Haxhi në shkrimet jurisprudente të letërsisë Persë
(last modified Sat, 17 Aug 2019 07:58:57 GMT )
Gusht 17, 2019 09:58 Europe/Tirane
  • Haxhi në shkrimet jurisprudente të letërsisë Persë

Në këtë emision do të flasim mbi ceremoninë e haxhit për të përshkruar nga shkrimet jurisprudente të letërsisë perse.

Çdo derë që trokas është dera Jote, Jote

Kudo që të shkoj është vendi, Jot, Jot

Çdo vend qetësie je Ti je Ti

Qëllimi im i Qabesë dhe i vendit të adhurimit, je Ti, Ti

Qëllimi je Ti, ndërsa Qabeja dhe vendet e adhurimit janë vetëm mjete

(Shkrimtari Sheik Bahai)

Haxhi është shembulli I qartë I çlirimit të njeriut nga cdo gjë. Ai është shembull i pashoq i dashurisë, sakrificës, njohjes dhe përgjegjësisë në jetën personale dhe sociale. Haxhi është rivendosja e besëlidhjes së njeriut me hazretin e miqësisë. Haxhi është koha e pranisë së vërtetës dhe e afrimit të njeriut me Krijuesin e gjithësisë. Në poezinë dhe letërsinë perse, Haxhi dhe Qabeja, zënë pozitë të veçantë dhe të lartë dhe secili prej tyre është trajtuar në forma të veçanta. Haxhi për nga fjalë nënkupton “ qëllimin dhe melodinë” dhe në të vërtetë është rruga e njeriut drejt Zotit që nisi me hixhretin e tij për tek Krijuesit që vetë është pjesë e saj. Rashidudin Mibadi shkrimtar i librit me vlerë “ Zbulimi i sekreteve dhe të fshehtave” që është një komentin jurisprudent i Kuranit të shenjtë, thotë se haxhi i parë është kryer nga hazreti Adam i cili pas ka zbritur në tokë me urdhër të Zotit ka shkuar për të kryer haxhin. Ai thotë: Kur arriti në mekë ai u prit nga engjëjt të cilët thanë “ O Adam u pranoftë haxhi yt, kryej tavafin në këtë shtëpi ku ne përpara teje kemi bërë tavafin”.

Në letërsinë perse kur flitet për haxhin dhe Qabenë e myslimanëve që është kulmi i strehimit të tij, shkrimet janë dyllojëshe: Disa prej tyre parashtrojnë, traditën dhe ritet e ceremonisë dhe në disa raste përmendet historia e haxhit, ku mes tyre mund të përmendim shoqëritë Hekayat Afavi. Mirëpo ajo që i ka inkurajuar më shumë shkrimtarët dhe jurisprudentët iranianë , është përdorimi sekret dhe fshehtë i Haxhit. Haxhi është burim i pikëpamjeve dhe vështrimeve të fshehta, sekrete dhe jurisprudente të shkrimtarëve, mendimtarëve dhe poetëve iranianë të cilët haxhin e kanë përshkruar nga një këndvështrim tjetër dhe të bukur. Nga pikëpamja e tyre haxhi përpara se të jetë një udhëtim i jashtëm, është një udhëtim i brendshëm dhe në realitet një tazkie i thellë. Kjo sepse sipas tyre kryerja e haxhit dhe zbatimi i riteve të tij, është një mundësi për plotësimin e procesit të brendshëm të zemrës dhe shpirtit jurisprudent. Për kryerjen e këtij udhëtimi duhen krijuar kushtet e nevojshme të cilat janë përcaktuar shumë qartë në sistemin dhe botimet jurisprudente.

