Gusht 06, 2023 20:12 Europe/Tirane
  • Policia shqiptare mori nën kontroll selinë e grupit terrorist Muxhahedin-E-Khalk

Policia shqiptare ka vendosur kufizime të reja për kontrollin e selisë së grupit terrorist anti-iranian MEK në Tiranë, sipas të cilave askush nuk ka të drejtë të hyjë apo të dalë nga kampi pa lejen e policisë.

Policia shqiptare mori nën kontroll selinë e MEK

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim: për shkak të presionit të shtuar të Shqipërisë ndaj terroristëve të MEK të vendosur në kampin Ashraf 3 në Manzë, Policia e këtij vendi ka vendosur kufizime të reja për të kontrolluar këtë seli, sipas të cilave, askush nuk ka të drejtë të hyjë apo të dalë nga ky kamp pa lejen e policisë. Gjatë ditëve të kaluara, qeveria shqiptare i ka ndaluar hyrjen në Shqipëri lideres së këtij grupi, Maryam Rajavi, e cila aktualisht ndodhet në Francë. Kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për kanalin gjerman “Spiegel” tha se grupi MEK nuk mund ta përdorë Shqipërinë për të bërë luftë kundër Iranit. Presioni i qeverisë shqiptare ndaj terroristëve të MEK, sidomos pas sulmit të fundit në kampin Ashraf 3, ka nxitur një valë protestash dhe kritikash nga anëtarët e këtij sekti që po përballen me poshtërimin dhe presionin psikologjik. Në muajin maj, policia shqiptare shkoi në vendndodhjen e njësisë kibernetike të terroristëve në kampin Ashraf 3 dhe konfiskoi shumë kompjuterë, hard disqe dhe serverë të tyre, të cilët thuhet se përmbajnë informacione të rëndësishme për kontaktet e këtij grupi brenda Iranit. Drejtuesit e MEK, përfshirë Maryam Rajavi dhe Masoud Rajavi (ka raporte kontradiktore se ai është ende gjallë) kanë heshtur për ngjarjet e fundit, gjë që ka rritur presionin e brendshëm ndaj anëtarëve dhe një numër i madh i tyre kanë kërkuar të largohen nga kampi Ashraf 3. Gjatë ditëve të kaluara është publikuar edhe lajmi për vdekjen e dyshimtë të disa pjesëtarëve të MEK në Ashraf 3, e në mesin e këtyre personave, Ismail Alipour Abedi është njëri prej veteranëve të këtij grupi. Ismail Alipour Abedi, i lindur më 1950 në Lahixhan, ishte i diplomuar për inxhinieri elektrike në Shtetet e Bashkuara. Gjatë luftës Iran-Irak ai u bashkua me organizatën MEK. Disa burime të informuara e vlerësuan shkakun e vdekjes së Alipour si frika e kuadrit drejtues të MEK për ndarjen e tij pas sulmit të fundit nga policia shqiptare dhe bashkimi i tij me kritikët publikë të grupit MEK. E njëjta çështje dhe kritikat e tij për situatën e grupit MEK u bënë shkak që pavarësisht sëmundjes dhe nevojës së rëndë për dializë, leja e tij për t'u larguar nga Ashraf 3 u anulua dhe trajtimi mjekësor në spitalin e Tiranës u pengua, gjë që përfundimisht çoi në vdekjen e tij më 3 gusht. Ismail Alipour Abedi, ishte një nga elementët kryesorë të MEK në torturimin dhe marrjen në pyetje të robërve iranianë në burgjet e regjimit Baath gjatë luftës Iran-Irak. Përveç kësaj, në sulmin e fundit të policisë shqiptare në kampin Ashraf 3, u vra edhe një tjetër anëtar me përvojë i grupit terrorist MEK i quajtur Abdolwahab Faraji me pseudonimin "Ali Mostashari" ", dhe disa besojnë se ky person u vra nga vetë pjesëtarët e grupit MEK (për shkak se konsiderohej problematik).

 

Tags