Dhuna policore në shoqërinë amerikane 3
(last modified Wed, 20 Jul 2016 08:10:28 GMT )
Korrik 20, 2016 10:10 Europe/Tirane

Sipas statistikave të vitit 2015, në SHBA jetojnë më shumë se 326 milion njerëz ku pjesa më e madhe përbëhet nga të bardhët. Mirëpo numri i popullsisë në radhët e të bardhëve në Amerikës është duke u ulur.

Sipas këtyre statistikave, në vitin 2020 popullsia e të bardhëve në Amerikë do të jetë 61.3% ndërsa e etnive të tjera do të jetë 38.7%. Procesi i kthimit të popullsisë amerikane nga të bardhë në etnitë e tjera, në vitin 2050 do të jetë në proporcionin 50.1% me 49.9%. Pra me kalimin e viteve, proporcioni i të bardhëve me etnitë e tjera në Amerikë do të ndryshojë në favor të etnive të cilët do të bëjnë edhe shumicën e popullsisë në Amerikë. Këtë e theksojnë shumë sociologë amerikanë.Në Amerikë, pakicat etnike janë ata që më shumë vuajnë nga dhuna, forca dhe torturimi. Shumë të bardhë, si policë dhe gjyqtarë, politikanë dhe njerëz të thjeshtë dhe studentë apo profesorë, në një formë mënyre torturojnë dhe ushtrojnë dhunë ndaj zezakëve. Dhuna ndaj një personi në Amerikë ushtrohet sipas ngjyrës së lëkurës, veshjes, etnisë dhe paraqitjes së tij. Dhuna racore dhe etnike në Amerikë vihet re në çdo ambient d.m.th. në rrugë, në kinema, në zyrat dhe institucionet shtetërore, në burgje, madje edhe në shkolla. Dhuna që policia ushtron ndaj shoqërisë amerikane, rrënjët i ka në prirjet raciste që ekzistojnë në Amerikë. Vitet e fundit dhe sidomos në vitin 2014-2015 dhuna e policisë dhe keqtrajtimet që u janë bërë zezakëve në Amerikë nga ana e policisë, është shtuar shumë dhe kjo sidomos pas ngjarjes së Fergusonit ku një oficer i bardhë policie vrau një adoleshent zezak amerikan. Duke qenë se etnitë që jetojnë në Amerikë janë të shumtë si zezakët, hispanikët, indianët dhe myslimanët, dhuna që ushtron policia ndaj tyre është bërë shkak që ajo të kthehet në një çështje ndërkombëtare. Për këtë shumë organizata ndërkombëtare dhe vendet të tjera duhet të përkushtohen më shumë në këtë dhunë të policisë amerikane. Amerika është formuar kryesisht nga emigrantët evropianë dhe në veçanti nga anglezët. Ky vend nëpërmjet sistemit të skllavërisë dhe shit-blerjes së skllevërve, u zgjerua jashtëzakonisht shumë. Roli i etnive të ndryshme në Amerikë është ndarë në zezakët si forcë për punët e rënda dhe në bujqësi, indianët si banorët e parë të Amerikës dhe njerëz të varfër, hispanikët që vitet e fundit kanë emigruar nga Amerika latine për në Amerikë si në formë ligjore ashtu edhe të jashtëligjshme dhe raca e verdhë që përbëhet kryesisht nga aziatikët. Këto etni me pagë të ulët përdoren si forcë e industrisë amerikane. Këtyre katër etnive që historikisht kanë jetuar në Amerikë, duhet shtuar edhe etnia e pestë që përbëhet nga myslimanët dhe pakica e hebrenjve anti-sionistë. Të bardhët evropianë, progresin dhe modernizim aktual të Amerikës, në mënyrë të gjerë ia kushtojnë pranisë së këtyre etnive. Megjithatë ekonomia kapitaliste e Amerikës në të njëjtën kohë është një ekonomi liberale e cila krijon mundësi progresi dhe zhvillimi për të gjitha grupet dhe etnitë e ndryshme. Në të njëjtën kohë ekziston edhe mundësia e shtypjes së