Gusht 30, 2020 10:49 CET

Dëgjues të nderuar jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Gnosticizmi i Kuq”. Në këtë edicion duke u mbështetur në disa ajete të Kur’anit të shenjtë, do të flasim rreth elementëve si besimi, rezistenca dhe njohja si faktorë të rëndësishëm në forcimin dhe zhvillimin e kulturës së martirizimit.  

Faktorët që forcojnë kulturën e martirizimit: besimi, rezistenca, njohja

Në emër të Zotit

Faktori i parë që forcën dhe zhvillon kulturën e martirizimit është bindja në fillim dhe fundin dhe besimi i pastër në Zotin e madhëruar. Ngjarje e besimit të magjistarëve të Faraonit te Hazreti Musai a.s. është shembull i qartë i kësaj çështjeje që tregon shumë mirë ndikimin e drejtpërdrejtë të besimit dhe sigurisë së zemrës ndaj Zotit të mëshirshëm mbi zgjerimin e kulturës së martirizimit. Kjo është për arsye se magjistarët e Faraonit pasi e panë mrekullinë e Hazretit Musa a.s. e kuptuan këtë të vërtetë se veprimi i Hazretit Musa a.s. nuk është veprim i profesionit të tyre, por është një veprim i mbështetur në një fuqi mbi fuqitë materiale dhe njerëzor. Prandaj, drita e besimit rrezoi në zemrat e atyre dhe ata në mënyrë të prerë qëndruan përpara Faraonit dhe deklaruan besimin e vet në një Zot. Magjistarët e Faraonit pasi besuan në Zotin e Musait a.s., edhe përball kërcënimeve të tmerrshme të Faraonit, me dashuri pranuan vdekjen edhe atë në formën më të tmerrshme vetëm me këtë shpresë që Zoti i tyre do t’i falë mëkatet e atyre dhe ata do të arrijnë të takohen me Zotin e tyre.

Ajetet 72 dhe 73 të sures Ta Ha të Kur’anit të shenjtë flasin për ngjarjen e mrekullisë së Hazretit Musa a.s. dhe besimin e magjistarëve të Faraonit dhe Zoti i madhëruar në këto ajete të Kur’anit të shenjtë thotë:

«قَالُوا لَنْ نُؤْثِرَکَ عَلَى مَا جَاءَنَا مِنَ الْبَیِّنَاتِ وَالَّذِی فَطَرَنَا فَاقْضِ مَا أَنْتَ قَاضٍ إِنَّمَا تَقْضِی هَذِهِ الْحَیَاةَ الدُّنْیَا ؛ إِنَّا آمَنَّا بِرَبِّنَا لِیَغْفِرَ لَنَا خَطَایَانَا وَمَا أَکْرَهْتَنَا عَلَیْهِ مِنَ السِّحْرِ وَاللَّهُ خَیْرٌ وَأَبْقَى

“Ata thanë: “Ne nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bësh, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takon jetës së kësaj bote! Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na falë gabimet dhe magjinë, me të cilën ti na detyrove. All-llahu është më i miri (në të shpërblyerit) dhe më i përjetshmi (në të dënuar)!”.

Ndikimi i besimit mbi dashurinë për të luftuar në rrugën e Zotit të madhëruar dhe për t’u martirizuar, mund të vërehet edhe në ajetet e tjera të Kur’anit të shenjtë. Besimtarët sa më të pastër dhe të sigurt që të jenë në besimin dhe bindjen e vet, janë më të qëndrueshëm dhe më të palëkundur në luftën në rrugën e Zotit dhe morali i tyre për martirizim është më i fortë. Zoti i madhëruar në ajetin 54 të sures Maide në Kur’anin e shenjtë, krenohet me robërit e sinqertë të tij të cilët kanë besim të palëkundur dhe siguri të qëndrueshëm në bindje rreth fillimit të pafund hyjnor dhe ata i paraqet para besimtarëve me besim të dobët – besimtarët të cilët me pak vështirës, probleme dhe sprova hyjnore, vendosen në prag të rrëshqitjes nga besimi dhe daljes nga feja. Zoti i madhëruar në këtë ajet kur’anore thotë:

یا أَیُّهَا الَّذینَ آمَنُوا مَنْ یَرْتَدَّ مِنْکُمْ عَنْ دینِهِ فَسَوْفَ یَأْتِی اللَّهُ بِقَوْمٍ یُحِبُّهُمْ وَ یُحِبُّونَهُ أَذِلَّةٍ عَلَی الْمُؤْمِنینَ أَعِزَّةٍ عَلَی الْکافِرینَ یُجاهِدُونَ فی‏ سَبیلِ اللَّهِ وَ لا یَخافُونَ لَوْمَةَ لائِمٍ ذلِکَ فَضْلُ اللَّهِ یُؤْتیهِ مَنْ یَشاءُ وَ اللَّهُ واسِعٌ عَلیمٌ

“O ju që besuat! Kush prej juve largohet nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se All-llahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj jobesimtarëve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që e do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm”.

