Gërvalla nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Çavusoglun
(last modified Sun, 19 Jun 2022 13:12:01 GMT )
Qershor 19, 2022 15:12 Europe/Tirane
  • Gërvalla nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Çavusoglun

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, po qëndron në Kosovë. Ai është pritur nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla.

Pas takimit në një konferencë për medie Gërvalla ka falënderuar homologun turk për mbështetjen që shteti i tij i ka dhënë Kosovës.

Kryediplomati turk ka deklaruar se Turqia do të vazhdojë ta përkarahë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare por edhe në fushën e ekonomisë.

Gjatë këtij takimi u nënshkrua një marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë për rritjen frekuencës së fluturimeve mes dy vendeve.

“Është për tu përshëndetur marrëveshja e cila u nënshkrua sot në lidhje me rritjen e frekuencës të fluturimeve mes Republikës së Kosovës dhe të Turqisë”.

Ministri turk paralajmëroi investime në Kosovë edhe në fushën e energjetikës, nga të cilat tha se vendi në të ardhmen e afërt do të jetë në gjendje të eksportojë rrymë.

“Në fushën e energjetikës, kompanitë tona janë të gatshme të investojnë dhe nuk duan garanci të blerjes. Financimin do ta bëjmë vetë dhe për një vit do ta kryejmë. Besoj që në investime të tilla kanë interesim firma të fuqishme në mënyrë që të prodhojnë elektricitet dhe Kosova të eksportojë rrymë në një të ardhme të afërt”, tha Çavusoglu.

Çavusoglu pritet të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Tags