Gusht 30, 2020 11:16 CET

Pengesat e zhvillimit të kulturës së martirizimit: frika nga vdekja, frika nga dëmi dhe humbja dhe ambiciet për botën materiale.

Dëgjues të nderuar jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Gnosticizmi i Kuq”. Në këtë edicion do të flasim rreth pengesave e krijimit dhe zhvillimit të kulturës së martirizimit dhe do të numërojmë tre faktorë: frika nga vdekja, frika nga dëmi dhe humbja dhe ambiciet për të mirat e kësaj bote materiale si pengesa kryesore të zhvillimit të kësaj kulture të ngritur në shoqëri.   

Në emër të Zotit

Frik është një prej faktorëve që bëhet shkak për dobësimin e moralit për martirizim te njeriu. Në kushtet e dobësisë së besimit, shtohet depërtimi dhe zotërimi i djallit mbi njeriun. Induktimi i frikës është një prej metodave të djallit për ushtrimin e ndikimit të vet mbi njerëzit. Ashtu sikur që Zoti i madhëruar në mënyrë të qartë, e prezanton këtë armë të djallit dhe pranimin e këtij faktori e konsideron si argument që tregon mungesën e besimit të personit te Zoti i lartësuar dhe pranimin e pushtetit të djallit dhe adhurimin e tij. Prandaj, në ajetin 175 të sures Ali Imran në Kur’anin e shenjtë Zoti i madhëruar thotë:

إِنَّما ذلِکُمُ الشَّیْطانُ یُخَوِّفُ أَوْلِیاءَهُ فَلا تَخافُوهُمْ وَ خافُونِ إِنْ کُنْتُمْ مُؤمِنینَ

“Vetëm djalli është ai i cili i frikëson ndjekësit e tij. Prandaj mos u frikësoni nga ata, por frikësohuni nga unë, nëse jeni besimtarë”.

Në realitet, ndjekja e djallit dhe pranimi i dilemave të tij, në të vërtetë është pranimi i pushtetit të djallit dhe me fjalë më të sakta, është adhurim i djallit që Zoti i madhëruar rreptësishtë i ndalon njerëzit nga ky veprim dhe u ka marrë besë njerëzve për ta respektuar këtë ndalesë, për arsye se ndjekja e djallit do të thotë largim nga besimi dhe nga pushteti hyjnor. Për këtë arsye Zoti i madhëruar thotë: “Nëse keni besim dhe jeni besimtar, duhet të frikësohuni vetëm nga unë!”.

Frikësimi i myslimanëve nga lufta me armikun, është një prej armëve të rëndësishme të djajve dhe djalli me këtë metodë depërton në shpirtin dhe zemrën e besimtarëve me qëllim që t’i pengojë ata nga nënshtrimi para urdhrit të Zotit të madhëruar. Kur’ani i shenjtë këtë të vërtetë e paraqet në ajete të ndryshme dhe një prej tyre është ajeti 77 i sures Nisa ku thotë:

أَ لَمْ تَرَ إِلَی الَّذینَ قیلَ لَهُمْ کُفُّوا أَیْدِیَکُمْ وَ أَقیمُوا الصَّلاةَ وَ آتُوا الزَّکاةَ فَلَمَّا کُتِبَ عَلَیْهِمُ الْقِتالُ إِذا فَریقٌ مِنْهُمْ یَخْشَوْنَ النَّاسَ کَخَشْیَةِ اللَّهِ أَوْ أَشَدَّ خَشْیَةً وَ قالُوا رَبَّنا لِمَ کَتَبْتَ عَلَیْنَا الْقِتالَ لَوْ لا أَخَّرْتَنا إِلی‏ أَجَلٍ قَریبٍ قُلْ مَتاعُ الدُّنْیا قَلیلٌ وَ الْآخِرَةُ خَیْرٌ لِمَنِ اتَّقی‏ وَ لا تُظْلَمُونَ فَتیلاً

“A nuk i vure re ata të cilëve iu është thënë: “ndaluni nga lufta (tani për tani), faleni namazin dhe jepeni zekatin!” (Ata ishin të zemëruar me këtë urdhër) Mirëpo kur iu bë atyre obligim lufta në Medine, një grup prej tyre u frikësoheshin njerëzve ashtu siç iu frikësoheshin All-llahut, e edhe më shumë. Thoshin: “Zoti ynë, pse na e bëre obligim luftën? Pse nuk e shtyre këtë urdhër deri në kohën më të afërt?” Thuaju atyre: “Kapitali i jetës së kësaj bote është pak ndërsa bota e amshueshme është më e mirë për atë që është i devotshëm. Ndërkohë që juve nuk do t’iu bëhet e padrejtë as sa fija e plasaritjes së bërthamës së hurmës”.  

