Gusht 29, 2020 16:59 CET

Miq të nderuar jemi me edicionin e radhës së programit “Gnosticizmi i Kuq”. Në këtë edicion do të flasim rreth marrëdhënies mes kulturës së martirizimit dhe fesë dhe në këtë kuadër do të shqyrtojmë edhe disa ajete të Kur’anit të shenjtë dhe disa hadithe profetike.

Marrëdhënia e kulturës së martirizimit dhe fesë

Martirizimi është kulmi i ngritjes shpirtërore të njeriut. Në kulturën e Islamit dhe sidomos në kulturën shiite, vepra më e vlefshme dhe më e shtrenjtë, shpëtimi më i mirë, pozita më e lartë, fitorja më e madhe dhe e mira më e mirë është arritja në pozitën e martirizimit. Për martirin (shehidin) çastet më të madhërishme janë çastet që në mënyrë ngadhënjimtare vritet nga dora e armiqve të poshtëruar duke bërë një vdekje të ndershme.

Shehidi është manifestim konkret i formuar në shkollën shiite dhe konsiderohet shembull dhe standard për të gjithë njerëzit. Shehid është ai i cili duke sakrifikuar gjakun e vet, ka ujitur pemën e Islamit dhe ka zhdukur degjenerimin. Shehidi garanton rezistencën dhe dinamizmin e shoqërisë dhe i jep potencial shpirtëror dhe moral shoqërisë dhe zhduk dobësinë dhe frikën. Në realitet, kultura e martirizimit është një kulturë me vlera të mëdha dhe që buron nga bindja fetare dhe rezultati i saj është përkryerja e njeriut. Shehid është njeriu i cili me qëllim të reformimit dhe korrigjimit të shoqërisë dhe vetëm për ta fituar kënaqësinë e Zotit, me mall dhe dashuri e pranon vdekjen.

Kur’ani i shenjtë në shumë ajete i fton besimtarët që të sakrifikojnë jetën dhe pasurinë e vet në rrugën e Zotit, ashtu sikur në ajetin 41 të sures Teobe ku Zoti i madhëruar thotë: “

وَ جاهِدُوا بِأَمْوالِکُمْ وَ أَنْفُسِکُمْ فی سَبیلِ اللّهِ ذلِکُمْ خَیْرٌ لَکُمْ إِنْ کُنْتُمْ تَعْلَمُونَ

“Me pasuri dhe jetën tuaj luftoni në rrugën e Zotit dhe kjo është më e mira për ju; nëse e dini”. Është e çartë se xhihadi është mbrojtje e simboleve të shenjta fetare dhe e të dërguarve hyjnor dhe flijimi i jetës në rrugën e cila çon në ngritjen e fesë së Zotit. Zoti i madhëruar i cili ka krijuar jetën dhe pasurinë, bashkëshorten, fëmijët dhe familjen për njeriun dhe e ka bërë atë që të jetë mbi të gjitha krijesat e tjera, Ai e din më së mirë se çfarë është më e mira për robin e Tij. Prandaj, në ajetin e lartpërmendur thotë se flijimi i jetës dhe pasurisë është vepra më e mirë për njeriun.

Zoti i madhëruar në shumë ajete kur’anore flijimin dhe sakrifikimin e pasurisë dhe jetës nga ana e besimtarët e ka quajtur vepër për ta ndihmuar fitoren e Zotit dhe zbatimin e premtimit dhe besës hyjnore. Kështu që në ajetin 23 të sures Ahzab të Kur’anit të shenjtë thuhet: “

مِنَ الْمُؤمِنینَ رِجالٌ صَدَقُوا ما عاهَدُوا اللّهَ عَلَیْهِ فَمِنْهُمْ مَنْ قَضی نَحْبَهُ وَ مِنْهُمْ مَنْ یَنْتَظِرُ وَ ما بَدَّلُوا تَبْدیلاً

“Në mesin e besimtarëve ekzistojnë disa burra të cilët me sinqeritetin më të madh i qëndrojnë besnikë besëlidhjes që kanë bërë me Zotin. Disa e kanë çuar deri në fund besëlidhjen e tyre (dhe në rrugën e Zotit janë martirizuar) dhe disa të tjerë janë duke pritur dhe kurrë nuk kanë bërë ndryshim ose zëvendësim në besëlidhjen e tyre”.

