Takimi i krerëve të G20 në Japoni, nën një situatë mosmarrëveshjesh
(last modified Sun, 14 Jul 2019 10:21:13 GMT )
Korrik 14, 2019 12:21 Europe/Tirane
  • Takimi i krerëve të G20 në Japoni, nën një situatë mosmarrëveshjesh

Takimi i krerëve të grupit G20 u mbajt më 28-29 në Ozakai të Japonisë. Ideja për krijimin e këtij grupi u hodh në vitin 1999 në takimin e grupit të 7 vendeve të industrializuara në Koln të Gjermanisë dhe takimi i parë u mbajt në vitin 2008 në Uashington me qëllim zgjidhjen e problemeve ekonomike ndërkombëtare. Në përfundim të këtij takimi është theksuar mbështetja për tregtinë e lirë dhe evitimin e politikave proteksioniste apo të subvencioneve.

Grupi G20 përbëhet nga vendet me fuqi ekonomike dhe vende që kanë rëndësi ekonomike së bashku me BE që në total përmbledhin 85% të prodhimit të brendshëm bruto dhe 75% të vlerës së shkëmbimeve tregtare në të gjithë botën. Argjentina, Afrika e Jugut, Gjermania, Australia, Indonezia, Amerika, Italia, Brazili, Anglia, Turqia, Kina, Rusia, Japonia, Arabia Saudite, Franca, Kanadaja, Koreja e Jugut, Meksika, India dhe BE janë anëtarë të grupit G20.

Duke pasur parasysh shtrirjen e gjerë gjeografike dhe potencialin e lartë monetar të vendeve anëtare, struktura dhe veprimtaria e grupit G20 është shoqëruar me kritika të shumta nga qarqet ndërkombëtare dhe anëtarët e këtij grupi. Sa i përket strukturës shumë vende si Malajzia dhe Nigeria protestojnë dhe thonë se kjo strukturë përpara se sa të jetë krijuar në bazë të fuqisë ekonomike është krijuar në bazë të pikëpamjeve politike të 7 vendeve të industrializuara sidomos Amerikës dhe për këtë arsye që në fillim takimet e grupit G20 kanë qenë të padobishme në zhvillimet ndërkombëtare.

Ali Asgar Zargar ekspert i ekonomisë ndërkombëtare në Teheran thotë: Ekonomia e shumë prej vendeve anëtare të grupit G20 është e brishtë dhe vitet e fundit këto ekonomi janë përballur me një situatë të destabilizuar. Kritika e dytë që i drejtohet grupit G20 dhe që është trajtuar nga mëse gjysma e vendeve anëtare, lidhet me pikëpamjet dhe veprimtarinë e Amerikës dhe të vendeve të industrializuara të Evropës rreth objektivave dhe programeve të grupit G20. Disa vende anëtare si India, Turqia dhe Indonezia, qëllimi i grupit G20 është bashkëpunimi i vendeve të industrializuara me vendet në zhvillim për të ndikuar në ekonominë botërore dhe për zgjidhjen e problemeve. Mirëpo në dy vitet e fundit grupi në fjalë është kthyer në vendin e larjeve të hesapeve mes dy anëtarëve të përhershëm të KS të OKB dmth Kinës dhe Amerikës dhe mosmarrëveshjet dypalëshe të tyre janë trajtuar gjerësisht në takimin e grupit G20.

Anëtarët e grupit G20 kanë mosmarrëveshje  lidhur me tregtinë botërore, emigracionin, ndryshimet klimatike dhe njëanshmërinë e Amerikës sidomos në mosmarrëveshjet   dypalëshe të krijuara mes Kinës dhe Amerikës, Rusisë dhe Japonisë dhe pikërisht kjo është bërë shkak që grupi G20 të mos ketë mundësi të forcojë bashkëpunimin dhe integrimin e përbashkët në zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve ekonomike botërore. Hiro Shigeseko, ministër i industrisë në Japoni në fjalimin e tij të mbajtur në takimin e ministrave të energjisë dhe ambientit të grupit G20 ka thënë: Anëtarët e këtij grupi lidhur me energjinë dhe ndryshimet klimatike kanë pikëpamje të ndryshme dhe arritja e një mendimi të përbashkët në këtë çështje është punë shumë e vështirë.

