Nëntor 25, 2018 01:08 Europe/Tirane
  • Profeti i mëshirës në pikëpamjen e Mevlanasë

Në këtë edicion do të paraqesim pikëpamjen e Mevlana Xhalaludin Muhamed Belkh në lidhje me Hazretin Muhamed s.a.v.s..

Falënderimi dhe lavdërimi i Zotit të madhëruar dhe përshkrimi i personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., ka qenë zbukurim i veprave dhe divaneve të shumicës së poetëve iranianë. Mevlana gjithashtu është një prej poetëve iranianë në poezitë e të cilit dashuria ndaj Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe sidomos në Masnavi, është manifestuar në mënyrë shumë të veçantë. Tregimet e profetëve në gjashtë defterët e Masnavisë kanë një pasqyrim të madh deri në atë masë sa që mund të thuhet se gati të gjithë emrat e profetëve që janë përmendur në Kur’anin e shenjtë, janë përmendur edhe në Masnavi. Përkushtimi i Masnavisë në tregimet dhe sekretet e jetës së profetëve është më i madh se sa aludimet dhe thurja e tregimeve të zakonshme që lexuesit zakonisht tregojnë vëmendje vetëm ndaj ngjarje që pasqyrohen në tregim. Fjalët e Mevlanas burojnë nga origjinaliteti i mendimit, nga pavarësia e mendimit dhe nga konkludimet gnostike. Sipas Dr. Zarinkub, studiues i veprave të Mevlanas, “dashuria e madhe dhe e papërshkruar në Masnavi që për çdo çast flet për profet e Zotit, përbëjnë frazat më të bukura dhe më tërheqëse të Masnavisë. Kjo bukuri dhe kjo madhëri e Masnavisë arin kulmin e vet me emrin e vulës së profetëve Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Mevlana çdo herë kur flet për Ahmedin s.a.v.s. dhe virtytet e tij, thuajse shpirti i tij po fluturon në qiellin më të lartë. Nganjëherë arrin deri në atë masë sa që duket se as fjalët nuk kanë potencialin për të shprehur ndjenjat e tij. Imazhi i cili paraqitet në Masnavi rreth Hazretit Muhamed s.a.v.s., jo vetëm që përmban ngritjen dhe shenjtërimin e jashtëzakonshëm të personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., por në këtë mënyrë tregon dashurin dhe respektin më të madh të Mevlanas ndaj këtij mësuesi të njerëzimit. Në të gjithë Masnavinë ne vërejmë lavdërimin me shumë pasion dhe njëkohësisht me plotë kuptim të Mevlanas ndaj Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.”.

Ai për këtë arsye u bë vula e profetëve që në bujari

Nuk ishte askush si ai dhe nuk do të jetë

Muhamedi ka inspirim për të gjitha çështjet

Është ai që zgjidh të gjitha nyjat dhe të gjitha problemet

Në Masnavinë e Mevlanas, fjala dhe emri i Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. është përmendur rreth 500 herë dhe me raste të ndryshme i jep aromë të bukur Masnavisë. Metoda të cilën e ka zgjedhur Mevlana për përshkrimin dhe lavdërimin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. në veprat e tij, dallon nga metoda e poetëve paraardhës dhe pasardhës të tij. Në divanet e poetëve të mëdhenj persianë, pas falënderimit dhe lartësimit të Zotit të madhëruar, përshkruhet dhe lavdërohet personaliteti i Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Mirëpo në Masnavi, metoda e punës dallon. Emri i Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. është përmendur në të gjithë Masnavinë dhe ai nuk ka vend të caktuar. Mevlana në raste të ndryshme përmend emrin e Hazreti Muhamedit s.a.v.s dhe këtë e konsideron të nevojshme në mendjen e tij, prandaj duket sikur me modesti e fton emrin e Hazretit Muhamed s.a.v.s. që të jetë i pranishëm në Masnavi. Çështje të tilla janë paraqitur në Masnavi sipas gjendjes gnostike të Mevlanas gjatë krijimit të Masnavisë. Mevlana në përshkrimin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe krahasimin e pozitës së tij me pozitën e profetëve të tjerë të Zotit, vë në dukje çështjet e përgjithshme dhe të veçanta. Ai beson se emri Ahmed është emri i të gjithë profetëve të Zotit. Ashtu sikur që e përgjithshmja e përfshinë edhe të veçantën dhe pasi të përmendet numri 100 natyrisht se aty është edhe numri 90.

