Njëanshmëria, një politikë drejt rënies (1)
Multilateraliteti është një nevojë e prerë e Bashkësisë Ndërkombëtare. Në rrethanat e tranzicionit aktual, multilateraliteti më shumë se në çdo kohë tjetër është shndërruar në një nevojë e domosdoshme në Bashkësinë Ndërkombëtare dhe është shfaqur dhe po paraqitet si një realitet në arenën ndërkombëtare.
Dy vite më parë në mbledhjen e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB që u mbajt më 20 dhjetor të vitit 2018, u miratua një rezolutë e cila ishte prezantuar nga ana e vendet e grupit NAM. Në bazë të kësaj rezolute të propozuar, data 24 prill u shpall dita ndërkombëtare e multilateralitetit dhe diplomacisë për paqe.
Ndërtimi i marrëdhënieve miqësore në bazë të respektimit të parimit të të drejtave të barabarta dhe të të drejtës për përcaktimin e fatit të popullit në luftën e tyre kundër pushtimit të huaj, arritja e një bashkëpunimi ndërkombëtar në bazë të unitetit mes popujve dhe qeverive në zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe humanitare; janë prej çështjeve të cilat janë theksuar në rezolutën e propozuar nga vendet e grupit NAM.
Anëtarët e OKB me miratimin e kësaj rezolute i kujtuan botës se kjo ditë është me kuptimin e ngritjes së vlerës së Kombeve të Bashkuara dhe për të theksuar rëndësinë dhe lidhjen multilaterale, ligjeve ndërkombëtare dhe progresit të objektivave të përbashkëta të kaluara dhe forcimin e paqes nëpërmjet diplomacisë.
Gjithashtu është kërkuar nga anëtarët e OKB që ta manifestojnë këtë ditë botërore në mënyrë të duhur dhe të përshtatshme dhe nëpërmjet informimit dhe arsimimit publik, le të publikojnë në masë të gjerë privilegjet dhe dobitë e multilateralitetit dhe diplomacisë për paqe. Mirëpo aktualisht, pavarësisht qasjes së përgjithshme të miratimit të kësaj rezolute, ekziston një shqetësim i madh i Bashkësisë Ndërkombëtare për politikat e njëanshme të disa shteteve, sidomos të Amerikës. Aktualisht Bashkësia Ndërkombëtare po përballet me sfida të shumta dhe të papara të cilat kanë rrënjë në qasjen e njëanshme të SHBA-ve.
Sot, temat si terrorizmi, ekstremizmi, rënia e rolit të organizatave ndërkombëtare, shkelja e përsëritshme e traktateve, mosrespektimi i sovranitetit kombëtar të vendeve, ndërhyrja në çështjet e brendshme të vendeve të pavarura për shkak të politikave despotike dhe arrogante të Amerikës; konsiderohen kërcënim serioz për paqen globale dhe pengesë kryesore përball vendosjes së sistemit të bazuar në multilateralitet.
Vendosja e sanksioneve ekonomike ndaj vendeve të tjera gjithashtu është një veprim në kundërshtim me të drejtën për paqe dhe është shembull i qartë për shkeljen e të drejtave të njeriut si dhe konsiderohen edhe përgatitje për shpërthimin e luftës. Sanksionet ekonomike bëhen shkak që të shkelen aspekte të ndryshme të të drejtave të përcaktuara në konventën ndërkombëtare siç janë të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore si dhe e drejta për jetë dhe në këtë mënyrë krijohen probleme për të drejtat e njeriut. Aktualisht rreth 20 vende të botës të cilat kryesisht janë kundër politikave të Amerikës, janë sanksionuar nga ana e SHBA-ve. Përballja me politikat e njëanshme të Amerikës, është bërë një nevojë globale. Shumë shembuj dhe raste tregojnë se Bashkësia Ndërkombëtare është lodhur nga këto politika dhe po e shikon rrezikun e këtyre politikave për të ardhmen.
Veprimet e njëanshme të Amerikës përbëjnë një listë të gjatë. Po i përmendim disa shembuj, zbatimi i ligjeve të brendshme jashtë kufijve territorial, anashkalimi i traktateve ndërkombëtare dhe verdikteve të Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi, shpallja në mënyrë arbitrare të forcave të armatosura të një shteti si organizatë terroriste, përhapja e ekstremizmit për qëllime politike, mbështetja e regjimeve terroriste dhe e krimeve të tyre të luftës, njohja zyrtare e aneksimit të paligjshëm të territoreve të pushtuara palestineze në regjimin pushtues sionist.
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, vitin e kaluar në takimin e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB për manifestimin e ditës botërore të multilateralitetit dhe diplomacisë për paqe, deklaroi: “Për ta mbrojtur multilateralitetin është e nevojshme që të mos lejohet Amerika t’i realizojë interesat e menduara nëpërmjet veprimeve të paligjshme të këtij shteti dhe me të gjithë forcën të hedhet poshtë dhe të refuzohet çfarëdo lloj presioni që ushtrohet ndaj të tjerëve për t’i shkelur të drejtat dhe ligjet ndërkombëtare dhe rezolutat e KS të OKB. Në refuzimin e politikës së njëanshme, të gjithë ne kemi përgjegjësi që në mënyrë kolektive ta konsiderojmë përgjegjës çdo shtet për pasojat e çfarëdo lloj veprimi të paligjshëm”.
