Si ta interpretojmë termin "Moharebe" (veprim i armatosur kundër sigurisë së shtetit dhe shoqërisë) në jurisprudencën islame
(last modified 2023-01-19T18:03:11+00:00 )
Janar 19, 2023 19:03 Europe/Tirane
  • Si ta interpretojmë termin

Në jurisprudencën islame në bazë të të cilës hartohen edhe një pjesë e madhe të ligjeve juridike në Republikën Islamike të Iranit, ekzistojnë disa terme të cilat mediat e ndryshme i interpretojnë tërësisht në mënyrë të gabuar për qëllimet e veta. Një prej këtyre termeve është termi "Moharebe" në ligjet e Iranit që shumë media atë e interpretojnë si "luftë kundër Zotit". Cili është interpretimi i vërtetë?!

Të gjitha vendet kanë miratuar rregulla dhe ligje të ashpra dhe të rrepta për ta ruajtur rendin, sigurinë dhe stabilitetin e shtetit dhe të të gjithë shoqërisë. Ekzistenca e sigurisë dhe qetësisë publike, konsiderohet qëllimi parësor dhe kërkesë primare në çdo shoqëri, prandaj edhe ekzistenca e ligjeve dhe miratimi tyre gjithashtu është në kuadër të realizimit të po këtij qëllimi dhe të kësaj kërkese.

Zoti i madhëruar si Krijuesi i gjithësisë, i cili e di të mirën dhe të dobishmen e çdo personi më mirë se vetë ai person, i ka kushtuar rëndësi të gjitha aspekteve të jetës së njeriut. Njeriu është një qenie e cila mund të bëjë gabime, do të thotë se ai në rrethana dhe kohë të caktuar mund të bëjë edhe gabime të ndryshme të rënda ose të lehta. Në bazë të kësaj, feja Islame nuk e shikon një njeri i cili ka bërë gabim si një individ të sëmurë ose të rrezikshëm, por e trajton atë si një person që ka bërë gabim i cili duhet të korrigjohet dhe të përmirësohet në mënyrë që përveçse ai person të vetëdijesohet për gabimin që ka bërë, edhe të krijohen rrethanat parandaluese që individët e tjerë të mos kryejnë gabime ose shkelje të ligjit duke kryer të njëjtin veprim të paligjshëm.

Krijimi i pasigurisë dhe prishja e qetësisë së qytetarëve, konsiderohet një krim shoqëror dhe çdo shoqëri ka vendosur dhe caktuar rregulla dhe ligje të ashpra dhe të rrepta për ta ruajtur rendin, sigurinë dhe stabilitetin e shtetit dhe të të gjithë shoqërisë. Kjo është për arsye se me prishjen e sigurisë dhe qetësisë së shoqërisë, në ato shoqëri do të krijohet kaos dhe më asgjë nuk do të qëndrojë në vendin e vet.  Në fikhun ose jurisprudencën islame një prej veprimeve të paligjshme ose krimeve që prishin rendin dhe sigurinë e shoqërisë, janë veprimet që përkufizohen me dispozitën juridiko-gjyqësor "Moharebe" që ligjet e Sheriatit Islam kanë përcaktuar dënime dhe ndëshkime të qarta ndaj veprimeve të tilla kundër ligjit. Në bazë të kësaj, në nenin 279 të ligjit islam për dënime në përkufizimin e veprimit kriminal "Moharebe" dhe elementeve përbërës të tij, thuhet: "Krimi Moharebe do të thotë që një ose disa individë ndërmarrin aksion për kapjen e armëve në dorë me qëllim të frikësimit ose me qëllim të vrasjes, uzurpimit të pasurisë ose prishjen e nderit të njerëzve, dhe me veprimin e vet krijojnë pasiguri në ambientin jetësor të qytetarëve". Prandaj, në bazë të këtij ligji, personi që kryen këtë krim quhet "Mohareb" dhe ai është një person ose disa persona të cilët kapin në dorë armë zjarri ose armë të ftohtë me qëllim të frikësimit të njerëzve, kryerjen e veprimeve destruktive në shoqëri dhe bëhen shkak për krijimin e pasigurisë në shoqëri.

Në nenin në fjalë, me fjalën "armë" janë për qëllim të gjitha mjetet të cilat përdorën gjatë konfliktit mes njerëzve. Prej këtyre llojeve të armëve mund të përmenden armët e ftohta siç janë: thika, hanxhari, shpata, boksi i hekurit; armët e zjarrit të cilat përfshinë ushtimën (zhurmën), krijimin e flakës, nxehtësisë dhe që krijojnë plagë dhe lëndime gjakderdhëse në trupin e njeriut. Në këtë nen të ligjit, gjithashtu, me shprehjen "kapje e armës në dorë" është për qëllim ekspozimi dhe tregimi i armës në publik dhe prishjen e sigurisë së qytetare dhe krijimin e frikës mes njerëzve. Personi që kryen këtë veprim quhet "Mohareb" sipas ligjeve islame që zbatohen në Iran dhe ndaj tij duhet merret masa ndëshkuese sipas dispozitës "Moharebe".