Emri Ahmed është emri i të gjithë profetëve

Kur të përmendet 100-shi, aty është edhe 90-shi

Mevlana qenien e Hazretit Muhamed s.a.v.s. e konsideron përfshirëse të të gjitha virtyteve të përkryerjes. Kjo është për arsye se ai beson që në qenien e Hazretit Muhamed s.a.v.s. janë të fshehura të gjitha të sekretet dhe të vërtetat e profetëve të tjerë. Mevlana moralin dhe personalitetin e Hazretit Muhamed s.a.v.s. e konsideron manifestim i të gjitha virtyteve dhe pozitave të përkryerjes së dashurve të Zotit dhe rrugëtarëve të rrugës së Zotit, prandaj atij i jep përparësi parësore në krahasim me të gjithë profetët e tjerë edhe pse Hazreti Muhamed s.a.v.s. është shpallur profet pas të gjithë atyre të tjerëve. Mevlana për ta kuptuar këtë çështje, mjaftohet me një shembull të thjeshtë dhe ai është ky që gjithmonë fryti i cili është faza më e lartë e përkryerjes së ekzistencës së pemës, vjen pas pemës. Prandaj Hazreti Muhamed s.a.v.s. në krahasim me profetët e tjerë, sipas Mevlanas, është si një fryt të cilin e ka sjell pema e profetësisë. Prandaj, pavarësisht se ai ka ardhur në fut të të gjithëve, por ka përparësi më të madhe ndaj të gjithë atyre. Mevlana këtë alegori e paraqet edhe për vulën e profetësisë si pozitë të Hazretit Muhamed s.a.v.s., për arsye se në mënyrë sipërfaqësore Hazreti Muhamed s.a.v.s. është profeti i fundit, mirëpo në të vërtetë pema e profetësisë ka vazhduar jetën përgjatë historisë derisa ka dhënë një frutë si Hazretin Muhamed s.a.v.s.. Prandaj, profetësia ka vazhduar nëpërmjet Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe ka arritur në përkryerje.

Edhe nëse unë sipas formës jam lindur nga Ademi

Por sipas kuptimit jam i zhytur te gjyshi i gjyshit

Imazhi që paraqitet në Masnavi rreth Hazretit Muhamed s.a.v.s., tregon fundin e dashurisë dhe respektit të Mevlanas ndaj këtij mësuesi dhe udhëzuesi të madh të njerëzimit. Mevlana gjendjet e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. e konsideron përmbledhje të plotë të të gjitha virtyteve dhe pozitave të të gjithë të dashurve të Zotit dhe rrugëtarëve të rrugës së Zotit. Mevlana jetën dhe veprën e sunetin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., e prezanton si shembull të përkryer për gnostikët dhe e shfrytëzon atë në mësimin e gnosticizmit pragmatik. Dëshmia më e mirë për këtë, është libri i tij Masnavi.

