Dimensionet dhe pasojat e operacionit Stuhia Al Aksa (1)
(last modified Sat, 09 Dec 2023 17:59:08 GMT )
Dhjetor 09, 2023 18:59 Europe/Tirane

7 tetori i vitit 2023 do të mbetet si një datë e paharrueshme në historinë politike të rajonit të Azisë Perëndimore. Në këtë ditë, luftëtarët e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) sulmuan regjimin sionist dhe i shkaktuan disfatën më të rëndë në historinë 75-vjeçare të këtij regjimi të rremë, disfatë që lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit e quajti atë "një disfatë të pariparueshme".

7 tetori i vitit 2023 do të mbetet si një datë e paharrueshme në historinë politike të rajonit të Azisë Perëndimore. Në këtë ditë, luftëtarët e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) sulmuan regjimin sionist dhe i shkaktuan disfatën më të rëndë në historinë 75-vjeçare të këtij regjimi të rremë, disfatë që lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit e quajti atë "një disfatë të pariparueshme". Nisur nga kjo, në një program serial, duke iu referuar shkurtimisht historisë së luftës palestinezo-izraelite, do shqyrtohen aspekte të ndryshme të operacionit Stuhia Al-Aksa dhe pasojat e këtij operacioni, si dhe gjendja e fundit e luftës.

Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, sistemi ndërkombëtar u shndërrua në një sistem dypolar të lidhe me udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik. Në sistemin e ri, fuqitë e vjetra si Anglia, Franca dhe Gjermania u bënë fuqi të shkallës së dytë dhe në fakt qeverisja politike globale iu dha Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik. Në këto rrethana, Anglia ngriti çështjen e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe pas shumë ndjekjesh të këtij procesi, përfundimisht në vitin 1947, u miratua rezoluta për ndarjen e Palestinës.

Harta historike e pushtimit të Palestinës

Sipas kësaj, hebrenjtë, të cilët më parë përbënin rreth 30% të popullsisë palestineze, morën rreth 55% të territoreve të Palestinës, por palestinezët, me rreth 70% të popullsisë, u detyruan të tkurrën në më pak se 45% të territorit të Palestinës. Natyrisht, kjo rezolutë nuk u pranua nga palestinezët dhe nga vendet islame, derisa më 14 maj 1948, me largimin e forcave të fundit britanike, hebrenjtë sionistë nën udhëheqjen e Ben Gorion shpallën pavarësinë dhe kështu filloi lufta e parë arabo-izraelite. Pasi që prezenca 30-vjeçare e kolonialistëve britanikë në Palestinë krijoi kushtet politiko-ushtarake që hebrenjtë të fitonin pushtetin dhe të formonin një shtet, pas largimit të britanikëve hebrenjtë sionistë shpallën pavarësinë. Kjo ngjarje, e cila u prit me reagimin e gjerë të palestinezëve dhe mbështetjen e vendeve arabe ndaj popullit të Palestinës, pas konflikteve dhe një varg luftërave relativisht të gjata, më në fund çoi në pushtimin e 78% të territorit të Palestinës nga sionistët. Pjesët e mbetura të Palestinës, Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës, iu aneksuan respektivisht Jordanisë dhe Egjiptit.

8 vjet më vonë, në vitin 1956, u zhvillua lufta e dytë arabo-izraelite, pra lufta e kanalit të Suezit, dhe për shkak të përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik për të dominuar qeverisjen globale dhe përjashtimin e Anglisë dhe Francës nga rajoni i Lindjes së Mesme, ishim dëshmitarë të disfatës së regjimit sionist, Anglisë dhe Francës. Në këtë mënyrë, Kanali i Suezit u shpall kombëtar dhe Jamal Abdul Nasser u bë heroi i botës arabe.

Lufta e tretë ndodhi në vitin 1967, e njohur si lufta 6-ditore, u shoqërua me një dështim dhe disfatë të madhe për vendet arabe, sepse regjimi sionist gjatë kësaj lufte me mbështetjen me armatim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga shtetet e Evropës, për 6 ditë kishte arritur të pushtonte Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës, Lartësitë e Golanit të Sirisë dhe shkretëtirën e Sinait të Egjiptit dhe në këtë mënyrë sionistët arritën të zgjerojnë sipërfaqen e territoreve të pushtuar me 3 deri në 4 herë më shumë. 6 vjet më vonë, shtetet e Egjiptit dhe Sirisë, gjatë periudhës së sundimit të Anvar Sadat dhe Hafez Assad, në festën "Yom Kippur" në vitin 1973, u përpoqën të rimarrin tokat e tyre të pushtuara me një sulm të befasishëm, por në fund dështuan.