Përveç kësaj, nëse një person hyn në një vend me qëllim të vjedhjes dhe plaçkitjes dhe nxjerr armën dhe prish sigurinë dhe qetësinë e njerëzve, edhe në rast se ai nuk shkakton lëndim ndaj askujt; për arsye se është bërë shkak për prishjen e sigurisë së njerëzve dhe frikësimin e tyre; veprimi i tij konsiderohet "Moharebe", veprim i armatosur kundër sigurisë publike dhe në bazë të nenit 282 të ligjit islam për ndëshkim, një kriminel që veprimi i armatosur "Moharebe" i tij është vërtetuar dhe konfirmuar, ai duhet të përballet me këto katër lloje të dënimit: ekzekutim me vrasje, kryqëzim, prerje e dorës së djathtë dhe këmbës së majtë, ose internim. Ky lloj i dënimit gjithashtu është marrë edhe nga ajeti 33 i sures Maide në Kur'anin e shenjtë.

Kur'ani i shenjtë në mënyrë shumë të qartë e ka prezantuar veprimin e armatosur "Moharebe" si një krim si dhe ka përcaktuar ndëshkimin përkatës për këtë krim. Aty ku në ajetin 33 të sures Maide thuhet: 

«إِنَّما جَزاءُ الَّذینَ یُحارِبونَ اللهَ وَ رَسوُلَهُ و یَسعَونَ فی الاَرضِ فَساداً اَن یُقَتَّلوُا اَو یُصَلَّبوُا اَو تُقَطَّعَ أَیدیِهم وَ أَرجُلُهُم مِن خِلافٍ أو یُنفَوا مِنَ الاَرضِ ذلِکَ لَهُم خِزیٌ فی الدُّنیا وَ لَهُم فِی الآخِرَةِ عَذابٌ عَظیم»

"Me të vërtetë, ndëshkimi i atyre të cilët ngrihen në luftë kundër Zotit dhe të Dërguarit të Tij dhe ndërmarrin aksion për veprime të armatosura në tokë, është ky që ose të vriten, ose të varrën, ose t'u prehen këmbët dhe duart në drejtime të kundërta me njëra-tjetrën ose të dëbohen e internohen nga ai vend. Ky është poshtërimi i tyre në këtë botë ndërsa në botën tjetër ata do të përballen me një dënim shumë të madh". 

Në bazë të këtij ajeti, shprehja në gjuhën arabe "Muharebetu All-llah" konsiderohet veprimi që si rezultat i tij, shkel një prej parimeve ose prish një prej çështjeve mbi të cilat ka autoritet Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. me urdhrin e Zotit, siç është lufta e jobesimtarëve me Profetin Muhamed s.a.v.s. dhe veprimet e hajdutëve dhe kriminelëve kundër sigurisë publike të cilën e vendosur Profeti Muhamed s.a.v.s në tokë me autoritetin e dhënë nga Zoti. Vazhdimi i fjalisë "ky është ndëshkimi i atyre të cilët luftojnë kundër Zotit" me fjalinë "Dhe e përhapin në tokë pasiguri dhe kaos" e përcakton qartë se qëllimi i termit "Muharebe" është pikërisht krijimi i pasigurisë dhe kaosit në tokë duke prishur sigurinë publike dhe duke kryer veprime të armatosura. Siguria publike në çdo shoqëri prishet atëherë kur frika publike dhe pasiguria zënë vendin e sigurisë dhe një person i përkufizuar me karakteristikat e termit "Muhareb", mund të krijojë një frikë të tillë në shoqëri atëherë kur me armë në dorë i kërcënon njerëzit në vende publike.