Zoti i madhëruar këtë frikë dhe këtë moral hipokrit e konsideron si rezultat i besimit të dobët që ka rrënjë në dobësinë e devotshmërisë. Në mënyrë që kjo dobësi, është bërë shkak që njeriu ta preferojë jetën e pavlerë të kësaj bote ndaj jetës së qëndrueshme të botës së amshueshme. Ashtu sikur që dashuria ndaj kësaj bote për ata është më e madhe se sa dashuria ndaj Zotit dhe ndaj të mirave të botës tjetër. Në bazë të kësaj, Zoti i madhëruar i jep mision të Dërguarit të tij që ta prezantojë për ata të vërtetën e jetës së kësaj bote dhe të vërtetën e jetës në botën tjetër dhe ta ngreh në nivel të lartë njohjen e tyre në mënyrë që njerëzit të kenë dashuri vetëm ndaj Zotit dhe ndaj mirësive të botës së amshueshme.

Frikësimi i besimtarëve nga dëmi dhe humbjet materiale dhe të nderit, është faktori i dytë që dobëson moralin e martirizimit dhe djalli duke përdorur këtë metodë, synon të fusë frikë në zemrën e besimtarëve dhe të dobësojë besimin e tyre ndaj Zotit dhe t’i humbë rëndësinë moralit të besimtarëve për martirizim.

Ajeti 52 i sures Maide paraqet këtë çështjeje në mënyrë të qartë dhe thotë:

فَتَرَی الَّذینَ فی‏ قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ یُسارِعُونَ فیهِمْ یَقُولُونَ نَخْشی‏ أَنْ تُصیبَنا دائِرَةٌ فَعَسَی اللَّهُ أَنْ یَأْتِیَ بِالْفَتْحِ أَوْ أَمْرٍ مِنْ عِنْدِهِ فَیُصْبِحُوا عَلی‏ ما أَسَرُّوا فی‏ أَنْفُسِهِمْ نادِمینَ

“Ata të cilët në zemrat e tyre ekziston sëmundje, e shikon që ata garojnë me njëri-tjetrin dhe thonë: “Kemi frikë të mos na ndodhë ndonjë e keqe neve (dhe të kemi nevojë për ndihmën e atyre)”. Ndoshta Zoti i madhëruar e përcakton një fitore ose një ngjarje tjetër nga ana e tij (në favor të myslimanëve) dhe ky grup i njerëzve do të pendohen për atë që kishin në zemrat e veta”.

Ky ajet kur’anore arsyen për të cilën një grup i njerëzve frikësoheshin nga ndërprerja e marrëdhënieve me armikun, e prezanton frikën nga dëmet dhe humbjet e mundshme. Personat që synojnë të krijojnë marrëdhënie me armikun, qëllimi i tyre është ky që ata të jenë të sigurt nga ngjarjet që mund t’i krijojë armiku për ata! Dhe kjo sjellje është shenjë që tregon hipokrizin dhe dobësinë e besimit të tyre.

Dashuria ndaj kësaj bote dhe ndaj të mirave materiale është faktori i tretë që bëhet shkak për dobësimin e moralit dhe kulturës për martirizim në mesin e besimtarëve dhe përsëri ky faktor lidhet me besimin e dobët. Prirjet e egos së njeriut në mënyrë natyrore shkojnë drejt dashurisë ndaj kësaj bote dhe interesave personale, mirëpo në këtë mes vetëm personat ngadhënjejnë mbi egon e tyre të cilët arrijnë të ngadhënjejnë mbi djallin e egos dhe urdhrin e Zotit e preferojnë më shumë se sa urdhrin e djallit.

Varësit e zemrës ndaj botës dhe ndaj të mirave materiale të saj, pengojnë hyrjen e dashurisë ndaj Zotit në zemrën e njeriut dhe dashurinë për luftë dhe martirizim në rrugën e Zotit, deri në atë masë sa që njeriu dashurinë ndaj botës në zemrën e tij e preferon më shumë se sa dashurinë ndaj Zotit. Kur’ani i shenjtë këtë preferencë të dashurisë ndaj botës materiale e konsideron meritë për zbritjen e dënimit hyjnor mbi njeriun dhe në ajetin 24 të sures Teobe në Kur’anin e shenjtë thuhet:

«قُلْ إِنْ کانَ آباؤُکُمْ وَ أَبْناؤُکُمْ وَ إِخْوانُکُمْ وَ أَزْواجُکُمْ وَ عَشیرَتُکُمْ وَ أَمْوالٌ اقْتَرَفْتُمُوها وَ تِجارَةٌ تَخْشَوْنَ کَسادَها وَ مَساکِنُ تَرْضَوْنَها أَحَبَّ إِلَیْکُمْ مِنَ اللَّهِ وَ رَسُولِهِ وَ جِهادٍ فی‏ سَبیلِهِ فَتَرَبَّصُوا حَتَّی یَأْتِیَ اللَّهُ بِأَمْرِهِ وَ اللَّهُ لا یَهْدِی الْقَوْمَ الْفاسِقینَ

“Thuaj (o i Dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i Dërguari i Tij dhe se lufta në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë dënimin e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur”. 