Zoti i madhëruar në këtë ajet thotë se besimtarët përball vetes (bashkëfetarëve) janë të bindur dhe modest e të but, mirëpo përball të huajve, do të thotë jobesimtarëve dhe hipokritëve, janë të ashpër dhe të fuqishëm dhe në bindjen dhe veprimin e vet, do të thotë në rrugën e Zotit dhe të të qenit rob i tij, nuk frikësohen nga qortimi i asnjë qortuesi. Ata në rrugën e Zotit të vet, janë të përmalluar për sakrificë dhe flijimin e vetes ndërkohë që martirizimin e konsiderojnë mirësi dhe mëshirë dhe udhëzim të veçantë të Zotit që u jepet vetëm robërve të veçantë dhe të sprovuar.

Imam Bagher (a.s.) në lidhje me rëndësinë e besimit dhe ndikimin e tij në dëshirën për martirizim thotë: “Askush prej juve nuk arrin deri te e vërteta e besimit, përveç nëse janë mbledhur tre karakteristika te ai: vdekja për atë të jetë më e dashur se sa jeta; varfëria për atë të jetë më e dashur se sa pasuria; sëmundja për atë të jetë më e dashur se sa shëndeti”.

Në bazë të këtij transmetimi fetar, një prej gjurmëve të arritjes deri te e vërteta e besimit, është dashuria ndaj vdekjes, e të mos bëhet fjalë për martirizimin që është vdekja më e ndershme dhe më e dashur për besimtarin. Prandaj, mund të arrijmë në këtë konkludim se besimi të jetë sa më i thellë në zemrën e besimtarit, edhe dashuria e tij për martirizim do të jetë më e madhe. Ashtu sikur që Imam Aliu (a.s.) ka thënë: “Betohem në Zot, se unë jam në të vërtetën dhe e dua martirizimin”.

Faktori i dytë që ushtron ndikim më të madh në forcimin e moralit për martirizim dhe Kur’ani i shenjtë në shumë ajete kur’anore flet rreth tij, është durimi dhe qëndrueshmëria në përballje me problemet. Besimtarët në zemrën e të cilëve ka depërtuar e vërteta e besimit dhe me dritën e besimit, ata ecin në rrugën e drejtë, ata në përballje me vështirësi dhe ngjarjet me të cilat përballen, tregojnë nivelin më të lartë durimit dhe qëndrueshmërisë. Duke marrë parasysh faktin se lufta dhe martirizimi në rrugën e Zotit, ka nevojë për të duruar dhe përballuar shumë vështirësi dhe vuajtje, prandaj një durim i tillë është i nevojshëm për ta kaluar këtë rrugë. Kur’ani i shenjtë në ajetin 146 të sures Ali Imran, në lidhje me ndikimin e durimit dhe qëndrueshmërisë mbi moralin dhe mbi kulturën e martirizimit në mesin e besimtarëve, thotë:

وَ کَأَیِّنْ مِنْ نَبِیِّ قاتَلَ مَعَهُ رِبِّیُّونَ کَثیرٌ فَما وَهَنُوا لِما أَصابَهُمْ فی سَبیلِ اللّهِ وَ ما ضَعُفُوا وَ مَا اسْتَکانُوا وَ اللّهُ یُحِبُّ الصّابِرینَ

“E sa profetë pati që së bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët”. 

Në këtë ajet, personat me besim dhe të sinqertë janë quajtur “rabijjun”. Me këtë emër emërohen ata persona të cilët të gjithë qenien e vet e kanë zbrazur dhe pastruar vetëm për Zotin e madhëruar, do të thotë se ata përveç punës që është në kënaqësinë e Zotit, nuk preokupohen me asnjë punë tjetër. Është e natyrshme që këto persona kanë besim të fortë dhe bindje të pastra dhe me mbështetjen e po atij besimi, me të shikuar vështirësitë dhe sfidat që paraqiten për ata në rrugën e Zotit, ata kurrë nuk dobësohen dhe në luftën në rrugën e Zotit kurrë nuk tregojnë dobësi nga vetja e tyre dhe me shpirt e zemër e lusin Zotin e madhëruar që të kenë durim dhe qëndrueshmëri më shumë dhe të ngadhënjejnë mbi armiqtë. Ashtu sikur që në ajetin 147 të sures Ali Imran në Kur’anin e shenjtë thuhet:

رَبَّنَا اغْفِرْ لَنا ذُنُوبَنا وَ إِسْرافَنا فی أَمْرِنا وَ ثَبِّتْ أَقْدامَنا وَ انْصُرْنا عَلَی الْقَوْمِ الْکافِرینَ

“Zoti ynë, na i falë mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona dhe na forco në vendet tona (në luftë), ndihmona kundër popullit jobesimtar!”.

