Gusht 31, 2020 09:46 CET

Imam Husejni (a.s.), simboli i emrit “Aziz” të Zotit dhe ripërtëritës të parimit për urdhërimin e veprave të mira dhe ndalimin e veprave të këqija

Dëgjues të nderuar jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Gnosticizmi i Kuq” të cilin e kemi përgatitur me rastin e ditës Ashura të muajit Muharrem.

Në emër të Zotit

Nga pikëpamja e Kur’anit të shenjtë, besimtari është i madhërishëm dhe kërkon dinjitet dhe pasi ai që dinjitetin e shikon vetëm te Zoti i madhëruar, vetëm nga Ai kërkon dinjitet. Në bazë të kësaj, Zoti i madhëruar në ajetin 8 të sures Monafikun në Kur’anin e shenjtë, thotë:

وَ لِلّهِ الْعِزَّةُ وَ لِرَسُولِهِ وَ لِلْمُؤمِنینَ

“Dinjiteti i takon vetëm Zotit dhe të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve”. Në Ajetin 39 të sures Nisa në Kur’anin e shenjtë, Zoti i madhëruar duke shtruar një pyetje për jobesimtarët, i qorton ata të cilët dinjitetin e kërkojnë nga dikush tjetër, përveç Zotit dhe thotë:

“A po kërkoni dinjitetin dhe nderin nga ata (jobesimtarët)? Edhe pse i gjithë dinjiteti është nga ana e Zotit”.

Emri “Aziz” është prej emrave të Zotit të madhëruar me kuptimin e fituesit dhe ngadhënjimtarit me dinjitet. Në realitet personi që ka dinjitet, posedon një moral i cili nuk e lejon atë që të mposhtet. Prandaj, dinjiteti i besimtarit kërkon që ai të sakrifikojë edhe jetën e vetë, mirëpo fenë, besimin dhe nderin e vet të mos e shikojë të mposhtur para armikut. Ai i cili ka vizion hyjnor dhe kërkon dinjitet dhe madhëri, e din se para Zotit i cili është burim i dinjitetit dhe madhërisë, duhet ta sakrifikojë jetën kur të paraqitet nevoja, për arsye se i gjithë dinjiteti dhe madhëria përfundojnë te Zoti. Prandaj, një prej sekreteve të dëshirës së besimtarit për martirizim është dinjiteti i cili nga ana e Zotit Ngadhënjimtar i dhurohet besimtarit. Kështu që është pikërisht dinjiteti ai i cili bëhet shkak vdekja e ndershme dhe me dinjitet për besimtarit të jetë më e preferuar dhe më e dashur se sa jeta me poshtërim. Besimtarët në të vërtetë mbështetet te Imam Husejni (a.s.) i cili është simboli dhe shembulli më i përkryer i emrit “Aziz” të Zotit të madhëruar dhe në lidhje me këtë çështjeje ka thënë: “Hejhat min-na edh-dhil-let!” që do të thotë poshtërimi është larg familjes tonë! Pra, dëshira për martirizim është zgjedhja e vdekjes së ndershme dhe me dinjitet nga jeta me poshtërim dhe kjo është metoda e burrave të Zotit.

Nëse njeriu besimtar beson me zemër në realizimin e premtimeve hyjnore dhe te ai e shikon dinjitetin dhe ngadhënjimin e plotë dhe të përkryer, në ardhjen e vështirësive ose tragjedive për atë, është i kënaqur në po atë masë sa që gëzohet nga ardhje e të mirave. Kjo është për arsye se besimtari që të dyja këto i konsideron vullnet të Zotit dhe vullneti i Zotit çfarëdo që të jetë, për besimtarin është i ëmbël dhe i bukur. Ashtu sikur që Hazreti Zejnebe Kubra (s.a.) në përgjigje ndaj cinizmit të Jezidit të mallkuar i cili i tha asaj: “A e shikove se çfarë bëri Zoti me ty dhe familjen tënde?”, ndërsa ajo me plotë dashuri tha: “Unë nuk kam parë asgjë tjetër, përveç bukurisë...!”. Kjo është mënyra më e bukur për pasqyrimin e të robërisë së besimtarit para Zotit dhe durimit të tij që është përshkruar nga kjo dijetare pa mësues dhe nga kjo shëmbëlltyrë e durimit dhe e rezistencës dhe qëndresës. Duhet pasur parasysh faktin se kultura e martirizimit e cila është fryt i besimit të vërtetë të besimtarit në një Zot, është bërë shkak për krenarin e fesë dhe të besimtarëve fetar dhe çdo herë kur besimtarët janë larguar nga ky moral, është dëmtuar edhe feja edhe bota e tyre dhe ata janë sprovuar me poshtërim dhe me dënim hyjnore.