Kjo që termi "Muharebe" dhe luftë kundër robërve të Zotit në këtë ajet kur'anor është prezantuar si luftë kundër Zotit dhe të Dërguarit të Tij s.a.v.s., vërteton një theksim jashtëzakonisht i prerë i fesë Islame në lidhje me të drejtat e njeriut dhe respektimin e sigurisë së njerëzve. Nga kjo pikëpamje, "Moharebe" kundër Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. nuk ka nevojë të jetë një luftë e drejtpërdrejtë me vetë Hazretin Muhamed s.a.v.s.. Kështu që ndëshkimet të cilat i kanë paraparë dhe i kanë nxjerrë ekspertët e jurisprudencës islame në bazë të ajetit 33 të sures Maide në Kur'anin e shenjtë për veprën "Moharebe" janë: ekzekutim me vrasje, prerja e dorës së djathtë dhe këmbës së majtë, internimi dhe kryqëzimi. Sot, nuk zbatohet dënimi i prerjes së dorës së djathtë dhe këmbës së majtë dhe as dënimi i kryqëzimit dhe nuk konsiderohet e zakonshme një gjë e tillë, mirëpo gjykatësi mund të vendosë për njërin mes dy llojeve të dënimeve: ekzekutim me vrasje ose internim dhe ta zbatojë atë për personin që ka kryer veprimin e paligjshëm "Moharebe".

Një çështje të cilën e konsiderojmë të nevojshme të shtrohet këtu, është kjo që në mes termit "Fesad fil ard" që do të thotë korrupsion në tokë" dhe "Moharebe", ekziston dallim i konsiderueshëm. Termi "Moharebe" në mënyrë të veçantë përkufizon veprimin i cili e prish sigurinë e përgjithshme të anëtarëve të shoqërisë dhe krijon frikë në mesin e njerëzve. Ndërkohë që në nenin 286 të ligjit islam për ndëshkim në lidhje me krimin e përkufizuar me termin ""Fesad fil ard", thuhet: "Çdo kush i cili kryen krime në përmasa të mëdha, siç është publikimi i lajmeve të rrejshme, shpërndarja e lëndëve helmuese, vënia e zjarrit dhe shkatërrimi i pasurisë dhe pronës publike, themelimi i qendrave për veprime destruktive dhe korruptive etj., që shkaktojnë prishjen e rendit publik të vendit dhe ose që shkaktojnë dëme të mëdha ndaj jetës dhe pasurisë së anëtarëve të shoqërisë, në atë mënyrë që rrezikohet rendi publik i qytetit dhe ambientit dhe prishet qetësia e njerëzve; ai person ka kryer veprime që janë shembull të krimit "Fesad fil ard"".

Zoti i madhëruar në ajetin 61 të sures Hud në Kur'anin e shenjtë, duke iu drejtuar popullit Themud te i cili e kishte dërguar një profet me emrin Salih, thotë:

«وَإِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمْ صَالِحًا قَالَ یَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَکُمْ مِنْ إِلَٰهٍ غَیْرُهُ هُوَ أَنْشَأَکُمْ مِنَ الْأَرْضِ وَاسْتَعْمَرَکُمْ فِیهَا فَاسْتَغْفِرُوهُ ثُمَّ تُوبُوا إِلَیْهِ إِنَّ رَبِّی قَرِیبٌ مُجِیبٌ»

"Dhe ne e kemi dërguar te populli Themud, vëllain e tyre Salih i cili u tha: o populli im! Adhurojeni Zotin! Nuk ekziston asnjë zot tjetër përveç Tij, dhe Ai iu ka krijuar juve prej tokës dhe ka kërkuar nga ju që ta zhvilloni dhe jetoni atë (tokën), prandaj kërkoni falje nga Ai, pastaj ktheheni drejt Tij. Kjo është për arsye se Zoti im është afër (robërve të tij) dhe ai ua plotëson lutjet dhe duatë atyre". Zoti i madhëruar në këtë ajet u thotë popullit Themud që të krijojnë kushtet për zhvillimin e vendbanimeve të tyre i paralajmëron ata që të mos kryejnë krime në tokë. Kjo është për arsye se prishja e sigurisë bëhet shkak për kryerjen e krimeve dhe krijimin e kaosit në tokë dhe nëse nuk do të ekziston siguri, atëherë njeriu të cilin Zoti e quan mëkëmbës të Tij në tokë, më nuk mund të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e tij si mëkëmbës i Zotit në tokë. Kur nuk ekziston siguri, është e pamundur që në tokë të krijohet zhvillimi dhe progresi i njerëzimit. Prandaj, duke krijuar pasiguri, gradualisht shkatërrohet edhe ai zhvillim dhe progres që është arritur më parë në tokë.

Në këtë mënyrë, siguria është një prej nevojave themelore të njeriut, madje edhe të krijesave të tjera. Shoqëria njerëzore nën hijen e sigurisë mund të bëjë hapa drejt zhvillimit dhe progresit. Nëse një shoqëri nuk ka drejtësi dhe siguri shoqërore, ajo shoqëri nuk mund të jetë e qëndrueshme dhe me kriza të brendshme, do të shkatërrohet. Kështu që në ligjet e disa vendeve duke përfshirë edhe ligjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet nëse polici si përgjegjës për rendin dhe sigurinë e shoqërisë, pasi të ndjejë se ekziston një rrezik, menjëherë ka të drejtë të qëllojë me armë zjarri. Kjo do të thotë se jo vetëm gjatë konfliktit ose përleshjes së armatosur, por vetëm sa polici të ndjejë se ekziston rreziku, individi përball tij vritet, pavarësisht se ekziston mundësia që polici të ketë gabuar.