Humbja e Egjiptit në luftën e fundit bëri që Anvar Sadat me qëllim që të rimarrë shkretëtirën e Sinait, të zgjidhte ndërmjetësimin amerikan dhe të shkonte në Camp David. Më në fund, Marrëveshja e Camp David çoi në tërheqjen e Egjiptit si vendi më i rëndësishëm arab nga grupi i shteteve kundërshtare të regjimit izraelit, dhe me tërheqjen e regjimit pushtues sionist nga shkretëtira e Sinait, iu dha fund kështu luftërave klasike arabo-izraelite.

Në kohën kur ushtritë klasike të vendeve arabe nuk arritën ta mposhtin ushtrinë e regjimit pushtues sionist, në vitin 2000 forcat e Rezistencës Islamike të Libanit (Hezbullah) arritën të detyronin ushtrinë pushtuese izraelite të tërhiqej nga Libani jugor. Një tjetër disfatë për ushtrinë pushtuese sioniste ndodhi në vitin 2005 dhe pas 5 vitesh nga Intifada e Dytë, forcat ushtarake të regjimit pushtues sionist u detyruan të tërhiqen nga Rripi i Gazës pas 38 vitesh dhe kështu u shënuar disfata e dytë e ushtrisë pushtuese sioniste. Disfata e tretë për regjimin pushtues sionist ndodhi në vitin 2006, pas 33 ditë luftë kundër forcave të Hezbullahut në Liban dhe në këtë mënyrë praktikisht u shkatërrua miti i pathyeshmërisë së ushtrisë pushtuese sioniste. Disfata e katërt dhe më e madhe për regjimin pushtues sionist ndodhi më 7 tetor 2023, në kohën kur luftëtarët e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ia dolën t'i shkaktojnë këtij regjimi pushtues një disfatë të paprecedentë në 75 vjet të jetës së tij me operacionin Stuhia Al-Aksa.

Operacioni Stuhia Al-Aksa konsiderohet disfata më e rëndë në historinë 75-vjeçare të regjimit të rremë sionist për arsyet e mëposhtme.

Disfatë ushtarake dhe e inteligjencës

Në aspektin ushtarak të këtij operacioni, duhet thënë se ky ishte një operacion i kombinuar asimetrik përmes tokës, ajrit, detit dhe fushës kibernetike duke përdorur parimin e befasisë. Infiltrimi i luftëtarëve të rezistencës palestineze thellë në territoret e pushtuara në vitin 1948 për herë të parë, pushtimi i 22 kolonive sioniste dhe i më shumë se dhjetë bazave ushtarake të regjimit pushtues sionist, shkatërrimi i objekteve dhe pajisjeve të forcave ushtarake sionistëve dhe kapja rob e më shumë se 200 personave sionistë, tregojnë inteligjencën dhe gatishmërinë luftarake të forcave të rezistencës palestineze dhe disfatën ushtarake, dështimin e inteligjencës dhe forcave të sigurisë së regjimit pushtues sionist. Pas operacionit "Sejf Al-Kuds" në vitin 2021, forcat e rezistencës palestineze kishin ushtruar në stërvitjet e tyre disa faza të këtij operacioni për 2 vjet.

Ndër veçoritë e këtij operacioni është fakti se ky operacion ishte asimetrik, nga njëra anë është ushtria pushtuese sioniste e armatosur deri në dhëmbë me mbështetje ushtarake, inteligjente dhe armësh amerikane, dhe nga ana tjetër është një grup i forcave të rezistencës palestineze që nuk është i krahasueshëm ushtarakisht me regjimin pushtues sionist, por ajo që e shkaktoi fitoren e forcave të Hamasit ishte besimi, mprehtësia dhe gatishmëria e forcave të rezistencës për të dhënë jetën e tyre për të goditur regjimin pushtues sionist.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me këtë ka deklaruar: “Një nga gjërat e rëndësishme që bëri operacioni Stuhia Al-Aksa ishte kjo se ky operacion tregoi se si një grup i vogël me shumë pak furnizime dhe kushte, por me besim dhe vendosmëri, në pak orë mund të shkatërrojë përpjekjet kriminale të armikut prej vitesh, mund t'i poshtërojë shtetet arrogante dhe hegjemoniste të botës”.