Urdhërimi i veprave të mira do të thotë urdhërimi i të mirave dhe i traditave e veprave të pëlqyeshme për kryerjen e të cilave ka urdhëruar Zoti i madhëruar. Ndalimi i veprave të këqija do të thotë ndalimi i të këqijave dhe traditave e veprave të këqija të cilat i ka ndaluar Zoti i madhëruar dhe i ka shpallur ato Haram. Këto dy detyra obligative hyjnore janë faktorët më të rëndësishëm të fesë dhe vlerave fetare që Kur’ani i shenjtë thotë se largimi nga këto detyra bëhet shkak për privimin e besimtarit nga begatitë dhe mirësitë hyjnore dhe për vendosjen e hegjemonisë së njerëzve më të këqij dhe më djallëzorë mbi Umetin Mysliman, si dhe për mospranimin e lutjeve dhe duave, për zbritjen e të këqija dhe dënimeve hyjnore. Parimi i urdhërimit të veprave të mira dhe ndalimit të veprave të këqija ka rëndësi aq shumë të madhe sa që zbatimi i këtij parimi bëhet shkak për qëndrueshmërinë e fesë dhe vlerave fetare dhe për mënjanimin e poshtërimit të myslimanëve. Me pak të menduar në ajetet e Kur’anit të shenjtë dhe në mësimet e transmetuar nga Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s.  dhe nga imamët ma’asum, e kuptojmë se faktori kryesor i largimit nga ky parim obligativ, ka qenë dhe është mosndjenja e përgjegjësisë në mesin e myslimanëve dhe buron nga besimi dhe njohja e dobët si dhe nga mosmbështetja te Zoti i madhëruar.

Zoti i madhëruar në ajetin 164 të sures A’raf në Kur’anin e shenjtë thotë: “

وَ إِذْ قالَتْ أُمَّةٌ مِنْهُمْ لِمَ تَعِظُونَ قَوْماً اللَّهُ مُهْلِکُهُمْ أَوْ مُعَذِّبُهُمْ عَذاباً شَدیداً قالُوا مَعْذِرَةً إِلی‏ رَبِّکُمْ وَ لَعَلَّهُمْ یَتَّقُونَ

“Dhe (kujtojeni) në kohën kur një grup prej tyre i thotë (një grupi tjetër): pse po e këshilloni një grup mëkatar të cilin do ta shkatërrojë Zoti ose ai grup do të përballet me dënim të ashpër? I thanë: (këto këshilla) janë për tërheqjen e vërejtjes (dhe kryerjes së përgjegjësisë) para Fronit Hyjnore të Zotit tuaj. Përveç kësaj, ndoshta ata i pranojnë këto këshilla dhe largohen nga mëkati dhe e ndjekin devotshmërinë”. Në këtë ajet të Kur’anit të shenjtë, një grup i besimtarëve proteston ndaj një grupi tjetër dhe thotë: pse po i këshilloni dhe po i ndaloni nga veprat e këqija ata të cilët Zoti i madhëruar do t’i shkatërrojë për shkak të veprave të tyre ose do t’i dënojë ata me dënim të ashpër?! Zoti i urtë duke cituar dialogun e këtyre dy grupeve, ka qortuar largimin nga primi i ndalimit të veprave të këqija dhe e quan të gabuar mendimin e tyre.

Zoti i madhëruar në ajetin tjetër pas kësaj sure në Kur’anin e shenjtë, thotë:

فَلَمَّا نَسُوا ما ذُکِّرُوا بِهِ أَنْجَیْنَا الَّذینَ یَنْهَوْنَ عَنِ السُّوءِ وَ أَخَذْنَا الَّذینَ ظَلَمُوا بِعَذابٍ بَئیسٍ بِما کانُوا یَفْسُقُونَ

“Mirëpo atëherë kur atyre u është tërhequr vërejtja, kanë harruar (erdhi çasti i dënimit), ata që kanë ndaluar veprat e këqija, i kemi falur dhe ata të cilët kanë bërë padrejtësi, për shkak të mosnënshtrimit ndaj urdhrave, i kemi dënuar me dënim të ashpër”.

Në bazë të këtyre dy ajeteve të Kur’anit të shenjtë, ata të cilët zbatojnë parimin e urdhërimit të veprave të mira, pasi që e konsiderojnë detyrë obligative zbatimin e këtij parimi, duke iu drejtuar atyre personave të cilët i ndalonin ata nga zbatimi i këtij parimi, ata thonë se zbatimi i këtij parimi është urdhëruar nga Zoti i madhëruar dhe ne e kemi për detyrë t’i udhëzojmë të tjerët dhe t’ua tërheqim vërejtjen atyre rreth kryerjes së veprave të ndaluara. Për këtë arsye, kur Zoti i madhëruar zbret dënimin për ata që kanë bërë padrejtësi, personat të cilët kanë zbatuar parimin e urdhërimit të veprave të mira, shpëtojnë nga dënimi hyjnor.