Padyshim se vendet anëtare të grupit G20, duke pasur parasysh situatën aktuale, kushtet ekonomike dhe pozitën gjeografike të tyre, presin të përfitojnë nga pjesëmarrja në grupin G20. Amerika, Franca, Anglia, Gjermania dhe BE në pozitën e fuqive perëndimore të grupit G20, ndodhen në një linjë të vetme mundohen të infiltrojnë vendet në zhvillim në zgjidhjen e problemeve ekonomike botërore dhe kjo bëhet në atë formë që në fund të fundit përfitimi të jetë në interes të vendeve perëndimore.

Argjentina, Brazili, Afrika e Jugut, Indonezia, India, Meksika dhe Turqia nga ana tjetër nga grupi G20 presin që duke bashkëpunuar me fuqitë ekonomike të gjejnë hapësirë në tregjet e tyre dhe nga ana tjetër duke bashkëpunuar ndërkombëtarisht të kenë mundësi të shfrytëzojnë teknologjinë e kohës. Australia, Koreja e Jugut dhe Japonia në kuadër të grupit G20 konsiderohet partnerë të Amerikës. Edhe pse këto vende sidomos Koreja e Jugut në disa çështje të tilla si ndryshimet klimatike kanë mosmarrëveshje  me Amerikën, mirëpo në fund të fundit ato renditen në kampin përkrahës të Amerikës.

Arabia Saudite nga aspekti industrial dhe zhvillimi ekonomik, në krahasim me vendet e tjera anëtare të grupit G20 ndodhet në një nivel më të dobët dhe shumica e të ardhurave të saj financiare garantohen nga shitja e naftës. Për këtë arsye zgjedhja e Arabisë Saudite si anëtare e grupit G20 është krejtësisht për qëllime politike dhe vetëm për të mbështetur pushtetarët arabë kundrejt kritikave botërore. Si rezultat Arabia Saudite merr pjesë në takimet e G20 vetëm sa për të mbushur karrigen dhe për të shprehur mbështetjen ndaj Amerikës. Mirëpo Kina dhe Rusia mbajnë qëndrime të ndryshme në krahasim me 18 anëtarët e tjerë të këtij grupi, vendime që mund të ndikojnë në vendimmarrjen përfundimtare të G20.

Edhe pse presionet e Amerikës mbi Kinën nuk janë diçka e re dhe situata mes tyre në këto dy vitet e fundit është tensionuar shumë, mirëpo që nga viti 2017 kur Donald Trump erdhi në krye të Shtëpisë së Bardhë mosmarrëveshjet jo vetëm që krijuan një luftë tregtare mes Amerikës dhe Kinës por politikat e njëanshme të Trump kanë ndikuar negativisht edhe në ekonominë e botës. Mosmarrëveshjet u bënë edhe më të qarta në takimin e G20 në Argjentinë edhe pse më pas në takimin dypalësh të Donald Trump dhe Xi Jing Ping në Buenos Aires palët ranë dakord për të armëpushim dhe parandalimin e përshkallëzimit të luftës ekonomike.

Megjithatë akordi i Buenos Aires nuk rezultoi me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve, të cilat u thelluan edhe më shumë në takimin e Japonisë. Në këtë takim Kina është munduar të krijojë një bashkësi për t’iu kundërvënë politikave proteksioniste të Amerikës. Xi Jing Ping president i Kinës duke protestuar ndaj politikave të njëanshme të Amerikës ka thënë: Ne duhet të heqim dorë nga politikat egoiste, dritëshkurtër dhe të mbyllura. Ne duhet të mbrojmë rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, duhet të mbështesim sistemin shumëkombësh tregtar dhe një ekonomi të hapur në botë.