Një prej kushteve themelore të përgatitjes së brendshme për udhëtimin e haxhit është qëllimi dhe pastërtia e këtij qëllimi. Kjo sepse qëllimi është aq i rëndësishëm pasi ai nëse nuk është i drejtë jo vetëm që nuk sjell pastërti por bëhet shkak edhe për devijim. Pastërtia është i vetmi faktor që mendimin dhe veprimin e drejton në anën e Zotit. Shkrimtari iranian Atari në librin e tij Elahi-name, flet për një haxhi i cili përpara udhëtimit të tij për në haxh nuk e kishte pastruar shpirtin dhe zemrën e tij dhe nuk kishte qëllim të pastër. Mirëpo kur ai u kthye nga haxhi, u kthye me një zemër të pastër. Atari këtë shembull e sjell në mesin e mijëra shembujve të tjerë të haxhinjve të cilët jo vetëm që përfitojnë nga aspekti jurisprudent i haxhit por edhe pësojnë ndryshim thelbësor nga brenda.

Zoti është administrues i botës

Ti i fshihesh atij, por Ai është mbi ty

Duke qenë se kishte të drejtë

Mos hidh hap tjetër përveçse drejt Tij

Nëse pa Atë hedh një hap në rrugë

Atëherë, copitmi të pret

Shkrimtari iranian Mulavi gjithashtu në veprat e tij ka theksuar pastërtinë e qëllimi si një prej kushteve kryesore të kryerjes së haxhit dhe në rrugën e drejtë. Mulana është i mendimit se veprimi dhe lëvizja si mëkatar ashtu edhe i pastër ngjasojnë me njëri tjetrin, mirëpo vetëm qëllimi i brendshëm dhe i pastër i zëmrës është që i dallon ata nga njëri-tjetri.

Burri haxhi së bashku me kërkuesin e haxhit

Në disa raste indian, turk apo arab

Shiko rolin dhe shiko ngjyrën e tij

Shiko në brendësi të vullneti dhe melodisë së tij

Një tjetër kusht për nisjen e udhëtimit dhe kryerjen e haxhit është heqja dorë nga varësia tek mjetet e jetët si pasuria, fëmija, pozita dhe fama. Ibrahim Ed’ham është një prej jurisprudentëve i cili jo vetëm që është larguar nga fuqia dhe fama në këtë botë dhe ka shkuar në haxh por kur pas se një fëmijë mund të bëhet shkak për ndotjen e pastërtisë së zemrës dhe qëllimit ai u përpoq ta largonte fëmijën e tij të ri nga çdo varësi dhe dëshirë. Atari, ngjarjen e Ibrahim Ad’ham e përshkruan shumë bukur në librin e tij “ Tazakorat Evlia”.

Madhështia hyjnore është një mirësi vetëm në kushtet e para të udhëtimit dhe ibadeitt në haxh dhe jurisprudenti ka nevojë për atë. Asnjë veprim nuk është i mundur pa madhështinë hyjnore. Pa atë asnjë mysliman, besimtar apo jurisprudent, nuk posedon vullnetin dhe kapacitetin e kryerjes së udhëtimit të madh hyjnor që është simbol i udhëtimit të ahiretit. Në librat jurisprudentë dhe jo të tillë, ekzistojnë shumë tregime dhe ngjarje ku e përbashkëta e tyre është përkushtimi dhe ndihma e zotit për haxhiun që në kohën e udhëtimit ati të gjejë shpëtim nga vdekja dhe zhdukja duke i zgjidhur problemet e tij. Në këto tregime theksohet përkushtimi në madhështinë hyjnore në të gjitha fazat e kryerjes së ceremonisë së haxhit. Atari, Xhami dhe Molana, në disa prej tregimet e tyre kanë theksuar shumë mirë në këtë fakt të rëndësishëm.

