Gusht 22, 2023 17:06 Europe/Tirane
  • Përleshje të reja mes anëtarëve të grupit terrorist MEK për transferim në Kanada

Aktivisti i mediave Seje Pujan Husejn Pur duke publikuar një mesa në Tvitter, ka njoftuar për përleshje të reja mes anëtarëve të grupit terrorist MEK në lidhje me transferimin e tyre në Kanada.

Agjencia e lajmeve Mashregh njoftoi se Sejed Pujan Husejn Pur në Tvitter ka shkruar: "Sipas asaj që kishte njoftuar Mozhgan Parsai, përgjegjëse e kampit "Ashraf 3" të grupit terrorist MEK, ishte vendosur që së pari terroristët që kanë pasaportë ose shtetësi kanadeze të transferohen në Kanada. Mirëpo tani po publikohen lajme se të afërmit dhe familjarët e krerëve udhëheqës të grupit terrorist MEK janë prioritet në këtë transferim dhe ky lloj nepotizëm është bërë shkak për shpërthimin e përleshjeve të ashpra mes anëtarëve të MEK".

Sipas këtij raporti, përleshjet kanë qenë aq të ashpra sa që disa prej anëtarëve të MEK janë plagosur rëndë. Disa prej anëtarëve që kanë kundërshtuar këtë nepotizëm janë arrestuar nga shtabi i sigurisë së MEK. Në anën tjetër anëtarët protestuar kanë kërcënuar udhëheqjen e MEK se do të ndahen dhe largohen nga kjo organizatë terroriste".

 

Tags