Në këtë ajet kur’anor, Zoti i madhëruar duke numëruar disa shembuj nga bukuritë e jetës së kësaj bote të cilat krijojnë varësi në zemrën e njeriut dhe dashuria ndaj këtyre bukurive zë vendin e dashurisë hyjnore, i qorton besimtarët dhe këto varësi dhe dashuri për botën materiale i konsideron shkak për dobësimin e besimit dhe moralit në çështjen e luftës në rrugën e Zotit. Çështjeje tjetër me rëndësi është kjo që në këtë ajet është e dukshme se Zoti i madhëruar deklaron se këto karakteristika te njerëzit shkaktojnë prishjen e personalitetit të tyre dhe anulojnë mëritën e tij për çfarëdo lloj udhëzimi, për arsye se Zoti i madhëruar nuk udhëzon njerëzit e prishur.

Dashuria që kanë besimtarët ndaj Zotit të madhëruar është një prej motiveve të rëndësishme të nënshtrimit të njeriut para urdhrave të Zotit, gjë që bëhet shkak besimtarët pa kurrfarë pyetje dhe dileme e brenge dhe në rrethanat më të këqija dhe më të vështira së bashku me argumentin e Zotit, me dashuri dhe pasion të përkushtohen në luftën në rrugën e mbrojtjes së fesë dhe vlerave të saj, ndërsa rezultati çfarëdo që të jetë, për ata është i bukur dhe i këndshëm. Pikërisht për këtë arsye Zoti i madhëruar në ajetin 165 të sures Bekare në Kur’anin e shenjtë thotë:

وَ مِنَ النّاسِ مَنْ یَتَّخِذُ مِنْ دُونِ اللّهِ أَنْدادًا یُحِبُّونَهُمْ کَحُبِّ اللّهِ وَ الَّذینَ آمَنُوا أَشَدُّ حُبًّا لِلّهِ...

“Disa njerëz zgjedhin idhuj të tjerë për adhurim përveç Zotit të madhëruar dhe i dashurojnë ata ashtu siç e dashurojnë Zotin, mirëpo ata të cilët kanë besim, dashuria e tyre ndaj Zotit është shumë e madhe...”.

Edhe dashuria ndaj luftës dhe martirizimit në rrugën e Zotit nuk ka përparësi ndaj dashurisë për Zotin e madhëruar dhe dashuri ndaj Zotit duhet të jetë në krye të të gjitha dashurive. Nëse besimtari ka dashuri për martirizim në rrugën e Zotit kjo është për këtë arsye se ai është i dashuruar te Zoti i madhëruar. Boshatisja e zemrës nga dashuria ndaj çdo gjëje tjetër përveç dashurisë ndaj Zotit, do të thotë pastrimi i zemrës nga të gjitha varësitë johyjnore, për arsye se dashuria ndaj Zotit dhe ndaj diç tjetër përveç Zotit nuk mund të mblidhen dhe të zënë vend në një zemër. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në lidhje me këtë çështjeje ka thënë: “Dashuria ndaj botës materiale dhe dashuria ndaj Zotit kurrë nuk mund të mblidhen në një zemër”.

Në fund duhet kujtuar edhe këtë çështjeje se tre faktorët frika nga vdekja, ajo çfarë është thënë në lidhje me pengesat e zhvillimit të kulturës për martirizim, janë prej pengesave të brendshme përpara zhvillimit të kësaj kulture të çmuar në shoqërinë fetare, mirëpo në këtë drejtim ekzistojnë edhe faktorë të jashtëm të cilët ushtrojnë ndikim mbi këtë çështjeje dhe të gjithë ata gjithashtu rezultojnë në dobësimin e besimit dhe bindjes dhe njëkohësisht në shtimin e dashurisë ndaj botës materiale dhe egos së njerëzve. Për shembull, dobësimi i bindjeve fetare të njerëzve me anë të devijimit të të vërtetave dhe njohurive fetare dhe me anë të induktimit të dilemave në lidhje me paaftësinë dhe mangësinë e fesë në administrimin e jetës së njeriut, bëhen shkak për uljen e mbështetjes së njeriut te Zoti dhe dobësimin e të vërtetësisë së premtimit për fitoren hyjnore në opinionin e njeriut. Përhapja e korrupsionit dhe jetës së shfrenuar dhe normalizimi i lidhjeve dhe marrëdhënieve të paligjshme seksuale, gjithashtu dobësojnë moralin fetar për martirizim. Gjithashtu krijimi i modeleve dhe shembujve jofetar për myslimanët sidomos për gjeneratat e të rinjve dhe marrja e forcës së të menduarit nga ata në këtë drejtim, konsiderohet një lloj agresioni ndaj mendimit dhe bindjeve fetare të atyre. Besimtarët myslimanë duhet të jenë të vetëdijshëm se sot bota është një arenë e luftës së butë dhe bindjet dhe besimi fetar i myslimanëve është vendosur në shënjestër të sulmeve të ndryshme, prandaj njeriu besimtar me armën e besimit të tij duhet të pajiset dhe mobilizohet përball këtyre sulmeve dhe agresioni.

Tags