Faktori i tretë në forcimin e moralit për martirizim në mesin e besimtarëve është ngritja e nivelit të vigjilencës dhe njohjes së besimtarëve. Sa më e madhe të jetë njohja e besimtarëve ndaj Zotit të madhëruar, ata janë më të dorëzuar pranë Fronit Hyjnor dhe kanë modesti dhe përulje më të madhe. Për këtë pretendim mund të përmenden dy argumente: i pari është ky që këto besimtarë e shikojnë vetëm vullnetin e Zotit si të vetmin vullnet dhe fuqi ngadhënjimtare mbi botën. Për këtë arsye, ata vetëm Zotin e din si fuqi që e meriton besimtari të jetë rob i tij dhe t’i nënshtrohet urdhrave të tij. Argumenti i dytë është ky që këta besimtarë te Zoti kanë gjetur madhërinë, fuqinë, diturinë dhe me një fjalë të gjitha përkryerjet, prandaj vetëm nga Ai i kërkojnë këto cilësi. Prandaj, ata nuk shikojnë asgjë tjetër, përveç rrugës drejt tij dhe përveç tij, nuk i nënshtrohen askujt, sepse ata përkryerjen e vet e shikojnë në nënshtrimin para urdhrave të tij. Në bazë të kësaj, i vetmi qëllim i tyre është fitimi i kënaqësisë së Zotit duke u nënshtruar pa kurrfarë pyetje e dileme para Fronit Hyjnor.

Prirjet e besimtarëve duhet të jenë në harmoni me vigjilencën dhe njohjen e tyre. Nëse ata kanë njohje dhe vizion të drejt ndaj vullnetit dhe fuqisë së Zotit dhe realizimit të premtimit për fitore që u është dhënë besimtarëve, atëherë u japin përparësi porosive hyjnore dhe urdhëresave dhe ndalesave të Zotit më shumë se sa kënaqësive të veta. Sa më e madhe të jetë kjo njohje, njeriu do të afrohet aq më shumë pranë pozitës së robit të Zotit, mirëpo nëse njohja të jetë më e vogël, do të priret drejt largimit nga Zoti dhe në fund do të shkojë deri në hipokrizi, idhujtari dhe mosbesim. Pikërisht arsye, Zoti i madhëruar në ajetin 216 të sures Bekare në Kur’anin e shenjtë, në lidhje me rolin e kësaj njohje në prirjen e njeriut drejt luftës dhe sakrificës në rrugën e Zotit, thotë:

کُتِبَ عَلَیْکُمُ الْقِتالُ وَ هُوَ کُرْهٌ لَکُمْ وَ عَسی أَنْ تَکْرَهُوا شَیْئًا وَ هُوَ خَیْرٌ لَکُمْ وَ عَسی أَنْ تُحِبُّوا شَیْئًا وَ هُوَ شَرُّ لَکُمْ وَ اللّهُ یَعْلَمُ وَ أَنْتُمْ لا تَعْلَمُونَ

Juve u është bërë obligim lufta në rrugën e Zotit, ndërkohë që është e papëlqyeshme për ju. Por ju mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është shumë e dobishme për ju, dhe ju mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është dëm për ju. All-llahu di, e ju nuk dini”. 

Zoti i urtë në këtë ajet duke theksuar në këtë të vërtetë se vizioni dhe vigjilenca e njeriut ushtron ndikim shumë të madh në fuqinë e besimit te Zoti dhe në largimin nga vetja të dëshirave të kësaj bote materiale dhe thotë: “Nëse njeriu e shton njohjen e vet më shumë ndaj Zotit të tij dhe e ndjek devotshmërinë hyjnore, Zoti i madhëruar i jep atij një vizion aq të madh dhe të thellë sa që të gjitha prirjet e tij i bënë hyjnore dhe i vendos në orbitën e të vërtetës dhe luftën në rrugën e Zotit e cila mund të duket e vështirë dhe ai mund të mos e pëlqejë atë, por në realitet atë ta konsiderojë më të mirën, për arsye se ajo është urdhëruar nga ana e Zotit dhe Zoti i madhëruar nuk kërkon asgjë për robin e tij, përveç të më të mirës për atë.

Tags