Gusht 31, 2020 09:43 CET

Dëgjues të nderuar jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Gnosticizmi i Kuq” të cilin e kemi përgatitur me rastin e ditës së nëntë (Tasua) të muajit Muharrem.

Pasqyra e dashurisë ndaj Zotit dhe shembulli i martirizimit dhe sakrificës

Në emër të Zotit

Martirizimi, rruga e bashkimit me të dashurin, dhe kalimi i rrugës njëqind vjeçare për një natë për t’u takuar me Zotin e madhëruar, një takim ky që besimtari pasi një jete të tërë veprimtarie e lufte dhe pastrim të brendësisë së vet, mund të fitojë këtë meritë që të takohet me Zotin. Prandaj, vepra më e dëshiruara dhe mirësia më e këndshme hyjnore për robin e dashuruar është pikërisht ky martirizim sepse shihid me anë të kësaj vepre arrijnë të takohet me të dashurin e vet që në këtë rast është Zoti i madhëruar. Takimi me bukurinë madhështore të Zotit është mirësia më e mirë e cila mund t’i dhurohet njeriut dhe konsiderohet prej privilegjeve më të larta të cilat i gëzon shehidi, ashtu siç thuhet në transmetimet fetare: “(Shehidi) e shikon bukurinë hyjnore dhe me të vërtetë shikimi i bukurisë hyjnore është qetësia dhe dëshira më e madhe e çdo profeti dhe martiri”.

Prandaj, ndoshta një prej arsyeve të emërimit të personit i cili vritet në rrugën e Zotit me emrin “Shehid” që do të thotë dëshmitar, është kjo që ai e shikon bukurinë hyjnore. Pra, takimi me bukurinë e Zotit, ka nevojë për pastërti, për një pastërti siç ishte pastërtia e Imam Aliut (a.s.) i cili thotë: “Unë nuk e adhuroj Zotin të cilin nuk e shoh!”. Një prej shenjave më të mëdha të kësaj pastërtie në qenien e besimtarit, është mishërimi i tij me vdekjen dhe dashuria e tij për vdekjen më të ndershme që është martirizimi. Ashtu sikur që Imam Aliu (a.s.) betohet në Zot për të përshkruar dashurinë e tij për vdekjen dhe martirizimin që dashuria dhe pasioni i tij për vdekjen në rrugën e Zotit është më i madh se sa pasioni i fëmijës për gjirin e nënës së vet.

Shembulli më i mirë për këtë pretendim është pikërisht Imam Aliu (a.s.) i cili në përshkrimin e luftës në rrugën e Zotit, thotë: “Lufta në rrugën e Zotit, është petku i devotshmërisë”. Pikërisht për këtë arsye, luftëtari i vërtetë i rrugës së Zotit është prej njerëzve më të devotshëm, për arsye se ai shkel mbi ekzistencën e vet dhe e ka shkatërruar dëshirat e egos dhe kështu ai bëhet rob i sinqertë i Zotit. Besimtari që lufton në rrugën e Zotit dhe që kërkon martirizimin, duke i dhënë përparësi dëshirës së Zotit më shumë se sa dëshirës së vet duke zgjedhur vullnetin e Zotit para vullnetit të vet, i pastron nga vetja dëshirat e egos dhe ka arritur në të vërtetën e besimit dhe të qenit rob i Zotit, një pozitë kjo që është dorëzimi absolut para Zotit dhe kënaqësi me vullnetin e Zotit. Pikërisht për këtë shkak atij i hapet një portë e parajsës e cila është e veçantë për të dashurit e veçantë të Zotit dhe për robërit e tij të pastër, dhe ai vendoset në afërsi të Fronit Hyjnore.

Dashuria dhe mishërimi me martirizimin në të vërtetë është dashuri dhe bashkim me Zotin dhe i dashuruari e kërkon atë që e çon deri te i dashuri, për arsye se ai e din se martirizimi është mjet për të arritur deri te destinacioni dhe deri te çlirimi nga burgu i botës dhe nga vështirësitë e kësaj bote materiale, ashtu sikur që është transmetuar nga Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. i cili ka thënë: “Bota për besimtarin është si një burg ndërsa për jobesimtarin është si një parajsë”.

Njeriu besimtar edhe në rast të qetësisë e rehatisë së kësaj bote, përsëri do të përballet me presion dhe vështirësi në këtë botë, për arsye se bota nuk e lejon atë që të arrijë dhe të takohet me të dashurinë e vet dhe të furnizohet pranë Tij. Besimtari gjithnjë nga ana e armiqve të Zotit, ndodhet në vuajtje dhe në vështirësi dhe me shumë mundime arrin ta ruajë fenë, jetën dhe besimin e vet. Në bazë të kësaj, fluturimi drejt botës së amshueshme dhe arritja në afrimin pranë Zotit të madhëruar, në realitet për atë është sikur lirimi nga burgu.

