Gusht 22, 2020 07:54 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me programin special "Gnosticizmi i Kuq" me rastin e muajit Muharrem. Në edicionin e sotëm do të shqyrtojmë vlerën e martirizimit nga pikëpamja e Islamit dhe të tregojmë se feja Islame martirizimin që është një veprim i dashur pranë Zotit të madhëruar, e konsideron një çështje të brendshme dhe që buron nga natyra qenësore e njeriut.  

Martirizimi një veprim me vlerë që buron nga natyra qenësore e njeriut

Miq të nderuar në edicionin e kaluar të programit “Gnosticizmi i Kuq” kemi folur në lidhje me kuptimet e përgjithshme dhe të veçanta të nocionit “martirizim” dhe gjithashtu kemi shqyrtuar edhe pozitën e lartë të martirit nga pikëpamja e Islamit. Në këtë edicion do të flasim rreth vlerës së martirizimit nga pikëpamja e Islamit dhe të tregojmë se feja e Islamit “martirizimin” i cili është një veprim i dashur pranë Zotit të madhëruar, e konsideron një çështjeje të brendshme dhe që buron nga natyra qenësore e njeriut.

Një prej temave të paraqitura në lidhje me martirizimin është kjo që a është martirizimi vepër e vlefshme ose a konsiderohet një vlerë nga pikëpamja e fesë dhe a është vepër e dashur pranë Zotit të madhëruar? Me fjalë të tjera, a hynë martirizimin në kategorinë e veprave të cilat në rrugën e përkryerjes finale të njeriut, e afrojnë atë më afër qëllimit final apo është e kundërta, do të thotë është vetëm shkatërrim dhe konsiderohet në të njëjtën shkallë me vrasjen e vetes? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, në fillim i referohemi Kur’anit të shenjtë dhe shqyrtojmë ajetet e Kur’anit të shenjtë që kanë zbritur dhe flasin në lidhje me këtë çështjeje.

Ajeti 157 i sures Ali Imran në Kur’anin e shenjtë paraqet këtë të vërtetë se martirizimi në rrugën e Zotit të madhëruar bëhet shkak për afrimin më shumë të njeriut pranë Zotit dhe e afron njeriun drejt përkryerjes finale gjë që gjithmonë ka qenë qëllimi i krijimit të njeriut. Pra, Zoti i madhëruar në ajetin 157 të sures Ali Imran të Kur’anit të shenjtë thotë: “

وَ لَئِنْ قُتِلْتُمْ فی سَبیلِ اللّهِ أَوْ مُتُّمْ لَمَغْفِرَةٌ مِنَ اللّهِ وَ رَحْمَةٌ خَیْرٌ مِمّا یَجْمَعُونَ

“Nëse vriteni ose vdisni në rrugën e Zotit, keni arritur faljen dhe mëshirën e Zotit dhe kjo është më e mirë se e gjithë ajo që mbledhin jobesimtarët”.

Ky ajet kur’anor martirizimin e konsideron shkak për të arritur deri te mëshira dhe falja hyjnore, falje të cilën Zoti i madhëruar e ka bërë obligim ndaj njerëzve me kusht të nënshtrimit para urdhrave të Tij. Martirizimi gjithashtu konsiderohet kulmi i nënshtrimit para urdhrave të Zotit të madhëruar, nënshtrim ky i cili realizohet me flijimin e jetës së njeriut.

Ajeti 74 i sures Nisa gjithashtu thotë se martirizimi është një veprim i cili meriton realizimin e një shpërblimi të madh. Kur’ani i shenjtë vetëm me pak vepra ka përdorur përshkrime të tilla dhe ky shpërblim dhe sevap i pashembullt tregon qartë se martirizimi është një çështjeje me vlerë. Zoti i madhëruar në këtë ajet kur’anor thotë: “

وَ مَنْ یُقاتِلْ فی سَبیلِ اللّهِ فَیُقْتَلْ أَوْ یَغْلِبْ فَسَوْفَ نُؤتیهِ أَجْرًا عَظیمًا

“Dhe ai i cili lufton në rrugën e Zotit dhe vritet në këtë rrugë ose ngadhënjen, do t’i japim shpërblim të madh atij”.

Në bazë të këtij ajeti të Kur’anit të shenjtë, çështja e luftës në rrugën e Zotit rezulton në një prej dy përfundimeve të pëlqyeshme që njëri është vrasja në rrugën e Zotit dhe tjetri është ngadhënjimi mbi armikun e Zotit dhe në secilën prej këtyre rrugëve, do të ketë shpërblim të madh për atë që luftën në rrugën e Zotit. Në këtë ajet vrasjes në rrugën e Zotit i është dhënë më shumë përparësi se sa ngadhënjimi mbi armikun, për arsye se sevapi dhe shpërblimi i vrasjes është më i qëndrueshëm dhe mbetët i përhershëm. Luftëtari ngadhënjimtar dhe fitues edhe pse ka shpërblim të madh, mirëpo ekziston mundësia që shpërblimi i tij i madh të shkatërrohet e të humbet për shkak të kryerjes së mëkatit, mirëpo vrasja në rrugën e Zotit pasi që ka jetën e amshueshme dhe të përhershme, është më i qëndrueshëm dhe i përhershëm.