Një prej shembujve që tregon vëmendjen e madhe të Mevlanas ndaj personalitetit të Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe jetës e veprës së tij, është shfrytëzimi i shumë haditheve profetike në veprat e veta dhe në këtë mënyrë ai e njeh lexuesin me përmbajtjen e disa haditheve profetike. Për shembull, Mevlana aty ku flet për egon dhe e qorton egon dhe dëshirat e tij, vë në dukje një hadith të Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Mevlana ashtu sikur gnostikët e tjerë, luftën kundër pabesimtarët e konsideron “xhihad të vogël” ndërsa luftën kundër egos e konsideron “xhihad të madh”. Kur në një rast një grup i shokëve të Hazretit Muhamed s.a.v.s. ishin kthyer nga lufta me pabesimtarët, Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. kishte thënë: “Ne u kthyem nga xhihadi i vogël dhe tani ka ardhur koha që të merremi me xhihadin e madh”. Mevlana beson se luftërat e rrugëtarëve të rrugës së Zotit, janë në bazë të kësaj thënie të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Mevlana u tregon rrugëtarëve të rrugës së Zotit dhe të vërtetës se armiku më i madh që kërcënon çdo besimtar të sinqertë, nuk është armiku i jashtëm, por ky armik ndodhet brenda tij që në realitet është egoja i tij.

O mbretër ne kemi vrarë armikun e jashtëm

Tani ka mbetur një armik më i keq se ai në brendësinë tonë

Vrasja e këtij armiku, nuk është punë e mendjes dhe zgjuarsisë

Luani i brendshëm nuk mashtrohet me lepurin

Zjarr është kjo egoja dhe zjarr i kuçedrës

Zjarr i cili nuk pakësohet as me ujin e të gjithë deteve

Rrugëtari i rrugës së Zotit për të arritur në qëllimin e vet, duhet të kalojë faza të ndryshme dhe të përballet me të gjitha vështirësitë e tyre, sipas mendimit të gnostikëve. Një prej këtyre fazave, është varfëria “fakr”. Mevlana në Masnavi duke u bazuar në hadithin profetik “Varfëria është krenaria ime”, flet për rëndësinë dhe rolin e varfërisë në arritjen e devotshmërisë dhe varfërinë e konsideron madhëri dhe dinjitet të brendshme.

Varfëria për këtë arsye u bë krenari e pavdekshme

Sepse ajo i ndihmon besimtarët të arrijnë në devotshmëri

Mevlana beson se Profeti i nderuar i Islamit s.a.s.v. atë lloj të varfërisë e konsideron krenari që bëhet burim i lëvizjes së besimtarit në rrugën e drejt Zotit. Një varfëri që rezulton me devotshmëri dhe një varfëri e cila buron nga dashuria dhe pasioni i takimit me Zotin. Kjo varfëri është spiritualë dhe dallon nga varfëria materiale e cila nganjëherë rezulton edhe me mosbesim. Varfëria në pikëpamjen e gnostikëve, do të thotë nevojë për Zotin dhe që besimtari të mos ketë nevojë për gjë tjetër. Kjo nevojë rezulton me krijimin e lidhjes së vazhdueshme të njerëzit me Zotin e madhëruar.

Varfëria është krenari e ime, është thënë për këtë o suni

Që të largohemi nga lakmuesit dhe të strehohemi te i pasuri

Thesarin e fshehin në gërmadha për këtë arsye

Që të lirohen nga lakmia e materialistëve

Vështirësitë dhe vuajtjet që ka përjetuar Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në Meke nga kundërshtarët dhe idhujtarët e fisit Kurejsh, janë pasqyruar në Masnavi dhe sidomos mënyra e sjelljes së Ebu Xhehlit ndaj Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Në poezitë e Mevlanas nga mesi i armiqve dhe kundërshtarëve të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., Ebu Xhehli është prezantuar si simboli i të gjithë idhujtarisë dhe injorancës.

Armiqësia e Ebu Xhehlit me fenë Islame dhe me Hazretin Muhamed s.a.v.s. ka qenë deri në atë masë sa që ai gjithnjë e shikonte me urrejtje dhe armiqësi Hazretin Muhamed s.a.v.s. dhe shokët e tij. Armiqësia e tij ndaj Hazretit Muhamed s.a.v.s. ka qenë deri në atë masë sa që Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. e ka quajtur atë “Faraon të Umetit”. Mevlana duke u mbështetur në këtë përshkrim rreth Ebu Xhehlit, atë e konsideron simbol të egoizmit dhe simbol të trupit material, do të si një person që njeriu duhet të largohet nga ndjekja e tij.