Një shembull i qartë ekziston në këtë drejtim dhe ai shembull është marrëveshja bërthamore që me përpjekjen e gjithanshme të disa vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe të vendeve evropiane u bë shkak për forcimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, mirëpo Amerika e cila vetë është një prej nënshkruesve të marrëveshjes bërthamore, ka dal nga kjo marrëveshje për të treguar se Uashingtoni nuk ka kurrfarë harmonie me bashkëpunimet ndërkombëtare. Amerikën për më tepër se tre vjet e gjysmë po ndjekin politikën e presionit maksimal kundër Iranit.
Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, së fundi në një takim në Teheran, deklaroi: “Politika e presionit maksimal ka filluar në kohën kur amerikanët e kuptuan se Irani e ka fituar atë çfarë dëshironte nga marrëveshja bërthamore. Amerikanët kur e kuptuan se Irani ka realizuar të gjitha kërkesat e veta, ka anuluar sanksionet, ka anuluar të gjitha rezolutat e KS të OKB dhe është mbyllur dosja e të gjitha sanksioneve raketore dhe e armatimeve, atëherë e ngushtuan hallkën e presioneve. Për shkak të dështimit të politikës së presionit maksimal, amerikanët gjatë disa muajve të fundit politikën e presionit maksimal e çuan në nivelin më të lartë të saj, sepse nuk realizuan qëllimin e vet. Aktualisht qëllimi më i rëndësishëm i Amerikës, dërgimi përsëri i Iranit në Këshillin e Sigurimit të OKB. Amerikanët këtë qëllim po e ndjekin nëpërmjet disa rrugëve, njëra rrugë është nëpërmjet Këshillit të Guvernatorëve të ANEA-së. Rruga tjetër është aktivizimi i mekanizmit Mashe dhe vazhdimi i embargos së armëve kundër Iranit. Në bazë të marrëveshjes bërthamore, embargoja e armëve ndaj Iranit skadon në muajin tetor. Mirëpo Amerika është duke i bërë të gjitha përpjekjet e veta që kjo embargo të bëhet e përhershme”.
Një vështrim mbi zhvillimet e tjera në vendet e tjera si ndërhyrja e hapur e Amerikës në Venezuelë, Kuba, Nikaragua, Siri, Libi dhe mbështetje e luftës shkatërruese të Jemenit, gjithashtu vendimi i Shtëpisë së Bardhë për njohjen zyrtare të Kodsit të shenjtë (Jerusalemit) si kryeqytet të regjimit sionist; të gjitha përmasat e gjera të veprimeve të njëanshme të cilat mund ta vënë në rrezik serioz paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Pikërisht për këtë arsye, Republika Islamike e Iranit mbështet multilateralitetin dhe diplomacinë për paqe dhe ka treguar në veprim zotimin e vet ndaj multilateralitetit si një shtyllë e një politike të jashtme të fuqishme.
Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, një vit më parë në prag të datës 13 aban, ditës kombëtare të luftës kundër arrogancës botërore, në takim me mijëra nxënë dhe studentë nga anë e mbanë Irani, vuri në dukje vazhdimin e armiqësisë së thellë të Amerikës me popullin e Iranit dhe grusht shtetin e datës 19 gusht të vitit 1953, e konsideroi pikëfillim i armiqësisë së hapur të Shejtanit të Madh me popullin e Iranit, ndërsa duke kujtuar veprimet armiqësore të amerikanëve në 41 vitet e kaluara si kërcënim, grusht shtet, sanksione, nxitja e grupeve etnike, mbështetja e grupeve separatiste, trazirat, bllokadë ekonomike, depërtim dhe shumë metoda të tjera, theksoi: “Ata gjatë kësaj periudhe kanë bërë komplote dhe çdo gjë që kanë ditur dhe që kanë mundur kundër institucioneve shtetërore të krijuara pas Revolucionit dhe sidomos kundër vetë sistemit të Republikës Islamike”. Ajetullah Khamenei tha se kundërshtimi i Republikës Islamike të Iranit ndaj Amerikës ka një logjikë të fortë dhe shtoi: “Kjo metodë racionale mbyll rrugët për depërtim përsëri të amerikanëve, vërteton madhërinë dhe fuqinë e Iranit para botës dhe shkatërron madhërinë boshe të palës kundërshtare në botë”.
Me padyshim se në rrethanat e ndërlikuara aktuale, bota ka nevojë për forcimin e diskursit konstruktiv për paqe, siguri dhe bashkëpunime ekonomike. Ndërkohë njëanshmëria e Amerikës është shndërruar në një sëmundje shkatërruese për bashkëpunimet. Rezultat i kësaj politike është shkatërrimi i fushave për bashkëpunim dhe mirëkuptim. Prandaj, rezistenca përball politikës së njëanshme të Amerikës është element i domosdoshme për të krijuar një botë më të sigurt, me stabilitet më të madh, më shumë të zhvilluar dhe me progres më të gjerë.