Ajetet 4-6 të sures Muhamed flasin në lidhje me ata që janë vrarë në rrugën e Zotit dhe u japin atyre premtimin e udhëzimit, korrigjimin e veprimit dhe hyrjes në parajsë. Zoti i madhëruar në këto ajete kur’anore thotë:

«... وَ الَّذینَ قُتِلُوا فی سَبیلِ اللّهِ فَلَنْ یُضِلَّ أَعْمالَهُمْ ؛ سَیَهْدیهِمْ وَ یُصْلِحُ بالَهُمْ ؛ وَ یُدْخِلُهُمُ الْجَنَّةَ عَرَّفَها لَهُمْ

“... Dhe ata të cilët vriten në rrugën e Zotit, Zoti kurrë nuk i humbë veprat e tyre, por së shpejti do t’i udhëzojë ata dhe do ta korrigjojë veprimin e tyre dhe ata do t’i fusë ata në parajsën, karakteristikat e të cilës i ka treguara për ata”.

Kur këtë ajeti i shtojmë ajetit 169 të sures Ali Imran:

وَ لا تَحْسَبَنَّ الَّذینَ قُتِلُوا فی سَبیلِ اللّهِ أَمْواتًا بَلْ أَحْیاءٌ عِنْدَ رَبِّهِمْ یُرْزَقُونَ

Bëhet e qartë se me shprehjen “do ta korrigjojë veprimin e tyre” ka për qëllim gjallërimi i tyre me një jetë të pastër dhe të mirë në mënyrë që të fitojnë meritat e duhura për të qenë të pranishëm pranë Zotit të madhëruar, një jetë e cila realizohet me largimin e perdeve botën e amshueshme. Martirizimi është lloji më i mirë i bashkimit me të dashurin dhe nuk është asgjë tjetër përveç jetës së vërtetë dhe të amshueshme të shoqëruar me mirësitë hyjnore që më e larta prej tyre është kënaqësia e Zotit të madhëruar. Të dashurit e Zotit dhe njerëzit besimtarë të sinqertë të Zotit me shumë mall dëshirojnë dhe ëndërrojnë martirizimin në rrugën e Zotit.

Mund të thuhet se në përgjithësi, disa ajete të Kur’anit të shenjtë për përshkrimin e martirizimit dhe karakteristikave të përmendura të martirit, përmbajnë tematika që në këtë mes mund të përmenden: hyrja në grupin e njerëzve të cilëve i janë falur mëkatet dhe që janë nën mëshirën e Fronit Hyjnor, ruajtja dhe mbrojtja e veprave të besimtarit të mirë nga shkatërrimi, arritja e shpërblimit dhe vlerësimit të madh nga ana e Zotit të madhëruar, udhëzimi drejt pozitave të lumturisë dhe fisnikërisë pranë Zotit të madhëruar, korrigjimi i të tashmes dhe kompensimi i mangësive dhe të metave vepruese me faljen dhe shlyerjen e mëkateve nga ana e Zotit, si dhe pranimi i aftësisë dhe meritave të duhura për t’u vendosur në parajsë.

Megjithë këto shkallë dhe karakteristika të cilat i kanë përmendur ajetet kur’anore për martirin, në mënyrë të hapur vërtetohet se martirizimi është prej veprave më të mëdha që e çon njeriun në qëllimin e krijimit dhe në përkryerjen finale e cila është pikërisht afrimi pranë Zotit të madhëruar.

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në lidhje me martirizimin ka folur me shprehjet dhe përshkrimet më të mira dhe ka thënë: “Më lartë se çdo vepër e mirë ekziston një vepër tjerë e mirë derisa burri të vritet në rrugën e Zotit dhe kur njeriu të vritet në rrugën e Zotit, më nuk ka vepër më të mirë se sa ajo”. Në shumë transmetime të transmetuara nga imamët ma’sum (a.s.), martirizimi në rrugën e Zotit është faktor për faljen dhe shlyerjen e mëkateve dhe është prezantuar si vdekja më e mirë dhe më e ndershme

Në disa transmetime të tjera, thuhet se pika e gjakut që derdhet nga trupi i martirit në tokë, është konsideruar gjëja më e dashur dhe më e shtrenjtë pranë Zotit të madhëruar. Nëse nuk do të ishte gjaku i dëshmorëve i cili ujit pemën e mirë të shpalljes hyjnore, nuk do të kishte mbetur asgjë as nga Islami dhe nuk do të kishte mbetur asnjë gjurmë as nga shkolla e besimit në një Zot. Lufta e shenjtë e martirit dhe gjaku i pastër i tij që është derdhur në tokë në këtë rrugë, është faktor për qëndrueshmërinë e shoqërive njerëzore dhe për vazhdimin e vlerave të shenjta që nën dritën e tyre rriten, zhvillohen dhe vazhdojnë jetën virtytet e larta njerëzore, dinjiteti, drejtësia dhe liria. Pikërisht për këtë arsye, Imam Aliu (a.s.) në kuadër të lutjes dhe duasë, kërkon nga Zoti t’i japë atij pozitën e dëshmorëve (shehidëve), për arsye se në Islam, martirizimi ndodhet në shkallen më të lartë të reputacionit dhe është llogaritur prej veprave më të mira pranë Zotit të madhëruar dhe kjo çështjeje e rëndësishme mjafton për ta vërtetuar vlerën e martirizimit.