tyre. Mirëpo niveli më i madh i varfërisë vihet re tek etnitë me ngjyrë si zezakët, latinët dhe indianët. Varfërinë e përjetojnë ato etni të cilat në të kaluarën kanë hasur në diskriminime. Për këtë varfëria, krimin, burgosja dhe dhuna që policia ushtron ndaj tyre, ka shumë lidhje me të kaluarën. Sa u përket zezakëve duhet thënë se afro-amerikanët, në vitet e para të jetës së evropianëve në Amerikë, janë sjellë në Amerikë si skllevër për shkak të mungesës së forcës punëtore. Pas një rezistence të gjatë dhe pas vrasjes së shumë njerëzve, më në fund në vitin 1960 zezakët arritën të ndryshojnë ligjin social në Amerikë dhe në këtë mënyrë u ul disi diskriminimi i gjerë që bëhej ndaj tyre në Amerikë, diskriminim që kishte rrënjë në shoqërinë amerikane. Diskriminimi në shoqërinë amerikane ka rrënjë të thella dhe të vjetra. Opinioni që ekziston në shoqërinë amerikane rreth zezakëve, pengon heqjen e fytyrës së zezë të racizmit që kanë të bardhët ndaj të tjerëve. Të bardhët janë pesimist ndaj etnive të tjera. Diskriminimi i qëllimshëm ndaj zezakëve në Amerikë, që bëhet nga ana e policisë dhe aparateve gjyqësore në Amerikë, tregon qartazi shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të njerëzve e ngjyrë në këtë vend. Për çdo vit, grupe dhe vende të ndryshme paraqesin raporte mbi rastet e shkeljes së të drejtave të njeriut në Amerikë. për shkak të politikave diskriminuese, zezakët amerikanë edhe pse kapin vetëm 12% të popullsisë, ata përbëjnë 50% të personave të dënuar për krime në Amerikë. Indianët janë banorët autoktonë dhe të parët që kanë jetuar në Amerikë. Ata janë sulmuar dhe vrarë nga emigrantët evropianë dhe në veçanti nga britanikët. Indianët e Amerikës janë dëbuar nga tokat e tyre që kryesisht ndodheshin në verilindje të Amerikës dhe janë detyruar të shpërngulen për në jug dhe jugperëndim të vendit. Sjellja e policisë ndaj indianëve, që në kaluarën e deri më sot, ka qenë dhe është e dhunshme. Kjo dhunë vihet re edhe në shumë nga filmat e Hollivudit dhe programet televizive të Amerikës dhe Kanadasë. Mirëpo policia amerikane ushtron dhunë edhe ndaj etnive të tjera si hispanikët dhe aziatikët. Duhet pasur parasysh se politika e Amerikës për thithjen e emigrantëve më shumë përqendrohet në thithjen e forcës së lirë punëtore nga Azia. Mirëpo amerikanet në të njëjtën kohë nuk mund të pengojnë valën e gjerë të emigrantëve kryesisht nga Amerika Qendrore dhe nga Amerika Latine. Varfëria me të cilën përballen njerëzit në këto rajone, i ka detyruar ata që të shkojnë në Amerikë dhe të bëjnë punë të rënda dhe me pagë të ulët. Varfëria i ka detyruar këta njerëz që të futen në mënyrë të jashtëligjshme në Amerikë dhe për pasojë shumë prej tyre janë marrë me punë kriminale. Për këtë arsye, këndvështrimi i policisë amerikane ndaj tyre është gjithmonë diskriminues dhe racist, ndërsa sjellja e policisë ndaj tyre është e shoqëruar me dhunë. Në shekullin e 20-të shumë emigrantë nga e gjithë bota iu drejtuan Amerikës. Në mesin e këtyre emigrantëve vihen re shumë banorë të Azisë kryesisht femra nga Kina, Tajlanda dhe Vietnami të cilët janë dërguar si skllevër seksualë në Amerikë. Ndaj etnive të tjera që jetojnë në Amerikë, dhuna