8 Shahrivari, “ Dita kombëtare e luftës kundër terrorizmit” (1)
(last modified Wed, 26 Aug 2020 06:36:55 GMT )
Gusht 26, 2020 08:36 Europe/Tirane
  • 8 Shahrivari, “ Dita kombëtare e luftës kundër terrorizmit” (1)

8 Shahrivari, dita e luftës kundër terrorizmit, përkujton martirizimin e dëshmorëve Raxhai dhe Bahonar; Presidenti dhe kryeministri i Iranit në vitet e para pas fitores së Revolucionit Islamik u martirizuan në një sulm të grupit terrorist MEK.

Ky sulm ndodhi në 8 Shahrivar të vitit 1360 sipas kalendarit diellor, dy muaj pasi Ajetollah Sejed Muhamed Huseini Beheshti dhe 72 figura të tjera politike dhe ekzekutive të Partisë së Republikës Islamike u martirizuan në një shpërthim në zyrën e kësaj partie më datë 7 Tir. Për dy dekada, amerikanët vendosën grupin terrorist MEK nën ombrellën e tyre të mbështetjes financiare dhe politike dhe mbështetën veprimet e tyre terroriste kundër popullit iranian dhe Republikës Islamike të Iranit. Ky grup terrorist me mënyra dhe akte terroriste u përpoq të eliminonte fizikisht figurat efikase dhe intelektualët projektues  të shtetit, në mënyrë që të krijonin kushtet për rënien e Republikës Islamike të Iranit, duke krijuar boshllëqe serioze në organet e ndjeshme të vendit. "Raimond Tanter", një ish anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare së SHBA dhe një mbështetës i MEK që shkroi një libër mbi lëvizjet e grupit për të hequr emrin e tij nga lista e mbështetësve të terrorizmit, thotë: Ato (MEK) janë një opsion më i mirë sesa sanksionet dhe lufta, për të ndihmuar në avancimin e planit amerikan kundër Iranit. Këto këndvështrime tregojnë se ajo çfarë ka rëndësi për Amerikën, është arritja e qëllimit me çdo mënyrë, edhe nëse ajo bëhet me përdorimin e një organizate terroriste. Shtetet e Bashkuara çdo ndërhyrje dhe destabilizim të Iranit dhe rajonin dhe pushtimet e kryera prej saj, që vihet re nga situata në Afganistan dhe Irak;  e quan siguri në rajon. Zyrtarët amerikanë në formën e të ashtuquajturës politikë anti-terrori po shtrembërojnë vazhdimisht faktet, gjoja duke akuzuar Iranin për destabilizimin e rajonit dhe atë që Shtetet e Bashkuara e quajnë mbështetjen e Iranit për terrorizmin; Me të tillë politikë Amerika mundohet të prezantojë një pamje pozitive të rolit të Amerikës në rajon dhe në botë; Mirëpo natyra e vërtetë e rolit të Amerikës është krijimi i luftës, pasigurisë dhe terrorizmit nëpërmjet mbështetjes për al-Kaedën dhe ISIS-in. Sipas dokumenteve të disponueshme të qeverisë amerikane në të dhënat e tij për mbështetjen ndaj terroristëve, është një veprim i turpshëm për mbështetjen e Uashingtonit ndaj aktiviteteve të grupit terrorist MEK. Mbështetja e SHBA për këtë grup terrorist është vetëm një shembull i dyfaqësisë së perëndimit mbi çështjen e terrorizmit. Forcat amerikane kanë prani ushtarake në më shumë se 80 vende të botës nën pretekstin e luftimit të terrorizmit. Rezultatet e studimeve të Universitetit Broën në vitin 2018 tregojnë se: Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar praninë e saj ushtarake në më shumë se 40 përqind të botës, bazuar në pretendimet për luftën kundër terrorizmit. Lind pyetja se: A ka