Me të vërtetë Imam Husejni (a.s.) duhet të konsiderohet hero i kësaj fushe. Imam Husejni (a.s.) me fjalët e tij jo vetëm që ka zbuluar skandalet dhe krimet e dinastisë Emevite, por edhe me shpat ka luftuar kundër atyre dhe ka rezistuar deri në flijimin e jetës së vet dhe në mënyrë të qartë një prej motiveve të kryengritjes së vet e ka quajtur “urdhërimin e veprave të mira dhe ndalimin e veprave të këqija dhe reformimin e çështjeve të shoqërisë islame”. Me të vërtetë, fjala më e qartë dhe deklarata më e fuqishme e Imam Husejnit (a.s.) në shpjegimin e motivit të kryengritjes së tij, është paraqitur në një fjali të shkruar në testamentin e tij për vëllain e vet Muhamed Hanefije, në të cilin ka shkruar: “Unë jam ngritur në këmbë vetëm për reformimin e Umetit të gjyshit tim. Dëshiroi të zbatoj parimin e urdhërimit të veprave të mira dhe ndalimin e veprave të këqija dhe veproj sipas metodës së gjyshit tim Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe të babait tim Ali bin Abi Talib (a.s.)!”. Imam Husejni (a.s.) në këtë thënie të shkurtë, por shumë të qartë, qysh në fillim të rrugës, shpjegon qëllimin e lëvizjes hyjnore të tij duke theksuar se qëllimi i tij nuk është pushtim i territorit dhe fitimi i pasurisë dhe i posteve shtetërore e privilegjeve të tjera të kësaj bote, por qëllimi i tij është vetëm reformimi i shoqërisë islame dhe ripërtëritja e parimit për urdhërimin e veprave të mira dhe ndalimin e veprave të këqija.

Në këtë mënyrë, Imam Husejni (a.s.) përveç parimit për urdhërimin e veprave të mira me gjuhë dhe zemër, edhe në praktikë e ka çuar në kulmin e vet zbatimin e këtij parimi duke kryer edhe fazën më të lartë të zbatimit të këtij parimi dhe me trimëri e guxim të pashoq, për të gjithë ka deklaruar: “O njerëz! Secili prej jush që është i durueshëm përball shpatës dhe shtizës, le të vjen me ne, për ndryshe le të ndahet nga ne!!”. Imam Husejni (a.s.) edhe në çastet e fundit të martirizimit të tij, akoma shpresonte në udhëzimin e njerëzve dhe ka hequr dorë nga urdhërimi i veprave të mira dhe ndalimi i veprave të këqija. Prandaj, kur Imam Husejni (a.s.) u përball me ushtrinë e komanduar nga Hurr-i dhe kur vetë ai u përball me martirizim, ka thënë: “A nuk po shikoni që nuk po zbatohet drejtësia dhe nuk po ndalohet kryerja e veprave të këqija? Në rrethana të tilla është obligim për besimtarin që të (ngrehet në këmbë) përmallohet për takim me Zotin (për martirizim)”.

Besimtari i vërtetë, dinjiteti dhe ngadhënjimin e kërkon vetëm te Zoti i madhëruar dhe nuk pranon kurrfarë poshtërimi i cili bëhet shkak për përdhosjen e fesë hyjnore për dobësimin e myslimanëve. Zoti i madhëruar parimin për urdhërimin e veprave të mira dhe ndalimin e veprave të këqija e ka bërë detyrë për secilin nga anëtarët e shoqërisë dhe i ka urdhëruar besimtarët për respektimin dhe kryerjen e kësaj detyre fetare. Kjo është për arsye se duhet punohet dhe bëhet përpjekje për të mbrojtur dhe ruajtur vlerat e larta të fesë dhe jo vetëm ndaj njëri-tjetrit, por edhe ndaj shoqërisë ku jetojnë nuk duhet të qëndrojnë indiferent. Kryengritja e Imam Husejnit (a.s.) i jep këtë mësim të madh dhe të pavdekshëm të gjithë njerëzve të botës se në rrethanat kur është në rrezik ekzistenca e fesë dhe kur kërcënohen mësimet e shkollës fetare, dëmet materiale dhe dëmtimi i jetës së njeriut nuk duhet të bëhen shkak për ta penguar zbatimin e parimit për urdhërimin e veprave të mira dhe ndalimin e veprave të këqija. Besimtari i vërtetë duhet ta sakrifikojë edhe jetën e vet për realizimin dhe zbatimin e vlerave të fesë së Zotit dhe për udhëzimin e njerëzve që secili prej tyre konsiderohet si një gjeneratë prej gjeneratave njerëzore. Ky moral nuk krijohet ndryshe, përveç te ai person i cili ka zhvilluar në vete kulturën e martirizimit dhe luftës në rrugën e Zotit.

Tags