Ramazani, Muaji i Zotit (10)
(last modified Thu, 30 May 2019 23:09:36 GMT )
May 31, 2019 01:09 Europe/Tirane
  • Ramazani, Muaji i Zotit (10)

Muaji i Ramazanit është një mjet për shëndetin dhe mirëqenien e njeriut, si fizikisht ashtu edhe shpirtërisht. Është transmetuar nga Profeti i Islamit që ai ka thënë, "Të agjërosh do të thotë të jesh i shëndetshëm".

Në epokën moderne, qeniet njerëzore e kanë kuptuar se të kesh një dietë ushqimore të shëndetshme dhe të dobishme, përveç një programi të rregullt për ushtrime fizike, do të ketë ndikim të thellë në shëndetin. Dëmtimet nga ushqimet e shpejta, pijet me gaz, ushqimet e yndryshme dhe të kripura e kështu me radhë, ndikojjnë negativisht në shëndetin e njeriut. Kjo është arsyeja pse disa njerëz kanë zgjedhur dietë vegjetale ose ushqime detare.

Por, a duhet që trupi i njeriut të hajë për të qenë i shëndetshëm ose a ka nevojë për një periudhë të pushojë nga të ngrënit?

Sistemi i tretjes fillon me gojën dhe mbaron tek zorrët. Megjithatë, roli i mëlçisë, gjakut, enëve të gjakut, hormoneve dhe gjëndrave nuk duhet të injorohet në tretje dhe thithjen e ushqimit. Agjërimi për një muaj i jep sistemit të tretjes mundësinë për të pushuar pas 11 muajve të punës. Pushimi është jetik për sistemin e tretjes si organet e tjera trupore. Është më mirë nëse ky pushim praktikohet sipas një orari të caktuar për një muaj të plotë. Muaji i bekuar i Ramazanit i jep këtë mundësi të artë trupit dhe sistemit të tretjes.

Profeti i Islamit ka thënë: "Stomaku është shtëpi për çdo sëmundje dhe abstinenca është baza e çdo shërimi".

Herbalistët pohojnë se mbi shtatëdhjetë sëmundje shkaktohen nga ushqimi i pakujdesshëm dhe se agjërimi është mënyra më e mirë për parandalimin e sëmundjeve. Mjekësia moderne gjithashtu ka provuar se agjërimi djeg dhjamin shtesë dhe të dëmshëm, zvogëlon presionin mbi nyjet e belit dhe organet më të ulëta dhe rregullon aktivitetin e sistemeve kardiovaskulare dhe të tretjes. Kur një person agjëron, ai  praktikon një sistem diete intensive që rregullon trupin e tij. Prandaj, trupi gjatë agjërimin fillon me uljen e rezervave të yndyrës dhe të sheqerit dhe indeve të proteinave. Në kohën e urisë, trupi sulmon yndyrën shtesë dhe e shkatërron atë. Kështu, reduktimi i peshës është një nga përfitimet e agjërimit.

Qelizat e vdekura dhe të sëmura dhe indet zhduken gjatë agjërimit, ndërsa qelizat dhe indet e reja dhe të freskëta rriten pas agjërimit. Kjo është arsyeja pse disa mjekë besojnë se agjërimi është një rilindje e trupit dhe element i ripërtrirjes.

Dr. Sejed Mohamed Musavi, anëtar i Bordit të Mjekësisë Islame, thotë: "Agjërimi për një muaj të vitit shkatërron të gjitha helmët e organeve dhe stomakut, freskon personin agjërues dhe rikthen shëndetin përmes pastrimit të brendshëm". Ai pohon se agjërimi shkakton gëlbazë të dendur ose substanca shtesë në trup, që i përmbahet poreve të trupit, të digjet dhe kjo djegie e substancave helmuese krijon shumë nxehtësi në trup.

