Tokat bujqësore me qira, qeveria mbi 10 mijë ha për të cilat s’ka interes
(last modified Tue, 25 Oct 2022 09:40:52 GMT )
Tetor 25, 2022 11:40 Europe/Tirane
  • Tokat bujqësore me qira, qeveria mbi 10 mijë ha për të cilat s’ka interes

Gjatë një takimi me fermerët në Fier, Rama i rikthehet sërish kësaj teme. Ai nuk flet për sekuestrimin e pronave, por flet për penalitete.

Mes penaliteteve që diskutohen është rikthyer ideja e vitit 2009, për sekuestrimin e përkohshëm të tokës bujqësore të lënë djerrë dhe më pas dhënien e saj me qira nga ana e bashkive me një çmim 30 për qind më të ulët se çmimet e referencës. A mund të funksionojë kjo skemë? Sasia e tokave bujqësore me pronësi shtetin për të cilat nuk ka interes për qiramarrje tregon që jo. Në fund të muajit gusht ishin rreth 11 mijë hektarë tokë bujqësore, kryesisht arë, pemëtore dhe vresht që Ministria e Bujqësisë nxori për dhënie me qira. Shifra përbën 5 për qind të totalit të tokës bujqësore që lihet djerrë. Dhënia e tyre me qira është një sfidë për autoritetet dhe jo për shkak të çmimit, por për shkak të mungesës së interesit.

Tags