Gusht 29, 2020 17:04 CET

Miq të nderuar jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Gnosticizmi i Kuq” special për muajin e Muharremit.

Pozita e moralit të dëshirës për t’u martirizuar nga pikëpamja e Islamit

Në këtë edicion synojmë të shtrojmë këtë pyetje se nga pikëpamja e Islamit, a konsiderohet e pranueshme dhe pëlqyeshme apo e papëlqyer dhe e qortuar posedimi i moralit të martirizimit dhe kërkimi i vdekjes nga Zoti me anë të martirizimit? Kjo është për arsye se lutjet dhe duatë e prijësve të mëdhenj të fesë dhe kërkesa e tyre nga Zoti për të gëzuar jetë të gjatë, duket në kundërshtim me moralin e martirizimit.

Zoti i madhëruar në ajetin 23 të sures Ahzab të Kur’anit të shenjtë i përshkruan besimtarët të cilët si rezultat të besëlidhjes që kanë bërë me Zotin e madhëruar dhe me të Dërguarin e Zotit në mbrojtje ndaj fesë, kanë rezistuar dhe qëndruar deri në flijimin e jetës dhe besëlidhjen e vet e kanë përfunduar vetëm me martirizim dhe në këtë mënyrë kanë vërtetuar sinqeritetin e vet. Në këtë ajet të Kur’anit të shenjtë thuhet:

«مِنَ الْمُومِنینَ رِجالٌ صَدَقُوا ما عاهَدُوا اللّهَ عَلَیْهِ فَمِنْهُمْ مَنْ قَضی نَحْبَهُ وَ مِنْهُمْ مَنْ یَنْتَظِرُ وَ ما بَدَّلُوا تَبْدیلاً

“Në mesin e besimtarëve ekzistojnë disa burra të cilët kanë qëndruar me sinqeritetin më të madh në besëlidhjen që kanë bërë me Zotin. Disa e kanë çuar deri në fund besën e vet (dhe janë martirizuar) dhe disa të tjerë janë në pritje dhe ata kurrë nuk kanë bërë kurrfarë ndryshimi ose shkëmbimi në zotimin dhe besën e vet”.

Ky ajet kur’anor gjithashtu lavdëron edhe një grup tjetër të besimtarëve, për arsye se ata kurrë nuk u dobësuan në zotimin dhe besëlidhjen që kanë bërë, por ata për ta vërtetuar sinqeritetin e vet, vazhdimisht janë në pritje të martirizimit dhe bashkimit me vëllezërit e tyre dhe dëshirojnë ta nënshkruajnë besëlidhjen e vet me gjakun e tyre. Ky veprim i atyre nuk është asgjë tjetër vetëm se dëshirë për martirizim dhe nuk mund të interpretohet ndryshe, për arsye se pritja e tyre është pritje e martirizimit në rrugën e Zotit dhe zbatimi deri në fund i besës dhe paktit të cilin e kanë nënshkruar dhe garantuar. Prandaj, lavdërimi dhe vlerësimi i veprës së tyre nga ana e Zotit të madhëruar, tregon qartë se ky moral është i pëlqyer dhe i pranueshëm pranë Zotit të madhëruar. Prandaj martirizimi është zbatimi i besëlidhjes hyjnore dhe martirizimi është pritja kohës dhe rrethanave për zbatimin e besës dhe paktit të lidhur me Zotin e madhëruar.

Në ajetet 10 deri 12 të sures Saf në Kur’anin e shenjtë gjithashtu Zoti i madhëruar besimtarëve të cilët kanë besim të sinqertë në Zotin dhe në të Dërguarin e Tij, u jep premtime të pashembullta dhe thotë:

«یا أَیُّهَا الَّذینَ آمَنُوا هَلْ أَدُلُّکُمْ عَلی تِجارَةٍ تُنْجیکُمْ مِنْ عَذابٍ أَلیمٍ تُؤمِنُونَ بِاللّهِ وَ رَسُولِهِ وَ تُجاهِدُونَ فی سَبیلِ اللّهِ بِأَمْوالِکُمْ وَ أَنْفُسِکُمْ ذلِکُمْ خَیْرٌ لَکُمْ إِنْ کُنْتُمْ تَعْلَمُونَ یَغْفِرْ لَکُمْ ذُنُوبَکُمْ وَ یُدْخِلْکُمْ جَنّاتٍ تَجْری مِنْ تَحْتِهَا اْلأَنْهارُ وَ مَساکِنَ طَیِّبَةً فی جَنّاتِ عَدْنٍ ذلِکَ الْفَوْزُ الْعَظیمُ

“O ju që besuat! A dëshironi t’u udhëzojë juve drejt një tregtie e cila ju shpëton juve nga dënimi i dhimbshëm? Besoni te Zoti dhe i Dërguari i Tij dhe luftoni me jetën dhe pasurin tuaj në rrugën e Zotit dhe kjo është më e mira për ju. Nëse do ta dini. (Nëse veproni kështu) Zoti i u falë mëkatet dhe iu vendosë juve në kopshtet e parajsës në të cilat rrjedhin lumenjtë nën pemët e tij dhe u jep juve vende të pastra në parajsën e përhershëm dhe kjo është fitorja e madhe”.