Disfatë politike

Dimensioni politik i këtij operacioni duhet të analizohet në tre nivele ndërkombëtare, rajonale dhe të brendshme. Në nivel ndërkombëtar, tre çështje janë shumë të rëndësishme. Çështja e parë është se lufta e Rripit të Gazës nuk duhet parë si një luftë ndërmjet Hamasit dhe regjimit pushtues sionist, por përkundrazi, sipas interpretimit të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, ajo duhet parë si një përballje mes Islamit dhe fuqive hegjemoniste dhe si një betejë mes frontit të së drejtës dhe frontit të padrejtësisë dhe pushtues. Çështja e dytë është se operacioni Stuhia Al-Aksa zbuloi një tjetër tregues të rënies së fuqisë së Amerikës.

Në rrethana në të cilat Amerika e konsideron veten si fuqinë dhe hegjemonin më të madhe të botës, pavarësisht se ka hyrë dhe ka marrë drejtpërdrejt menaxhimin e zhvillimeve të fundit në territoret e pushtuara, ajo nuk ka mundur t'i japë fund kësaj konflikti ashtu siç ka dëshiruar. Çështja e tretë është ringjallja e çështjes së Palestinës në opinionin publik të botës, kjo ndodhi ndërkohë që çështja e Palestinës ishte harruar në botë, por tani jemi dëshmitarë të formimit të një kryengritjeje globale në mbështetje të popullit të shtypur të Palestinës, madje edhe në zemër të Amerikës, një lëvizje që në 75 vitet e fundit ka qenë e paprecedentë.

Në nivel rajonal, çështja më themelore ishte heqja qafe e procesit për normalizimin e marrëdhënieve midis regjimit sionist dhe Arabisë Saudite. Nga njëra anë, operacioni Stuhia Al-Aksa e shtyu për një kohë të pa caktuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe nga ana tjetër, popujt e rajonit kuptuan se armiku dhe kërcënimi i tyre kryesor nuk është askush tjetër veçse regjimi pushtues sionist dhe fëmijëvrasës.

Në nivel të brendshëm, operacioni Stuhia Al-Aksa u dha një goditje të rëndë dy komponentëve të fuqisë së regjimit sionist, pra fuqisë ushtarake dhe inteligjencës së këtij regjimi. Nga ana tjetër, tre parimet themelore të regjimit pushtues sionist, që janë legjitimiteti, siguria dhe popullsia, pësuan një tronditje dhe lëkundje të madhe.

Disfata sociale

Dimensioni i tretë i kësaj lufte të kombinuar është dimensioni i saj social. Në dimensionin social mund të përmendim dy komponentë, atë të krimit sionist dhe atë të rezistencës palestineze. Pas disfatës, regjimi sionist, për të rifituar reputacionin e rrejshëm, kreu gjenocid kundër popullit të shtypur palestinez në Rripin e Gazës me pretekstin e hakmarrjes ndaj rezistencës palestineze dhe në këtë mënyrë nuk shmangu asnjë veprim çnjerëzor. Këto krime bënë që të zbulohet fytyra e vërtetë e regjimit kriminal dhe fëmijëvrasës të Izraelit për të gjithë opinionin publik të botë. Këtë çështje e vërteton edhe organizimi i demonstratave dhe protestave të gjera në vende të ndryshme të botës kundër regjimit sionist. Por ana tjetër e këtyre ngjarjeve shoqërore është besimi dhe bindja e fortë e burrave dhe grave palestineze që të gjitha krimet barbare dhe të egra të regjimit pushtues sionist jo vetëm që nuk kanë mundur të shkatërrojnë rezistencën dhe qëndrueshmërinë e tyre, por që ata po i qëndrojnë besnik gjithnjë e më shumë idealit për çlirimin e Palestinës.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me këtë, tha: “Çështja e Gazës nga njëra anë është çështje e shtypjes, nga ana tjetër është çështje e fuqisë. Po, me të vërtetë popullata palestineze e Rripit të Gazës është e shtypur...por përveç kësaj shtypjeje, ka dy çështje të rëndësishme; njëra çështje është durimi dhe qëndresa këtyre njerëzve, besimi i këtyre njerëzve. Këta njerëz me të vërtetë kanë durim të madh dhe sipas Sejed Hasan Nasrullah, banorët e Rripit të Gazës treguan se janë një komb legjendar dhe unik në botë.