Rusia: Na e jepni Krimenë, i keni duart e lira me Kosovën!
(last modified Sat, 10 Sep 2016 17:42:53 GMT )
Shtator 10, 2016 19:42 Europe/Tirane
  • Rusia: Na e jepni Krimenë, i keni duart e lira me Kosovën!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sërish ka bërë krahasime mes Kosovës dhe Krimesë.

Këtë herë, sipas ditores serbe Blic, Putini, president i shtetit që nuk e ka njohur Kosovën, ka pranuar se pavarësia e Kosovës është rezultat i vullnetit të popullit, siç ka ndodhur me rastin e Krimesë. Ndaj, Putini kritikon Perëndimin se te njëri rast po e respekton vullnetin e popullit e te tjetri jo. Analisti serb, Dushan Janjiq, thotë se Putini po mbron interesat e shtetit të tij.“Vetëvendosja në Kosovë dhe Krime është e njëjtë. Deklarata e Putinit është ofertë për Kosovën”, ka thënë ai. “Deklarata e Putinit thotë: nëse na e pranoni Krimenë, i keni duart e lira me Kosovën. Por, nuk është hera e parë ai që thotë kështu. Bile, është çështje kohe kur Rusia do të zhbllokojë çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe që këtë veprim do ta shpërblejë Perëndimi”.

 

Tags