Zoti i lartësuar inkurajon e besimtarët që të kenë moral për kërkimin e martirizimit dhe sakrificës në rrugën e Zotit dhe duke luftuar me pasuri edhe me pasuri në rrugën e Zotit deri në atë masë sa që Zoti i madhëruar luftën me jetë dhe pasuri e quan shkëmbim tregtar , një tregti në të cilën njeriu besimtar e jep një pasuri të vogël të botës së përkohshme dhe në shkëmbim të saj, fiton jetën e vërtet dhe shpërblimin e madh në parajsën e përhershme. Edhe nga ky ajet kuptohet se morali i martirizimit është prej vlerave të pashembullta dhe Zoti i madhëruar inkurajon besimtarët që të kenë dhe ta shfrytëzojnë këtë moral. Kjo është mënyrë më e mirë e inkurajimit të besimtarëve që të kenë dhe ndjekin moralin e flijimit dhe sakrificës në rrugën e Zotit të madhëruar.  

Në bazë të kësaj, posedimi i moralit dhe kulturës së martirizimit nga pikëpamja e Islamit, është një çështjeje e pëlqyer dhe e dëshiruar, sepse kjo bëhet shkak që besimtarët të mbrohen dhe të rezistojnë deri në sakrifikimin e jetës së vet. Në bazë të kësaj, derisa nuk kultivohet ky moral në mesin e besimtarëve, ata nuk do të kenë kurrfarë dëshire dhe interesimi për të luftuar duke sakrifikuar jetën në rezistencën kundër armikut. Në të vërtetë, këto ajete kur’anore, duke përshkruar shpërblimin e luftës dhe martirizimit në rrugën e Zotit që parajsa dhe mirësitë hyjnore janë dëshira e tyre më e lartë, inkurajojnë besimtarët që të kenë moral të martirizimit.

Kur’ani i shenjtë nga njëra anë inkurajon besimtarët që të kenë moral të martirizimit dhe nga ana tjetër, qorton dhe paralajmëron ata të cilët kanë preokupuar zemrën e vet me dashurinë e botës dhe bukuritë e saj dhe nuk pranojnë të luftojnë në rrugën e Zotit. Në bazë të kësaj, Zoti i madhëruar në ajetin 24 të sures Teobe në Kur’anin e shenjtë, thotë:

قُلْ إِنْ کانَ آباؤکُمْ وَ أَبْناؤکُمْ وَ إِخْوانُکُمْ وَ أَزْواجُکُمْ وَ عَشیرَتُکُمْ وَ أَمْوالٌ اقْتَرَفْتُمُوها وَ تِجارَةٌ تَخْشَوْنَ کَسادَها وَ مَساکِنُ تَرْضَوْنَها أَحَبَّ إِلَیْکُمْ مِنَ اللّهِ وَ رَسُولِهِ وَ جِهادٍ فی سَبیلِهِ فَتَرَبَّصُوا حَتّی یَأْتِیَ اللّهُ بِأَمْرِهِ وَ اللّهُ لا یَهْدِی الْقَوْمَ الْفاسِقینَ

“Thuaj nëse baballarët, fëmijët, vëllezërit, grat, fiset tuaja dhe pasuria që keni fituar dhe tregtia juaj që keni frikë se mund t’u humbet dhe shtëpitë tuaja të cilat i preferoni shumë, janë më të preferuara për ju se sa Zoti dhe i Dërguari i tij dhe lufta në rrugën e Zotit, atëherë duhet të pritni këtë që Zoti të zbresë dënimin e vet mbi ju dhe Zoti i madhëruar nuk e udhëzon grupin e degjeneruar”.

Ajeti i lartpërmendur personat të cilët janë të frikësuar nga lufta dhe martirizimi në rrugën e Zotit dhe me çfarëdo lloj preteksti largohen dhe nuk pranojnë ta kryejnë atë, i quan pabesim dhe të degjeneruar dhe në realitet mosbesimin dhe hipokrizinë i quan dy faktorë kryesor që bëhen shkak lufta dhe martirizimi në rrugën e Zotit të duken vepra të papëlqyera në zemrat e tyre. Natyrisht për ata të cilët e gjithë ekzistenca e tyre është jeta në këtë botë, heqja dorë nga ajo konsiderohet dënimi më i dhimbshëm për ata. Prandaj, xhihadi dhe martirizimi në rrugën e Zotit jo vetëm që nuk pëlqehet nga ata, mirëpo duket edhe i urryer, sepse kjo i ndan ata nga i dashuri i tyre që përbëhet pikërisht nga pasuritë dhe interesat materiale të kësaj bote.  