Dr. Musavi shton, "Faktori kryesor për sëmundjet e rrezikshme janë sedimentet që ndotin gjakun dhe rrinë në enët dhe muret e sistemit të tretjes. Agjërimi është një faktor i rëndësishëm për parandalimin e të gjitha sëmundjeve si kanceri, sulmi në zemër, çmenduria, Parkinsonin dhe sëmundje të tjera. Agjërimi siguron trupin e njeriut nga të gjitha sëmundjet për një vit".

Agjërimi gjatë Ramazanit përmirëson edhe funksionimin e zemrës. Sipas kardiologëve, performanca e zemrës përmirësohet për shkak të agjërimit për orë të gjata gjatë Ramazanit. Agjërimi për gjithë muajin gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut duke i bërë njerëzit më të shëndetshëm.

Një studim hulumtues i kryer së fundi nga mjekët e dy spitaleve zbuloi se për shkak të rritjes së tonit vagal (domethënë, funksionimi i nervit vagus), agjërimi shkakton një ndryshim në aktivitetin elektrik të zemrës. Ndryshimi pozitiv në aktivitetin elektrik të zemrës zvogëlon rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës (CHD) dhe vdekjes së papritur kardiake (SCD).

Mjekët studiuan një grup prej 50 personash që ishin duke agjëruar. Në fund të 28 ditëve të agjërimit ata gjetën rezultat pozitiv të funksionimit të zemrës.

Dr. Khuaxha, gjenetist i njohur pohoi se studimet e mëparshme kërkimore zbuluan se agjërimi përmirëson në një masë të konsiderueshme modulimin para-simpatik. Ai më tej tha se jeta rreptësishtë e disiplinuar e shoqëruar me rritjen e aktivitetit fizik në formën e lutjeve të rregullta dhe të veçanta, është gjetur që të ndikojë pozitivisht  me agjërim".

Dr. Akram Pur-Shams, specialiste e sëmundjeve të veshkave, thotë, "Ata që hanë vetëm një vakt në kohën e Iftarit dhe nuk konsumojnë asgjë deri në Iftarin tjetër, e dëmtojnë shëndetin e tyre." Ajo beson se agjërimi është i dobishëm për trajtimin e mëlçisë yndyrore dhe thotë, "Gjatë ditëve të Ramazanit, pasi njerëzit konsumojnë më pak ushqim, ata mund ta ulin më mirë peshën e tyre. Ata që vuajnë nga mëlçia yndyrore, nëse kalojnë me Ramazan siç duhet, do të shohin dobi në shëndetin e tyre dhe madje mund të shërohen nga sëmundja e tyre. Njerëzit që vuajnë nga mëlçia yndyrore duhet të shmangin ushqimin e yndyrshëm dhe të ëmbël në Iftar dhe Syfyr. Buka, djathi, perimte dhe frutat janë artikujt më të mirë për njerëz të tillë në Iftar. Disa orë pas Iftarit ata mund të hanë darkë të lehtë".

Megjithëse agjërimi është shumë i dobishëm për shëndetin e një personi, duhet të theksohet se as ushqimet e Iftarit dhe Syfyrut nuk duhet të anulohen. Për më tepër, personat që agjërojnë duhet të përmbahen nga ngopja pas Iftarit. Sidoqoftë, agjërimi mund të jetë i dëmshëm për disa pacientë. Kështu, në përputhje me rregullat islame, ata nuk duhet të agjërojnë fare.

Psikologët kanë folur gjithashtu për ndikimin pozitiv të agjërimit në shpirtin njerëzor. Ata mendojnë se agjërimi forcon fuqinë psikologjike dhe shpirtërore. Ai jep vetëbesimin individual dhe e fut në atë person frymën e rezistencës kundër pengesave dhe problemeve. Agjërimi e bën një person të palëkundur ndaj stresit dhe shqetësimeve. Kjo është arsyeja pse madhësia e krimeve dhe sjelljeve jonormale është aq e ulët në shoqëritë muslimane gjatë Ramazanit.

 

Tags