sjellë prania e SHBA një ulje të aktiviteteve terroriste? Përgjigja është jo. Ndërhyrja ushtarake amerikane pas ngjarjes së 11 shtatorit dhe ajo që Shtetet e Bashkuara e quajnë "luftë kundër terrorit", gjatë dy dekadave të fundit terrorizmin e ka përhapur në të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara pushtuan Afganistanin në vitin 2001 nën pretekstin e luftës kundër al-Kaedës. Shtetet e Bashkuara pushtuan Irakun tre vjet më vonë. Kjo luftë, e cila zgjati rreth 7 vjet, i shkaktoi shumë dëme popullit irakian dhe ushtria amerikane nuk kurseu asnjë krim lufte gjatë këtyre viteve. Afganistani dhe Iraku, të cilët supozohej se do të pastroheshin nga terroristët, por më vonë u bënë një vend për shfaqjen e grupit terrorist ISIS. Noam Chamski, një analist i shquar politik, duke parashtruar pyetjen nëse qëllimi i Shteteve të Bashkuara është të inkurajojë ose t'i japë fund terrorizmit, thotë: "Nëse doni t'i jepni fund terrorizmit, së pari duhet të pyesni pse ndodhi terrorizmi. Cilat ishin arsyet kryesore dhe cilat ishin rrënjët e saj të thella? "Dhe atëherë duhet të përpiqeni tu përgjigjeni këtyre pyetjeve." Me ardhjen në pushtet të Donald Trump, aktivitetet e grupeve terroriste dhe aktet kriminale të Shteteve të Bashkuara u bënë më të larmishme. Nuk ka dyshim se mbështetja e SHBA për terrorizmin ka qenë pjesë e strategjisë së Uashingtonit për të ndërhyrë në rajon dhe për të goditur Iranin Islamik. Disa nga këto krime sot përfshijnë sanksionet ekonomike dhe Irani është bërë një nga objektivat e terrorizmit ekonomik të SHBA. Shtetet e Bashkuara janarin e kaluar kryen një krim të madh dhe martirizuan gjeneral Kasem Sulejmani, komandant i forcave të Kodsit të gardës revolucionare (IRGC) dhe në këtë mënyrë edhe një herë treguan se Uashingtoni vazhdon të destabilizojë rajonin përmes akteve terroriste. Mëngjesin e 3 janarit, një dron i forcave amerikane të stacionuar në Irak, vuri në shënjestër automjetet që transportonin gjeneral Kasem Sulejmanin, komandant i forcës Kods të Gardës së Revolucionit Islamik, i cili kishte udhëtuar për në Irak me ftesë të qeverisë së Irakut. Ai u martirizua së bashku me 10 shokë iranianë dhe irakianë, duke përfshirë Abu Mahdi al-Mohandes, zëvendës kreu i forcës së mobilizimit popullor Hashd Shaabi dhe zëdhënës i këtij grupi. Me këtë vrasje, Shtetet e Bashkuara kanë vënë në shënjestër komandantët që gjatë viteve të kaluara u kanë dhënë goditjet më të mëdha terroristëve të ISIS-it. Në përgjigje të këtij akti terrorist, Irani së pari sulmoi me raketa bazën Ain al-Asad, bazën më të madhe dhe më të rëndësishme amerikane në Irak. Zhvillimet e fundit në rajon kanë treguar që fuqitë hegjemoniste me në krye Shtetet e Bashkuara, përdorin terrorizmin dhe ekstremizmin si një mjet për të arritur qëllimet dhe objektivat e tyre. Irani është  një prej viktimat kryesore të terrorizmit dhe ekstremizmit në 41 vitet e fundit dhe me më shumë se 17,000 viktima të terrorizmit, është vendi më i vendosur se çdo vend tjetër për të luftuar terrorizmin dhe zhdukur grupet terroriste. Emërtimi i 8 i Shahrivarit si "Dita kombëtare e luftës kundër terrorizmit" është pikërisht në këtë kontekst.