Martirizimi është shenjë e besimit, dashurisë dhe robërisë së besimtarit ndaj Zotit të madhëruar dhe nëse besimtari lëkundet pak nga dëshira e tij për tu bashkuar me të dashurin dhe nga dëshira për martirizim, në po atë masë lëkundet baza e dashurisë së tij dhe kjo nuk ndodhë përveç me zëvendësimin e dashurisë së të tjera në vend të dashurisë ndaj Zotit në zemrën e tij.  

Përveç kësaj, lufta në rrugën e Zotit është një mirësi të cilën Zoti i madhëruar ua jep vetëm të dashurve të tij të veçantë dhe ëmbëlsirën e kësaj vepre nuk mund ta shijojë çdo person. Prandaj, martirizimi dhe mishërimi me vdekjen në rrugën e Zotit, kërkon merita dhe aftësi. Martirizimi bëhet furnizim vetëm për ata që zemrat e të cilëve janë të mbushura plotë me dashuri ndaj Zotit dhe Zoti ua ka shijuar atyre ëmbëlsirën e takimit me Atë. Imam Husejni (a.s.) sa bukur e ka përshkruar këtë lidhje të dashurisë hyjnore dhe ka thënë: “O Zot! Ti je ai që ua shijon të dashurve tu ëmbëlsirën e takimit dhe bashkimit me ty”. Imam Husejni (a.s.) lavdëron besimtarët të cilët kërkojnë martirizimin dhe robërit e sinqertë të Zotit për dashurinë që kanë ndaj Zotit dhe thotë se Zoti i madhëruar ua ka pastruar atyre shpirtin.

Besimtari i dashuruar ashtu sikur që në robërinë e tij nuk kërkon gjë tjetër përveç Zotit, edhe në martirizimin e vetes e kërkon vetëm kënaqësinë e Zotit dhe nuk ka ndonjë qëllim apo motiv tjetër. Ai nuk synon as qëllim dhe motive të kësaj bote materiale dhe as qëllime dhe motive të botës së amshueshme (do të thotë hyrjen në parajsë dhe shpëtimin nga zjarri e të ngjashme me këto), për arsye se të gjithë qenien e vet e ka pastruar dhe ia ka kushtuar vetëm Zotit. Në bazë të kësaj, ai nuk ka asnjë qëllim tjetër.

Pra, dashuria është i vetmi mjet që vendos lidhje mes të dashuruarit dhe Zotit dhe çdo person që kërkon të dashurin, dashuria ia realizon qëllimin. Duhet thënë se sekreti i kësaj është ky që mangësitë e të dashuruarit plotësohen nga ana e Zotit në mënyrë që ai të posedojë edhe atë që nuk e posedon. Prandaj, intensiteti i dashurisë rezulton me monopolin e ndjekjes së urdhrit të Zotit, do të thotë se ai i cili ka dashuri të madhe ndaj Zotit, edhe ndjekjen e tij kufizohet vetëm me urdhrin e Zotit. Në këtë mënyrë, ai e zgjedh atë çfarë është dëshirë dhe vullneti i Zotit dhe është i gëzuar dhe i kënaqur me atë. Për këtë arsye, të gjitha gjërat që janë të preferuara nga i dashuri i tij (Zoti), do të jetë preferuara edhe nga ai. Mirëpo dashuria ndaj atyre gjërave është pas dashurisë ndaj Zotit. Si rezultat është ky që dashuria ndaj Zotit ka nevojë për martirizim për dashuri për sakrificë dhe flijim në rrugën e Zotit.  

Logjika e dëshirës për martirizim është një logjikë e veçantë e cila nuk mund të matet me logjikat e tjera. Ajo është një logjikë e përzier me dashuri dhe ndjenjën xhelozisë dhe sakrificës dhe përmirësimit sa më të madh. Kjo është logjika e atij i cili ka lidh besëlidhje me Zotin e vet dhe ka mesazh për shoqërinë e tij dhe nuk dëshiron besën e vet ta çojë deri në fund, përveç se me martirizim dhe mesazhin nuk dëshiron ta shkruajë, përveç se me gjakun e vet. Logjika e martirizimit dhe dëshirës për martirizim, është logjika e djegies, është logjika e ndezjes dhe shkrirjes për të futur frymën e freskët të jetës në trupin e vdekur të vlerave njerëzore.

Logjika e Imam Husejnit (a.s.) ishte logjikë e martirizimit dhe e dëshirës për martirizim në mënyrë që të sigurohet jeta e Islamit deri në ditën e Kiametit. Në bazë të kësaj logjike, merr formë lëvizja e Imam Husejnit (a.s.) në drejtim të Qerbelasë. Kjo lëvizje është bërë në kohën kur Muhamed bin Hanefije, e ka penguar atë, por Imam Husejni (a.s.) në përgjigje ndaj vëllait të tij Muhamed bin Hanefije dhe gjithashtu në përgjigje ndaj letrës së djalit të xhaxhait të tij Abdullah bin Xhafer të cilët duke i kujtuar pabesnikërinë e popullit të Kufes, kishin kërkuar që të mos shkojë në Kufe, ka thënë: “Shkuarja në Kufe, vrasja dhe robërimi i familjes time dhe ngjarjet e tjera tragjike që mund të ndodhin, janë me vullnetin dhe dashurinë e Zotit”. Po, Zoti dëshironte që në këtë mënyrë të zbulojë imazhin dhe fytyrën e turpshme të zullumqarëve të dinastisë Emevite ndërsa historia përgjithmonë të ketë një shëmbëlltyrë të lirisë dhe luftës kundër padrejtësisë dhe dhunë.  