Flijimi i jetës së besimtarit në rrugën e Zotit, është sikur zbatimi i një premtimi që është bërë për hir të Zotit të madhëruar. Premtimi i besimtarëve për të dhuruar diçka që është vë në dukje në këtë ajet, është aludim në martirizimin në rrugën e Zotit. Në këtë mënyrë, flijimi i jetës në rrugën e Zotit është kulmi i vërtetimit të sinqeritetit dhe besnikërisë ndaj besëlidhjes që kanë bërë besimtarët me Zotin dhe të Dërguarin e tij në mbrojtjen e fesë dhe të të Dërguarit të Tij dhe për të mos ia kthyer shpinën armikut. Nga ky ajet kur’anor mund të kuptojmë se martirizimi në rrugën e Zotit bëhet shkak për ta ruajtur fenë dhe për të zbatuar besëlidhjen hyjnore në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ky veprim pason me lavdërimin dhe vlerësimin e besimtarit nga ana e Zotit.

Historia e Islamit në vete është pasqyrim i plotë i këtyre luftërave dhe sakrificave dhe ngjarja e njohur me emrin “Lejletul-Mubejt”, është një prej ngjarjeve të tilla të flijimit dhe sakrificës. Në burimet historike thuhet: “Me përhapjen e thirrjes së Hazretit Muhamed s.a.v.s., jobesimtarët e fisit Kurejsh pas vdekjes së Abu Talib dhe shtuan maltretimin dhe keqtrajtimin e myslimanëve dhe i detyronin ata që të heqin dorë nga besimi i fesë Islame. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. i cili e pa në rrezik jetën e myslimanëve, pas besëlidhjes së bërë me fiset e qytetit Jathrib, urdhëroi që myslimanët të emigrojnë në atë rajon. Myslimanët gradualisht dhe në disa faza në formë të grupeve të vogla dhe fshehurazi dhe larg syve të forcave të fisit Kurejshit, niseshin dhe shkonin në Jathrib. Jobesimtarët e fisit Kurejsh në planin e tyre të fundit kundër thirrjes së Hazretit Muhamed s.a.v.s. për pranimin e besimit Islam, vendosen që ta vrasin atë. Zoti i madhëruar nëpërmjet faktorëve metafizik, e informoi Hazretin Muhamed s.a.v.s. për planin djallëzor të jobesimtarëve dhe e urdhëroi atë që të emigrojë në Jathrib. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. para se të emigroi, e diskutoi çështjen me Hazreti Aliun (a.s.) dhe i kërkoi atij që të fle në shtratin e Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Imam Aliu (a.s.) gjithashtu pasi që edhe vetë ai ishte i edukuar në shkollën e profetësisë, e pranoi me krah hapur këtë urdhër të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s..

Idhujtarët pasi kishin bërë planin, filluan sulmin e tyre, mirëpo atë natë e gjetën vetëm Imam Aliun (a.s.) që kishte fjetur në shtratin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe e kuptuan se Hazreti Muhamed natën ishte larguar jo vetëm nga shtëpia, por përgjithësisht edhe nga qyteti i Mekës. Sakrifica e Imam Aliut (a.s.) në këtë ngjarje, ishte aq e madhe sa që Zoti i madhëruar në ajetin 207 të sures Bekare në Kur’anin e shenjtë, e vlerëson veprën e tij dhe thotë: “

وَ مِنَ النَّاسِ مَنْ یَشْری نَفْسَهُ ابْتِغاءَ مَرْضاتِ اللَّهِ وَ اللَّهُ رَؤُفٌ بِالْعِبادِ

“Disa prej njerëzve e shesin edhe jetën e vet për ta fituar kënaqësinë e Zotit dhe Zoti është i mëshirshëm ndaj robërve të vet”.

Ngjarja “Lejletul-Mubejt” është një prej pikave shumë të ndjeshme në historinë e Islamit e cila jo vetëm që ka rëndësi historike, por roli sakrifikues që kishte Imam Aliu (a.s.) në këtë ngjarje, ka shënuar një prej skenave më të shkëlqyeshme të historisë njerëzore. Sakrifica e Imam Aliut (a.s.) në atë natë që fjeti në shtratin e të Dërguarit të Zotit në mënyrë që ta shpëtojë jetën e Hazretit Muhamed s.a.v.s., u bë shkak për neutralizimin e planit djallëzor të armiqve të Islamit dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të Profetit të nderuar të Islamit dhe të një numri të madh të myslimanëve.

Lufta në rrugën e Zotit dhe flijimi i kapitalist më të çmuar që i ka dhënë Zoti njeriut që është pikërisht jeta e tij, për ta mbrojtur fenë dhe parimet hyjnore dhe për të shtypur armiqtë e Islamit dhe për të parandaluar padrejtësinë, dhunës dhe degjenerimin, është shkalla më e lartë e urdhërimit të veprave të mira dhe ndalimit të veprave të këqija që çdo mysliman e ka për detyrë zbatimin e këtij obligimi. Kjo është për arsye se nga njëra anë është martirizimi, ndërsa nga ana tjetër është vepra më e mirë dhe urdhri më i lartë hyjnore i cili jo vetëm vetë njeriun e afron pranë Fronit Hyjnor, por edhe bëhet shkak që të ushtohet udhëzimi, vetëdija dhe vigjilenca në mesin e anëtarëve të tjerë të shoqërisë dhe në fund të përhapet dhe zhvillohet vepra e mirë sipas urdhrit hyjnor. Nga një anë tjetër, martirizimi neutralizon veprat e ndaluara dhe pengon përhapjen e devijimeve dhe padrejtësive dhe në fund me zhdukjen e armiqve, largon të keqen që vjen nga ata për besimtarët.