Nëse bota jeta e kësaj bote materiale dhe bukuritë e saj në zemrën e dikujt të jenë më të dashur se sa Zoti dhe i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Zotit, ai person është i degjeneruar dhe personi i degjeneruar duhet të pres zbritjen e dënimit hyjnor. Ai i cili ka mbushur zemrën e vet me dashuri ndaj diç tjetër, përveç Zotit, Zoti dhe të dashurit e Tij dhe lufta në rrugën e Zotit janë gjëra të urryera, prandaj edhe ai konsiderohet person i urryer pranë Zotit të madhëruar.  

Zoti i madhëruar në shumë ajete të Kur’anit të shenjtë, sprovimin e moralit të luftë dhe martirizimit të besimtarëve e paraqet si një prej sprovave të sigurta hyjnore dhe në ajetin 31 të sures Muhamed (s.s.) thotë: “

وَ لَنَبْلُوَنَّکُمْ حَتّی نَعْلَمَ الْمُجاهِدینَ مِنْکُمْ وَ الصّابِرینَ وَ نَبْلُوَا أَخْبارَکُمْ

Ne me siguri që iu sprovojmë të gjithë juve në mënyrë që të dallohen nga mesi i juaj luftëtarët e vërtetë dhe kush janë besimtarët që durojnë dhe gjithashtu i provojmë veprat dhe ngjarjet tuaja.

Në bazë të këtij ajeti, një prej çështjeve më kryesore me të cilët duhet sprovuar personat, është çështja e luftës në rrugën e Zotit dhe lufta kundër armiqve të fesë në të cilën janë të mëdha gjasat për martirizim dhe sakrificën e jetës. Për arsye se në pozitën e veprimit mund të dallohet i pastërti dhe i sinqerti nga pretenduesit e rrejshëm të besimit. Prandaj, shembulli i urdhrit të Zotit të madhëruar për luftë dhe inkurajimi i besimtarëve në të dhe konkurrenca për të marrë pjesë në atë, manifeston në mënyrë të qartë pastërtinë e brendshme dhe të vërtetën e besimit të personave.

Zoti i madhëruar në disa ajete lavdëron dhe vlerëson lartë luftëtarët e rrugës së Zotit dhe përshkruan shkallët e atyre besimtarëve dhe dallon luftëtarët nga joluftëtarët. Prandaj, në ajetin 59 të sures Nisa’e thuhet:

لا یَسْتَوِی الْقاعِدُونَ مِنَ الْمُؤْمِنینَ غَیْرُ أُولِی الضَّرَرِ وَ الْمُجاهِدُونَ فی‏ سَبیلِ اللَّهِ بِأَمْوالِهِمْ وَ أَنْفُسِهِمْ فَضَّلَ اللَّهُ الْمُجاهِدینَ بِأَمْوالِهِمْ وَ أَنْفُسِهِمْ عَلَی الْقاعِدینَ دَرَجَةً وَ کُلاًّ وَعَدَ اللَّهُ الْحُسْنی‏ وَ فَضَّلَ اللَّهُ الْمُجاهِدینَ عَلَی الْقاعِدینَ أَجْراً عَظیماً

“Njerëzit besimtarë të cilët pa sëmundje dhe shqetësim janë ndalur nga lufta në rrugën e Zotit nuk janë të njëjtë me ata të cilët me jetën dhe pasurinë e vet kanë luftuar në rrugën e Zotit! Zoti i madhëruar  luftëtarët të cilët me jetën dhe pasurinë e vet kanë luftuar në rrugën e Zotit, u ka dhënë superioritet të rëndësishëm ndaj atyre që janë larguar nga lufta në rrugën e Zotit dhe secilit prej këtyre dy grupeve i ka premtuar shpërblim në bazë të veprave të tyre ndërsa u ka dhënë superioritet me shpërblim të madh luftëtarëve nga ata që janë larguar nga lufta”.

Miq të nderuar në fund duhet kujtuar edhe këtë çështjeje se kryerja e plotë e këtij obligimi fetar, kanë nevojë që personat të mos frikësohen nga vdekja dhe të jenë të përmalluar për martirizim dhe duke marrë parasysh se rreziku i armiqve gjithnjë ekziston për Islamin dhe myslimanët, ekzistenca e këtij morali dhe e kësaj kulture të martirizimit në mesin e besimtarëve dhe shoqërisë fetare, është porositur dhe sugjeruar në nivel shumë të lartë dhe forcon edhe më shumë themelet e Umetit Islam dhe konsiderohet një prej standardeve të rëndësishme të gatishmërisë dhe vigjilencës së myslimanëve.

Tags