Molana në tregimin e tij të shkruar në mesnatë, ka folur për këtë çështje. Tregimi i tij përshkruan një njeri i cili në mesnatë shkoi në një shtëpi bosh dhe të pabanuar dhe nisi t’i binte daulles të quajtur Sahari me qëllim që banorët e shtëpisë të ngrihen për saharin dhe të mbajnë agjërim. Fqinjët e shtëpisë i thanë personi se tani nuk është koha e saharit dhe e agjërimit dhe ti po i bie daulles në kohën kur në këtë shtëpi nuk banon askush, atëherë për kë i bie daulles? Njeriu u përgjigj duke pyet se çfarë pyetjeje është kjo? Njerëzit për Zotin shpenzojnë pasurinë dhe ata që kanë, ndërtojnë xhami, kryejnë bamirësi dhe me shumë shpenzime shkojnë në haxh. Mos vallë ata vetes së tyre i thonë se në atë shtëpi nuk ka njeri? Duke qenë se shpirti i tyre është plot dritë hyjnore, ata Qabenë nuk e shohin bosh. Molana duke sjell si shembull njeriun që i binte daulles, thotë se thënia e labejk për pelegrinin dhe haxhin është një mundësi që i nuk i jepet çdo njeriu nga Zoti por çdokush duhet të jetë i përshtatshëm që nëpërmjet tazkiesë, ibadeit dhe besimit të ketë këtë mundësi.

Pasuria dhe fiziku në rrugën e haxhit janë larg

Mirësia për të gjithë si dashuria për ne

Askush nuk thotë qenka shtëpia bosh?

Sepse pronari I shtëpisë është jeta e mirë

Pa zë flasim për fundin përse?

Sepse është mundësia që na dha labejk

Në çdo moment është zëri i premtimit

Haxhi është zemra themelore e çdo mendimi të jurisprudentëve në Iranin islamik. nga pikëpamja e jurisprudentëve kryerja e haxhit përmbledh kuptime akoma më të thella dhe sekrete sesa ato që shfaqen në pamje të jashtme dhe kjo përmbajtja e kësaj ceremonie është shumë e gjerë.

Ndër këndvështrimet më të rëndësishme që vihen re në masnavinë e shtrenjtë dhe të përjetshme të Molanës rreth haxhit dhe Qabesë, është kuptimi që lidhet me ato dhe theksimi i faktit se rëndësia e Qabesë nuk është tek gurët dhe pamja e jashtme e saj, por është se kjo pamje fizike është vetëm një mjet për të  kuptuar vlerat dhe rëndësinë e kryerjes së ibadetit dhe besimit në Zot. Molana për të shpjeguar këtë, flet për një tregim të Malen Bin Ons, një prej ndjekësve të profetit (s.a.v.s). Një ditë Malek bin Ons në mesin e një grupi njerëzish, shallin e tij të kokës të pistë e futi në një furrë plot zjarr dhe duke habitur njerëzit e nxori ati të pastër dhe të bardhë. Ai kur pa se njerëzit u habitën tha se kjo copë në vetvete nuk ka asnjë vlerë mirëpo duke qenë se profeti (s.a.v.s) thante duart dhe fytyrën e saj me këtë copë, ajo ka një vend të veçantë. Ai më pas këtë e krahasoi me gurin e Qabes e cila është ndërtuar nga dora e Adamit, Ibrahimit dhe Muhamed dhe për këtë rëndës, pasi në të kundërt guri mbetet gur.

Molana kuptimin kryesor e shpjegon në paragrafin e fundit dhe thotë se në kohën kur Zoti i jep dinjitet kaq të madh gurit dhe copës,

atëherë çfarë bën Ai me shpirtin e dashur? Nga pikëpamja e Molanës, shpirti i dashur qëndron edhe mbi Qaben.

Kur një sendi i dha ka dinjitet

Atëherë çfarë i jep një të dashuri?

Molana bën dallime mes haxhit sipërfaqësor dhe haxhit real. Ai për sipërfaqësoren e kësaj ceremonie përdor fjalën haxh ndërsa për kuptimin real të saj përdor fjalën haxh Rabiul’bejt. Ai duke iu drejtuar kalifatit Hesamuldin Cebeli, përballë haxhit që është pelegrinazhi i shtëpisë së Zotit, këtë pelegrinazh e ka përshkruar me fjalën haxhi Burrëror.

Tags