Logjika e martirizimit është logjikë e heroizmit, sakrificës, reformës e korrigjimit dhe e ndjenjës së fetarizmit dhe më e lartë se të gjitha këto është logjikë e dashurisë. Hazreti Abul-Fazl (a.s.), kjo shëmbëlltyrë e një burri të lirë, të besës dhe sakrificës, ishte nxënës i shkollës së Ehli Bejtit (a.s.) i cili kishte shumë vite që kishte zgjedhur logjikën e dashurisë për martirizim dhe qëndroi e rezistoi deri në flijimin e jetës së vetë dhe të familjes së tij në rrugën e Imametit dhe Vilajetit dhe nuk u frikësua kurrë nga asnjë rrezik. Abul-Fazl Al-Abas (a.s.) ishte besnik ndaj vëllait të tij Imam Husejnit (a.s.). Ai kishte lidhur një besë të fortë dhe të pakëputur me Imam Husejnin (a.s.) dhe në rrugën e fesë së tij ishte më besniku nga të gjithë. Ai në bazë të besnikërisë e cila qarkullon në damarët e tij si gjaku i vet, i pranon të gjitha rreziqet dhe mbron nderin e Ehli Bejtit (a.s.) dhe vështirësitë e kohës nuk mund ta ndajnë atë nga kjo familje e lartë. Besnikëria e Abul-Fazl Abas (a.s.) është shëmbëlltyrë e të gjithë njerëzve liridashës i cili ka qenë nxënës i shkollës së Imametit dhe Vilajetit.

Hazreti Abas (a.s.) i cili në sjellje dhe në mbështetje të Imami Ma’sum 9a.s.) ishte pasqyrë e plotë e ajeteve të Kur’anit të shenjtë, luftën dhe sakrificën dhe martirizimin në rrugën e Zotit e konsideron tregtinë më të mirë dhe marrëveshjen me përfitime më të mëdha. Një tregti kjo në të cilën shitës është robi besimtar ndërsa blerës është Zoti i madhëruar dhe malli për shitblerje në këtë marrëveshje është jeta e njeriut besimtarë dhe çmimi i jetës së besimtarit, është hyrja në parajsën e përhershme dhe afrimi pranë Fronit Hyjnor. Kur’ani i shenjtë në ajetin 111 të sures Teobe thotë:

إِنَّ اللَّهَ اشْتَری‏ مِنَ الْمُؤْمِنینَ أَنْفُسَهُمْ وَ أَمْوالَهُمْ بِأَنَّ لَهُمُ الْجَنَّةَ یُقاتِلُونَ فی‏ سَبیلِ اللَّهِ فَیَقْتُلُونَ وَ یُقْتَلُونَ وَعْداً عَلَیْهِ حَقًّا فِی التَّوْراةِ وَ الْإِنْجیلِ وَ الْقُرْآنِ وَ مَنْ أَوْفی‏ بِعَهْدِهِ مِنَ اللَّهِ فَاسْتَبْشِرُوا بِبَیْعِکُمُ الَّذی بایَعْتُمْ بِهِ وَ ذلِکَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظیمُ

“All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me parajsë. (Në këtë mënyrë që ata) Luftojnë në rrugën e All-llahut, vrasin dhe vriten. Ky është premtimi i All-llahut të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhil e Kur’an. E kush është zbatues më i mirë i premtimit të vet se sa All-llahu? Pra, gëzojuni tregtisë që bëtë me Atë. Kjo është një fitore e madhe”. 

Hazreti Abas (a.s.) është rritur dhe edukuar në shtëpinë e babait të nderuar të tij Imam Aliut (a.s.) dhe në prehrin e nënës së tij të nderuar Umul-Benin, përkrah Hasanit dhe Husejnit dhe ka mësuar mësime të mëdha nga kjo familje e pastër dhe nga ky Itret i Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., ka mësuar mësime të mëdha të virtyteve njerëzore, sinqeritetin dhe moralin. Ai me dashuri dhe pasion për martirizim në rrugën e Zotit, në mënyrë heroike dhe me trimëri të madhe ka luftuar dhe rezistuar në rrugën e besnikërisë ndaj fesë Islame dhe përkrah vëllait të tij përball armikut dhe vepra e tij është shëmbëlltyrë për të gjithë njerëzimin. Historia tregon fisnikërinë dhe mrekullinë e Abas bin Ali (a.s.) dhe emri i tij gjithnjë shoqërohet me besnikëri, edukatë, sakrificë dhe flijim.

Tags