Në ajetin 84 të sures Nisa në Kur’anin e shenjtë vihet në dukje kjo e vërtetë që lufta në rrugën e Zotit bëhet shkak për ndalimin e lëvizjeve dhe veprimeve të jobesimtarëve dhe tërheqjen e tyre. Zoti i madhëruar në këtë ajet thotë:

فَقاتِلْ فی سَبیلِ اللّهِ لا تُکَلَّفُ إِلاّ نَفْسَکَ وَ حَرِّضِ الْمُؤمِنینَ عَسَی اللّهُ أَنْ یَکُفَّ بَأْسَ الَّذینَ کَفَرُوا وَ اللّهُ أَشَدُّ بَأْسًا وَ أَشَدُّ تَنْکیلاً

“Lufto në rrugën e Zotit! Je përgjegjës vetëm për detyrën tënde dhe inkurajoji besimtarët në kryerjen e kësaj vepre. Ekziston shpresa që Zoti i madhëruar të parandalojë forcën e jobesimtarëve dhe Zoti i madhëruar ka fuqi më të madhe dhe dënimi i Tij është më i dhimbshëm”.

Përveç kësaj, Zoti i madhëruar në ajetin 39 të sures Enfal në Kur’anin e shenjtë, luftën në rrugën e Zotit e prezanton si faktor për të zhdukur komplotin dhe intrigën e idhujtarëve dhe thotë: “

وَ قاتِلُوهُمْ حَتَّی لا تَکُونَ فِتْنَةٌ وَ یَکُونَ الدِّینُ کُلُّهُ لِلَّهِ فَإِنِ انْتَهَوْا فَإِنَّ اللَّهَ بِما یَعْمَلُونَ بَصیرٌ

“Dhe luftoni me ata, në mënyrë që të zhduket komploti dhe intriga dhe feja dhe adhurimi të jetë vetëm për Zotin! Dhe nëse ata (kthehen nga idhujtari dhe veprat e këqij) vetëpërmbahen nga mëkatet, (Zoti i pranon ata). Zoti shikon atë çfarë bëjnë ata”.

Shehidi me martirizimin e vet, hedh dritë mbi errësirat e injorancës dhe të devijimit dhe me qiriun e qenies së tij ndriçon rrugën për të tjerët, ashtu siç lexojmë në lutjen e Arbainit ku thuhet:

«وَ بَذَلَ مُهْجَتَه فِیکَ لِیَسْتَنقِذَ عبادَکَ مِنَ الْجَهَالَةِ وَ حِیَرةِ الضَّلالَةِ ...  

“O Zot! Imam Husejni (a.s.) ka sakrifikuar gjakun e vet në rrugën tënde në mënyrë që robërit e tu të shpëtojnë nga injoranca dhe nga rruga e humbur...”. Në bazë të kësaj, shehidi është si një qiri që shërbimi i tij është i llojit të djegies dhe sakrificës dhe hedhjes dritë në mënyrë që të tjerët të gjejnë qetësi dhe të vetëdijesohen për detyrën e vet. Martirët janë qirinj të shoqërisë njerëzore. Martirët janë hedhës së dritës dhe qirinj të ndezur të shoqërisë që nëse nuk do të ekzistonte ndriçimi i tyre në errësirat e tiranisë dhe despotizmit, njerëzimi nuk mund të shkonte deri në qëllimin e vet final.

Shtrirja e dritës së udhëzimit është prej detyrave më kryesore të profetëve hyjnorë në të cilën mbështetën edhe dëshmorët. Ashtu sikur që në Kur’anin e shenjtë në ajetet 45 dhe 46 të sures Ahzab, Zoti i madhëruar duke iu drejtuar Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., thotë: “

یا أَیُّهَا النَّبِیُّ إِنّا أَرْسَلْناکَ شاهِدًا وَ مُبَشِّرًا وَ نَذیرًا وَ داعِیًا إِلَی اللّهِ بِإِذْنِهِ وَ سِراجًا مُنیرًا

“O i Dërguar! Të kam dërguar ty që të jesh dëshmi dhe lajmërues i të mirës dhe paralajmërues dhe thirrës për të besuar në Zot dhe me lejen e Zotit dhe të jesh dritë ndriçuese”.

Tags