-
Forcat serbe pas paralajmërimit amerikan tërhiqen nga kufiri i Kosovës
Tetor 01, 2023 07:13Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tërhoqi disa nga trupat e tij nga kufiri me Kosovën pasi SHBA kërcënoi me masa ndëshkuese.
-
Më pak se 24 orë deri tek mbyllja e qeverisë amerikane
Shtator 30, 2023 17:15Republikanët e linjës së ashpër në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së hodhën poshtë të premten një projekt-ligj të propozuar nga lideri i tyre, Kevin McCarthy për të financuar përkohësisht qeverinë, duke e bërë pothuajse të sigurt se zyrat qeveritare do të mbyllen pjesërisht duke filluar nga e diela.
-
Petritsch për situatën në veri: Ka rrezik që të kthehet në konflikt të armatosur, por ShBA dhe BE janë gati ta parandalojnë
Shtator 30, 2023 08:48Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, diplomati austriak, Wolfgang Petrisch, ka thënë se Kosova është duke u përballur me “krizën më të rrezikshme”, që nga shpallja e pavarësisë më 2008 dhe se gjërat mund të dalin shumë lehtë nga kontrolli dhe të shkatërrojnë gjithçka që është arritur përmes dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në 10 vjetët e kaluara.
-
Qeveria amerikane rrezikon të mbyllet të dielën
Shtator 29, 2023 17:26Mbyllja e qeverisë amerikane të dielën duket e pashmangshme, ndërsa Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve vazhdojnë të mos bien dakord mbi buxhetin federal për 12 muajt e ardhshëm, ndihmën për Ukrainën, kontrollin e emigracionitë të paligjshëm në kufirin SHBA-Meksikë dhe programet e sociale në ndihmë të amerikanëve të varfër.
-
Gjendje e jashtëzakonshme në New York
Shtator 29, 2023 17:23Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin e New York-ut pasi stuhitë e forta sollën përmbytje të shpejta.
-
Uashingtoni dëshmoi 28% rritje të vrasjeve këtë vit
Shtator 28, 2023 04:44Një raport i ri bëri të ditur se kryeqyteti amerikan ka parë një rritje prej 28 për qind të vrasjeve këtë vit, ndërsa krimet e dhunshme vazhdojnë të rriten në të gjithë vendin.
-
55 për qind e qytetarëve amerikanë e kundërshtojnë paktin e Bidenit me Arabinë Saudite
Shtator 27, 2023 17:30Pesëdhjetë e pesë përqind e qytetarëve amerikanë thonë se kundërshtojnë një pakt mbrojtës me Arabinë Saudite që do të angazhonte SHBA-në të dërgonte forca për të mbrojtur mbretërinë saudite në rast të një sulmi.
-
Kina: Stërvitjet ushtarake pranë Tajvanit synojnë të shënjestrojnë ‘arrogancën’ e separatistëve
Shtator 27, 2023 17:29Kina deklaroi se seritë e fundit të stërvitjeve pranë Taipeit kinez (Tajvani) synojnë të luftojnë "arrogancën" e forcave separatiste.
-
Senatori Menendez në gjykatë për marrje ryshfeti
Shtator 27, 2023 17:27Senatori Demokrat, Bob Menendez u përball të mërkurën në një Gjykatë Federale të Nju Jorkut me akuzat për marrje ryshfeti ndërsa po shtohen thirrjet brenda Partisë Demokrate për dorëheqjen e tij.
-
Trump akuzohet për mashtrim
Shtator 27, 2023 05:36Një gjykatës i shtetit të Nju Jorkut ka vendosur se ish-presidenti amerikan dhe djemtë e tij kanë kryer mashtrime për vite me radhë gjatë ndërtimit të perandorisë së tij të pasurive të paluajtshme.