Në Bosnje dhe Hercegovinë publikohet një libër për gjuhën dhe letërsinë persiane nga Kina deri në Ballkan
(last modified Sun, 02 Aug 2020 14:21:23 GMT )
Gusht 02, 2020 16:21 Europe/Tirane
  • Në Bosnje dhe Hercegovinë publikohet një libër për gjuhën dhe letërsinë persiane nga Kina deri në Ballkan

Libri me titull “Kulturat në kontakt, gjuhën në lidhje; gjuha dhe letërsia persiane nga Kina deri në Ballkan, studim me qasje të veçantë mbi Bosnjën dhe Hercegovinën” është publikuar në Sarajevë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se me përkushtimin e konsullit kulturor të ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe me bashkëpunimin e shtëpisë botuese “Libri i Mirë” në Sarajevë, është publikuar libri me titull “Kulturat në kontakt, gjuhën në lidhje; gjuha dhe letërsia persiane nga Kina deri në Ballkan, studim me qasje të veçantë mbi Bosnjën dhe Hercegovinën” nga autori Dr. Musiç, iranolog i njohur boshnjak dhe doli në tregun e librit.

Në një pjesë të këtij libri lexojmë: “Gjuha dhe letërsia persiane përgjatë shekujve me radhë është konsideruar thesari më i bukur letrar dhe përmban në vete shumë thesare të kulturës dhe qytetërimit të pasur të Iranit. Gjuha persiane për shkak të bashkëpunimit që ka treguar me elitën e kulturave dhe gjuhëve të tjera, ka ushtruar ndikim pozitiv mbi shumë gjuhë të tjera të botës dhe duke shprehur ndjenjat e bukura, ka arritur të depërtojë në mesin e shtresave të ndryshme të shoqërive. Ky libër është shumë i dobishëm dhe frytdhënës jo vetëm për studentët, profesorët dhe të interesuarit për gjuhën dhe letërsinë persiane në Bosnjë dhe Hercegovinë, por përmban edhe informacione të reja në lidhje me historinë dhe rrënjët e gjuhës dhe letërsisë persiane. Ky libër gjithashtu ofron një ndihmë të madhe për të kuptuar më mirë poezitë dhe veprat e poetëve të mëdhenj iranianë si Mevlana, Sa’di, Hafiz dhe shumë të tjerë për të cilët ekziston një numër i madh i dashamirësve edhe sot në Bosnjë dhe Hercegovinë”.

Ky libër është regjistruar edhe në sistemin e Bibliotekës Kombëtare të Bosnjës dhe Hercegovinës. Libri në fjalë është përkthyer edhe në gjuhën persiane dhe po përgatitet për botim edhe në Iran me titull “Poetët persishtfolës në Ballkan” me një parathënie të shkruar nga Dr. Hadad Adel, kryetari i Akademisë për Gjuhë dhe Kulturë Persiane.

 

Tags