ushtrohet edhe ndaj hebrenjve që janë kundër regjimit sionist. Hebrenjtë që kanë hasur në dhunën amerikane janë autoritete fetare dhe rabinë të cilët për shkak se janë kundër regjimit sionist, hasin në diskriminimin e amerikanëve. Që nga koha e krijimit të regjimit sionist, këta hebrenj kanë jetuar në Amerikë. Disa prej këtyre hebrenjve për arsye se kanë kundërshtuar regjimin sionist, janë detyruar të emigrojnë në Amerikë. Hebrenjtë kundërshtarë të regjimit sionist në Amerikë, përbëjnë atë pakicë etnike e cila censurohet më shumë se sa etnitë e tjera nga mediat amerikane. Hebrenjtë kundërshtarë të regjimit sionist, në shumë raste hasin në dhunën e policisë amerikane. Një tjetër pakicë etnike në Amerikë që përballet me dhunën e policisë dhe diskriminimin, është shoqëria myslimane. Vitet e fundit, sa herë që shfaqet ndonjë faktor kërcënues për sigurinë dhe interesat kombëtare në Amerikë, gishti i akuzës drejtohet nga myslimanët. Për këtë myslimanët përballen si me dhunë shtetërore ashtu edhe me dhunë jo shtetërore. Dhuna ndaj myslimanëve është shtuar tej mase sidomos pas shfaqjes së grupeve terroriste si Al Kaida, Taleban, ISIS dhe pas akteve terroriste që këto grupe kanë kryer si ngjarja e 11 shtatorit në Amerikë dhe ajo e 13 nëntorit 2015 në Paris. Dhuna ndaj myslimanëve ushtrohet si nga ana e policisë ashtu edhe nga ana e shoqërisë amerikane. Shoqëria myslimane në Amerikë, pas ngjarjes terroriste të 11 nëntorit në Paris dhe 2 dhjetorit në San Bernandinio në Kaliforni, kanë ndërmarrë një fushatë për të prezantuar realitetin e fesë së pastër Islame. Në Amerikë, të bardhët kanë pikëpamje pozitive lidhur me punën dhe sjelljen e policisë. Në disa raste të bardhët janë shprehur se policia duhet të jetë akoma më e ashpër në përballje me kriminelët. Në sondazhin e vitit 2000 vihet re se të bardhët janë të mendimit se 48% e zezakëve janë të lindur kriminelë. Për këtë arsye këta të bardhë çdo lloj kritike ndaj dhunës policore e cilësojnë kundërshtim ndaj interesave kombëtare. Nga ana tjetër, afro-amerikanët dhe hispanikët, dhunën e policisë e cilësojnë si supremaci të të bardhëve në Amerikë dhe për këtë sa herë që ndodh ndonjë rast ku vritet një prej anëtarëve të tyre, ata menjëherë reagojnë dhe ngrihen në protesta. Nga janari i vitit 2015 e deri në shtator, më shumë se 600 persona kanë humbur jetën për shkak të përdorimit të armës nga ana e policisë. Vetëm në gusht të vitit 2015, policia amerikane ka marrë jetën e 24 zezakëve të cilët në momentin kur janë vrarë kanë qenë të pa armatosur. Shtimi i dhunës së policisë amerikane dhe vrasja e njerëzve të pafajshëm sidomos në radhët e zezakëve dhe përkushtimi i madh në këtë çështje, është bërë shkak që qeveria amerikane të mos publikojë saktë numrin e viktimave të dhunës policore. Dokumentet dhe faktet historike dëshmojnë se dhuna që policia ushtron në Amerikë, nuk është një çështje e re, sepse gjithmonë agjentët e sigurimit në këtë kanë përdorur dhunë dhe sjellje çnjerëzore. Mirëpo sot zgjerimi i pajisjeve televizive dhe të regjistrimit si telefoni celular, i ka dhënë mundësi shoqërisë që të regjistrojë dhe përhapë sa më shpejt rastet e përdorimit të dhunës nga ana e policisë. 

Tags