Shtator 10, 2023 09:17 Europe/Tirane
  • “Jemi optimist se do i bindim 5 shtetet”, Kurti: Greqia afër njohjes së Pavarësisë

Kryeministri i Kosovës Abin Kurti në një intervistë për median polake ka folur për ecurinë e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur.

Sipas Kurtit kohët e fundit është shënuar progres nga 5 vendet e BE-së të cilat nuk e njohin shtetin e Kosovës. Kreu i Qeverisë së Kosovës ka theksuar se Greqia është një ndër 5 vet e cila është treguar më e gatshme sa i përket njohjes së shtetit që ai drejton. I pyetur edhe në lidhje me njohjen digjitale, Kurti është shprehur se ka pasur komunikime me kompanitë e mëdha si Google, por mosnjohja nga shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, pengon procesin e njohjes digjitale. Kurti ka treguar po ashtu për lidhjet e shtuara midis Serbisë dhe Rusisë, në një krahasim që bën situatës së Prishtinës me Beogradin ashtu si Kievi me Moskën.

Tags