Thyerja e idhujve është lehtë, është lehtë

Por, mendjelehtësia ndaj egos, është injorancë, injorancë

Në çdo ego është një mashtrim dhe në çdo mashtrim

Të zhytur janë njëqind Faraon me faraonë të tjerë

Kërko strehim të Zoti i Musait dhe të Musai

Mos e humb forcën e besimit përball Faraonit

Kapu për litarin e Zotit dhe të Ahmedit

O vëlla ke kujdes nga trupi që është si Ebu Xhehli!

Sipas Mevlanas, biseda e Ebu Xhehlit me Hazretin Muhamed s.a.v.s. është si polemika e Hazretit Musa a.s. me Faraonin dhe pasqyron gjendjen e egos së Ebu Xhehlit. Mevlana si shembull dhe dëshmi të kësaj thënie, rrëfen një tregim kur një ditë Hazreti Muhamed s.a.v.s. në përgjigje të ofendimit që i kishte bërë atij Ebu Xhehli, i kishte thënë atij se “po e thua të vërtetën”. Në po atë kohë një shok i Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. në po atë kuvend e kishte quajtur Hazretin Muhamed s.a.v.s. “Diell”. Hazreti Muhamed s.a.v.s. edhe atij i ishte përgjigjur duke thënë: “Po e thuash të vërtetën!”. Një prej personave të pranishëm në atë kuvend e kishte pyetur Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s. se si qëndron kjo punë që në përgjigje të dy këtyre fjalëve, kishte një mendim. Për çfarë arsye? Hazreti Muhamed s.a.v.s. u përgjigj: “Secili prej tyre në pasqyrën e qenies time e shikon fytyrën e vet!” Pasi që Ebu Xhehli e kërkonte pamjen e egos së vet në qenien e Profetit s.a.v.s., nuk mund ta shikonte Hazretin Muhamed s.a.v.s. ashtu siç ishte në të vërtetë.

Ebu Xhehli e pa Ahmedin dhe i tha

Je një fytyrë e keqe që ka dal nga Beni Hashim

Ahmedi iu përgjigj, po e thua të vërtetën

Po e thua të vërtetën edhe pse vepron keq

Pastaj e pa një shok i tij dhe i tha: “O Diell”

Nuk je as nga lindja dhe as nga perëndimi, rrezo bukur

Iu përgjigj Ahmedi edhe këtij: “Po e thua të vërtetën o i dashur!”

O mik që je liruar nga kjo botë e pavlerë!

Të pranishmit i thanë: o i Dërguar i Zotit

Të vërteta i quajte dy thënie të kundërta, pse?

U përgjigj: unë jam pasqyrë e pastruar me dorë

Turku e hindasi e shikon veten në mua ashtu siç është ai.

Sipas Mevlanas, ajo që i shtynë kundërshtarët e Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe shembujt e Ebu Xhehlit dhe Ebu Lehebit që të sillen me armiqësi ndaj tij, janë lidhjet e tyre me botën materiale dhe me egon e tyre, ndërkohë që besimtarët e sinqertë si rezultat i dashurisë që kanë ndaj tij, zemrat e tyre pushtohen nga drita profetike e tij.

Shkurtimisht mund të themi se imazhi i Hazretit Muhamed s.a.v.s. që prezantohet në Mesnevinë e Mevlanas, përmban shenjtërimin e personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe tregon respektin e madh për këtë zotëri të të gjitha krijesave dhe njëkohësisht me këtë paraqet edhe dashurinë e Mevlanas ndaj këtij mësuesi dhe udhëzuesi të njerëzimit. Në pikëpamjen e Mevlanas dhe në pikëpamjen e të gjithë gnostikëve myslimanë, Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. është shëmbëlltyrë e plotë e njeriut të përkryer dhe në të gjithë etikën dhe gnosticizmin islam e sidomos në Masnavinë e Mevlanas, kjo dashuri dhe ky respekt ndaj tij manifestohet në jashtëzakonisht të madhe.

Tags