Duke qenë se BE dhe partnerët e tjerë të Amerikës si Japonia dhe Koreja e Jugut kanë pësuar dëme nga politikat e Trump, Kina shpreson se nëpërmjet takimeve si G20 të mund të krijojë një front që ta detyrojë Amerikën të heqë dorë nga politika e saj kundër tregtisë së lirë, edhe pse Pekini e di shumë mirë se krijimi i kësaj bashkësie është tepër e vështirë. Nga ana tjetër Rusia nuk ndodhet në një luftë tregtare me Amerikën ashtu si Kina. Mirëpo Moska dhe Pekini kanë arritur në përfundimin se duke mbajtur qëndrime unike dhe të përbashkëta mund të përballen me politikat e njëanshme të Amerikës.

Mirëpo në takimin e grupit G20 Amerika ka parashtruar tematika të tjera si transportimi i energjisë dhe siguria e ujërave ndërkombëtare me qëllim që të krijojë shqetësime tek anëtarët e G20 sidomos tek importuesit e naftës dhe t’i detyrojë ata që të ndjekin politikat imponuese të Shtëpisë së Bardhë. Deklarata e Trump mbi atë se vendet importuese të naftës duhet të garantojnë vetë sigurinë e anijeve të tyre, tregon për faktin se presidenti amerikan ka ndërmarrë politikën e distancimit dhe ndarjes.

Deklarata e Trump është bërë në kohën kur siguria e Gjirit Persik dhe e detit të Omanit gjithmonë është garantuar nga forcat detare të Iranit dhe transporti i naftës në tregjet botërore është bërë pa as më të voglin problem. Pra Amerika është faktori i vetëm destabilizues i sigurisë dhe transportit të energjisë. Përveç kësaj Amerika duke e paraqitur rajonin si të pasigurt mundohet t’i shfrytëzojë arabët e rajonit si lopë qumështore. Duke pasur parasysh rezistencën e Kinës përballë presioneve ekonomike të Amerikës, nuk mund të parashikohet se Donald Trump ka arritur të realizojë politikat e tij kundër Kinës në takimin e G20 në Japoni. Tërheqja e Trump në vendosjen e tarifave doganore kundër mallrave kineze, vendim që u mor në kuadër të takimit të Japonisë, tregon se Trump i ka duart e lidhura përballë Kinës. Ai përpara takimit të G20 në Japoni, kishte deklaruar se do të vendoste tarifa doganore ndaj të gjitha mallrave kineze, mirëpo pas takimit që pati me Xi Jing Ping në Japoni, u tërhoq nga ky vendim.

Një pikë e rëndësishme e takimit të grupit G20 në Japoni ishte kapaciteti i Kinës dhe i vendeve të tjera për të kundërshtuar politikat e njëanshme të Amerikës. Në këtë takim përkundër takimeve të mëparshme të G20, Donald Trump në takimet dypalëshe që ka pasur me autoritetet e vendeve të tjera, u mundua të tregojë veten si fleksibël dhe të negociueshëm. P.sh. ai në takimin që pati me homologun e tij turk, shkaktar për blerjen e sistemit mbrojtës raketor S-400 nga Turqia, ka bërë administratën e mëparshme amerikane dhe ka thënë se nëse qeveria Obama do t’i shiste Turqisë sistemin raketor Patriot, Turqia nuk do t’i drejtohej Rusisë për blerjen e një sistemi mbrojtës raketor. Në takimin që Trump pati me homologun e tij kinez nuk u vu re përdorimi i toneve agresive, të ashpra dhe thumbuese të presidentit amerikan. Pikërisht kundërshtimi i gjerë ndaj politikave të njëanshme të Amerikës në takimin e grupit G20, e bëri presidentin amerikan të reflektojë në politikat e tij.

Duke qenë se në takimin e fundit të G20 të gjithë anëtarët iu kundërvunë Amerikës, mund të thuhet se ky takim ishte i ndryshëm nga takimet e mëparshme. Megjithatë duke qenë se Donald Trump në sektorin e politikës së jashtme nuk ka arritur suksese të konsiderueshme, kthimi i trendit të tij mund të jetë një strategji në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Amerikë. Në përfundim duhet thënë se takimi i sivjetshëm i G20 në Japoni ashtu si në shumë takime të mëparshme, vendet anëtare për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët për shumë çështje të tjera.

 

Tags