Paralajmërime mbi situatën në Ballkan
(last modified Wed, 18 Apr 2018 07:08:06 GMT )
Prill 18, 2018 09:08 Europe/Tirane
  • Paralajmërime mbi situatën në Ballkan

Kanë kaluar më shumë se dy dekada që kur punova me Richard Holbrooke dhe me ekipin tim për të negociuar mbylljen e luftës në Bosnje.

NATO vendosi dhe më pas veproi për të ndaluar spastrimin etnik në Kosovë. Sot, katër vende ballkanike janë bashkuar në NATO, (Kroacia, Shqipëria, Sllovenia dhe Mali i Zi). Kroacia dhe Sllovenia janë anëtarësuar edhe në BE. Kosova është tashmë një komb i pavarur. Shumica e amerikanëve dhe europianëve e quajnë atë konflikt problem të zgjidhur. Fatkeqësisht, kjo nuk është aspak e vërtetë. Konfliktet politike të natyrës etnike dhe fetare në këto vende mbeten rreziqe që mund të kthehen në kriza kombëtare dhe fetare, duke e shndërruar zonën në shënjestër kryesore për ndërhyrjet nga fuqitë e huaja. Përzierja e rrezikshme e qeverive të dobëta dhe zhvillimit të ulët ekonomik me institucionet e dobëta demokratike ka krijuar një pakicë të vogël, por domethënëse, që mund të rekrutohet nga xhihadistë të dhunshëm. E gjitha kjo lë hapur mundësitë që rajoni të shfrytëzohet nga organizata terroriste dhe të ketë ndërhyrje nga shtete të huaja, që nga Rusia e deri te Kina e Turqia. Kremlini e ka shtuar ndikimin vazhdimisht. Rusët po punojnë për të mbjellë ndjenja kundër BE-së dhe NATO-s. Mbështetin grupe ekstremiste (një prej të cilëve po hetohet në Bosnje për veprimtari paraushtarake) dhe po japin ndihma ushtarake aty ku kanë interes. Kremlini u ka hedhur benzinë flakëve të ndasive etnike nëpërmjet fushatave dizinformuese që fryjnë të krishterët kundër myslimanëve, me qëllim për të ringjallur tensionet që shkaktuan luftërat jugosllave në vitet 90. Wesley K. Clark

Tags