Pas shqyrtimit të pozitës së lartë të martirizimit në fenë islame dhe pasi është quajtur vlerë e lartë kjo vepër e dashur pranë Fronit Hyjnor, duhet vë në dukje se martirizimi buron nga natyra qenësore e njeriut. Një prej çështjeve më të rëndësishme të natyrës qenësore është nevoja për adhurim dhe besim në Zot si krijues i ekzistencës që i falë jetë çdo gjëje. Armiqtë gjithmonë përgjatë historisë kanë sulmuar këto bindje dhe këtë besim ideologjik dhe kurrë nuk kanë hequr dorë nga armiqësia e tyre me këto bindje. Edhe njerëzimi për shkak se lumturinë dhe përkryerjen e vet e konsideronte pikërisht në këto bindje, për realizimin e kësaj të drejte, ka rezistuar vazhdimisht përball armiqve të cilët shkelnin besën, krijonin pengesa dhe sabotonin. Prandaj, martirizimi dhe dëshira për martirizim është prej çështjeve të natyrës qenësore të njeriut dhe në realitet është një mjet mbrojtës që njeriu me anë të këtij mjeti mbron vlerat e veta.

Kur’ani i shenjtë për të mbrojtur të drejtat njerëzore dhe për të arritur në jetën e vërtetë, ua tërheq vërejtjen besimtarëve për nevojën e pranimit të thirrjes së Zotit dhe të Dërguarit të Tij dhe në ajetin 24 të sures Enfal në Kur’anin e shenjtë, thotë:

یا أَیُّهَا الَّذینَ آمَنُوا اسْتَجیبُوا لِلَّهِ وَ لِلرَّسُولِ إِذا دَعاکُمْ لِما یُحْییکُمْ وَ اعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ یَحُولُ بَیْنَ الْمَرْءِ وَ قَلْبِهِ وَ أَنَّهُ إِلَیْهِ تُحْشَرُونَ

“O ju që keni besuar! Përgjigjuni thirrjes së Zotit dhe të të Dërguarit të Zotit atëherë kur ai iu thirr drejt një veprimi i cili u fal juve jetë dhe dijeni se Zoti i madhëruar bëhet perde mes njeriut dhe zemrës së tij dhe të gjithë ju do të tuboheni në ditën e Kiametit”.

Zoti i madhëruar në këtë ajet kur’anor, xhihadin dhe luftën në të cilën i thirr besimtarët, e quan faktor që gjallëron besimtarët. Kjo do të thotë se lufta në rrugën e Zotit është pikërisht mbrojtja ndaj të drejtave të njeriut dhe në fund zgjimi i natyrës qenësore që i tërheq njerëzit drejt besimit në një Zot dhe parandalon shkatërrimin dhe rënien e tyre në humnerën e idhujtarisë dhe pengon devijimin nga rruga e drejtë.

Nga ky vështrim mund të kuptohet shumë qartë urtësia e shpalljes së ajetit 251 të sures Bekare të Kur’anit të shenjtë në cilin Zoti i madhëruar thotë:  

وَلَوْلَا دَفْعُ اللَّهِ النَّاسَ بَعْضَهُمْ بِبَعْضٍ لَفَسَدَتِ الْأَرْضُ وَلَکِنَّ اللَّهَ ذُو فَضْلٍ عَلَى الْعَالَمِینَ

“Nëse Zoti i madhëruar nuk do t’i mënjanonte disa njerëz me anë të disa njerëzve të tjerë, atëherë degjenerimi do ta kaplonte tokën, mirëpo Zoti ka mëshirë dhe mirësi ndaj banorëve të botës”. Nga ky ajet kuptohet se qëndrueshmëria e fesë së besimit në një Zot dhe mbajtja gjallë e të kujtuarit të Zotit në tokë dhe moslejimi i degjenerimit të tokës dhe banorëve të saj, kushtëzohet me këtë se Zoti me anë të besimtarëve, neutralizon armiqtë e fesë së vet dhe komplotet e tyre dhe kjo çështjeje është prej shenjave të mirësisë dhe mëshirës së Zotit të madhëruar mbi të gjithë dhe mbi çdo gjë.

Feja Islame urdhëron luftën në rrugën e Zotit vetëm atëherë kur alternativat dhe opsionet e tjera nuk sjellin rezultat. Islami merr masa dhe veprime për të mënjanuar disa nga gjymtyrët e prishura të trupit të shoqërisë në mënyrë që individët dhe anëtarët e asaj shoqërie të gjejnë jetë dhe shpëtim dhe të arrijnë në të drejtat e tyre në bazë të natyrës qenësore dhe të realizojnë qëllimin e krijimit të tyre i cili është po ajo përkryerje dhe ngritja e virtyteve njerëzore.

 

Tags