Mars 23, 2024 20:24 Europe/Tirane
  • Mbështetja e 8 senatorëve amerikanë për grupin terrorist të Maryam Rajavi / Vrasësit e 17 mijë iranianëve

8 senatorë amerikanë paraqitën një propozim ku kanë kërkuar mbrojtjen e qeverisë amerikane për anëtarët e grupit terrorist të hipokritëve (Muxhahideen Khalq- MEK) në kampin "Ashraf 3" në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë.

Prezantuesit e këtij plani janë nga partitë republikane dhe demokratike. Mbështetja e këtyre senatorëve për anëtarët e grupit terrorist të hipokritëve të MEK është bërë gjatë kohës që ky grup terrorist ishte në listën e grupeve të huaja terroriste të SHBA-së, Kanadasë dhe Bashkimit Evropian deri në vitin 2010, por më pas, me qëllim shtimin e armiqësive kundër Iranit ai u hoq nga kjo listë nga SHBA dhe anëtarët e këtij grupi u larguan në disa vende evropiane.

(Ish Sekretari i Shtetit i Trump, Mike Pompeo dhe "Maryam Rajavi", liderja e grupit terrorist të hipokritëve MEK )

Ky grup terrorist u formua në bazë të burgimit, mbylljes së gojës dhe skllavërisë; Rekrutimi i detyruar, burgosja e anëtarëve brenda kampit dhe ndarja e tyre nga bota e jashtme, divorcet dhe martesat e detyruara, madje edhe thirrja për beqari sipas gjykimit të organizatës, përdorimi i metodave psikologjike për të shplarë trurin e anëtarëve etj. , janë vetëm disa nga metodat që janë përdorur herë pas here në kampet e këtij grupi të rrezikshëm terrorist. Në vitet pas fitores së revolucionit islamik në vitet 1980, grupi i hipokritëve kreu sulme terroriste brenda Iranit dhe prej asaj kohe emrin e tij në mendjet e popullit iranian e regjistroi si një grup i urryer. Mbështetja e këtij grupi me mendime terroriste që pretendon se kërkon "lirinë e popullit të Iranit" për Sadamin, diktatorin e regjimit Baath të Irakut gjatë luftës së imponuar kundër Iranit, nuk i la një reputacion këtij grupi tek iranianët, kështu që MEK u bë emri më i urryer në Iran.

(Takimi i "Masoud Rajavi", ish-liderit të grupit terrorist "MEK" me "Saddamin", diktatorin e Irakut).

Pavarësisht krimeve të shumta të kryera nga grupi terrorist i hipokritëve të MEK kundër popullit të Iranit, politikanët amerikanë vazhdojnë ta mbështesin këtë grup. Në vitin 2013, qeveria amerikane e detyroi Shqipërinë të pranonte anëtarët e këtij grupi terrorist si refugjatë.

Anëtarët e grupit terrorist të hipokritëve në kampin Ashraf

Që nga fillimi i revolucionit islamik, grupi terrorist i hipokritëve të MEK ka vrarë më shumë se 17 mijë qytetarë iranianë në operacione të ndryshme terroriste.

(Grupi terrorist i hipokritëve MEK, vrasësit e 17 mijë iranianëve)

Për shkak të operacioneve terroriste në Iran në fillim të revolucionit, një numër i terroristëve të këtij grupi u ekzekutuan nga drejtësia iraniane.

Shumë politikanë amerikanë, përfshirë John Bolton, janë gjithmonë të lidhur me këtë grup terrorist.

(John Bolton dhe Maryam Rajavi)

Demonstratat anti-iraniane dhe propaganda kundër Iranit në mediat e huaja kryhen nga ky grup nën udhëheqjen e Maryam Rajavi.

(komentet kundër Iranit që shkruhen nga anëtarët e grupit terrorist të hipokritëve MEK


Në vitet e fundit, anëtarët e grupit terrorist MEK në gjuhë të ndryshme në rrjetet sociale kanë shkruar komente kundër Iranit dhe në mbështetje të sanksioneve amerikane.

Tags