Shtator 03, 2023 20:06 Europe/Tirane
  • MEK me presionin në rritje të qeverisë shqiptare ikën në Kanada dhe Gjermani

Agjencia e lajmeve Tasnim shkruan: Me presionin në rritje të qeverisë shqiptare, hipokritët e MEK përveç arratisjes së një pjese të forcave të tyre në Kanada, do të transferohen edhe në Gjermani.

Plani i grupit të hipokritëve për t'u larguar nga Shqipëria dhe për ta zhvendosur selinë e tyre në Kanada, ka krijuar shumë polemika dhe ka shkaktuar konflikte mes anëtarëve të rangut të mesëm dhe të ulët të këtij grupi. Sipas Tasnim, pas sulmit të policisë kundër selisë së grupit Ashraf 3, drejtuesit e MEK vendosën ta zhvendosin selinë e tyre në një vend tjetër. Fillimisht, selia e këtij grupi ishte menduar të zhvendosej në Francë, por për shkak të mosmiratimit nga ky vend, Kanadaja u zgjodh si destinacioni i tyre i radhës. Largimi dhe arratisja e hipokritëve të MEK nga Shqipëria, siç u tha, vjen si pasojë e presioneve të qeverisë së këtij vendi dhe krijimit të kufizimeve të ashpra ndaj tyre, në mënyrë të tillë që policia shqiptare javët e fundit ka krijuar postblloqe në dalje të Ashraf 3 dhe kontrollon të gjitha hyrjet dhe daljet në kamp. Gjithashtu, me urdhër të qeverisë shqiptare, kësaj selisë i është ndërprerë edhe interneti. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë për revistën gjermane Spiegel tha se grupi i hipokritëve të MEK nuk mund ta përdorë Shqipërinë për luftë kundër Iranit. Pas bastisjes së Policisë Antiterror të Shqipërisë në selinë e MEK tre muaj më parë, u siguruan shumë dokumente, mes tyre edhe plani i grupit për aksione kiber-terroriste kundër Iranit, madje edhe ndaj disa individëve në Shqipëri, SHBA dhe disa vende evropiane. Pas marrjes së këtyre të dhënave, Gjykata Anti-terror e Shqipërisë ka akuzuar drejtuesit e këtij grupi të cilët tani kanë frikë se në sulmin e radhës të policisë në selinë e Ashraf 3, shumë nga drejtuesit e këtij grupi do të arrestohen, aq më tepër në kohën kur disa prej kuadrove të MEK kanë dosje terroriste në Shqipëri dhe për këtë hipokritët e MEK para së gjithash po mundohen të shpëtojnë pikërisht këta persona. Me presionin në rritje të qeverisë shqiptare, hipokritët e MEK fillimisht me prioritet tentuan të transferonin në Kanada personat që kishin pasaporta kanadeze dhe duke qenë se nuk ishte e mundur transferimi i të gjithëve në Kanada, plani i tyre i ri është transferimi i personave me pasaporta gjermane në Gjermani. Largimi i fshehtë dhe ndarja e anëtarëve sipas prioritetit për largimin e tyre nga Shqipëria, ka shkaktuar konflikt mes anëtarëve të rangut të mesëm me ato të rangut më të ulët. Këto probleme janë shtuar sidomos për shkak të mungesës së Maryam Rajavit, së cilës i është ndaluar hyrja në Shqipëri dhe duket se në të ardhmen policia shqiptare do të hyjë sërish në këtë kamp dhe këtë herë do ta mbyllë përgjithmonë kampin Ashraf 3.

Tags