Njeriu në bazë të natyrës qenësore të tij, gjithnjë bënë përpjekje për të fituar sigurinë. Siguria mund të ndahet në kategori të ndryshme si siguria shoqërore, siguria ekonomike, siguria ushtarake dhe siguria politike. Në këtë mes, garantimi i sigurisë shoqërore është një prej kategorive më të rëndësishme të sigurisë e cila gjithnjë ka qenë dhe është në qendër të vëmendjes së liderëve të shoqërive njerëzore. Kjo është për arsye se vetëm një shoqëri mund të arrijë në zhvillim dhe lulëzim të vërtetë në të cilën është garantuar siguria shoqërore. Kur të jetë garantuar siguria shoqërore, natyrisht se nuk shkelen të drejtat e pjesëtarëve të shoqërisë dhe të qytetarëve të atij vendi dhe individët nuk bëjnë padrejtësi ndaj njëri-tjetrit. Në këtë kuadër, mbrojtja e sistemit shtetëror gjithashtu ka një rëndësi të veçantë, prandaj ndaj atyre të cilët synojnë të bëjnë komplote kundër sistemit shtetëror, duhet të ndërmerren masa serioze dhe të zbatohen ligjet për ndëshkimin e tyre. Prandaj, në nenin 17 të krimeve të ligjit përkatës me forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit thuhet: "Çdo (individ) ushtarak i cili planifikon rrëzimin me konceptin e ndryshimit dhe shkatërrimit të themeleve të sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit dhe për këtë qëllim, formon një organizatë ose grup ose merr pjesë në një grup ose organizatë të tillë ose bashkëpunon në mënyrë efikase në një organizatë të tillë, konsiderohet Mohareb-terrorist". Në bazë të këtij neni, formimi i ndonjë organizate ose grupi me qëllim rrëzimin dhe shkatërrimin e themeleve të sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit ose bashkëpunim efikas me një organizatë të tillë ose pjesëmarrja në të, përfshin në dispozitën ligjore-juridike "Moharebe" që do të thotë veprim i armatosur kundër sigurisë publike dhe shtetërore, prandaj ndaj persona të tillë do të zbatohen dënime në përputhje me terrorizmin dhe kryerjen e veprimeve të armatosura kundër shtetit.

Një çështje shumë e rëndësishme që ekziston në lidhje me dispozitën ligjore "Moharebe" në ligjet e Iranit, është kjo që kur anëtarët e një shoqërie ta dinë se një dënim i ashpër deri në nivel të ekzekutimit me vrasje do të jetë ndëshkimi i një personi i cili kërcënon të prish sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve, atëherë kjo dispozitë ligjore do të jetë parandaluese dhe parandalon veprimet e armatosura dhe pasiguritë e ardhshme. Nëse me këtë pretekst që krimineli të jetë përfshirë në euforinë emocionale, të lihet ai në gjendjen e tij, nuk ekziston kurrfarë garancish që ai të mos përsërit krimin e tij dhe të mos inkurajojë individë të tjerë për të kryer atë krim. Me padyshim, në një shoqëri në të cilin krimineli që ka kryer krim nuk përballet me dënim e ndëshkim, në atë shoqëri do të zhduket drejtësia dhe siguria.

Në çështjet e dispozitës "Moharebe" (veprimit të armatosur kundër sigurisë publike), gjithashtu dënimet dhe ndëshkimet që janë paraparë për një veprim të tillë, janë garantuese të sigurisë për shoqërinë njerëzore dhe garantojnë sigurinë në jetën e njerëzve, pra janë sekreti i jetës shoqërore. Me padyshim, dënimi i një personi i cili e bënë të rrezikshëm ambientin e shoqërisë për të tjerët, në realitet, në të gjithë botën konsiderohet mbështetje ndaj të drejtave të njeriut. Nëse një keqbërës dhe kriminel nuk përballet me dënim dhe ndëshkim për veprën e tij, atëherë të gjithë kriminelët do të jenë të lirë dhe shoqëria e shëndoshë gjithashtu do të shndërrohet në mal kur secili person në bazë të emocioneve dhe ndryshimeve psikologjike të tij, bënë çfarëdo lloj veprimi që dëshiron.

 

Tags