka caktuar nënshtrimin para urdhrave të Zotit dhe të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe ka thënë:

وَ مَنْ یُطِعِ اللّهَ وَ الرَّسُولَ فَأُولئِکَ مَعَ الَّذینَ أَنْعَمَ اللّهُ عَلَیْهِمْ مِنَ النَّبِیِّینَ وَ الصِّدّیقینَ وَ الشُّهَداءِ وَ الصّالِحینَ وَ حَسُنَ أُولئِکَ رَفیقًا

“Dhe ai i cili i nënshtrohet urdhrave të Zotit dhe të Profetit, (në ditën e Kiametit) do të jetë në shoqërues i atyre që Zoti i madhëruar ka plotësuar mirësitë e veta ndaj tyre si profetët, besimtarët e sinqertë, martirët, robërit e mirë dhe ta janë shokë të mirë”.

Këtu është e domosdoshme t’i kushtojmë vëmendje një çështjeje se martirët të cilët janë martirizuar në luftë në rrugën e Zotit, kanë karakteristika të veçante dhe unike dhe një prej këtyre karakteristikave është kjo që me pikimin e pikës së parë të gjakut të tyre në tokë, atyre u pastrohen të gjitha mëkatet, trupat e tyre nuk kanë nevojë për pastrim pas vdekjes dhe as për qefin. Veçoria e vajtimit për ata është mbajtja gjallë e qëllimit dhe rrugës së tyre dhe pjesëmarrja në krijimin e epopesë së tyre dhe gjithashtu bëhet shkak për faljen e mëkateve të atyre që vajtojnë për martirët dhe për pastrimin e brendësisë së vajtuesve.

Tags