Betejat me simbol kryqin (2)
(last modified Sun, 08 Sep 2024 20:02:18 GMT )
Shtator 08, 2024 22:02 Europe/Tirane
  • Betejat me simbol kryqin (2)

"Betejat me simbol kryqin" është një podkast që ka për qëllim të hedh një vështrim kalimthi mbi librin me titull "Luftërat e Kryqëzatave" të autorit Muhamed Reshad.

Beteja e parë e kryqëzatave

Këto luftëra të cilat janë organizuar në emër të fesë së krishterë dhe me simbolin e kryqit nga ana e aparatit të Kishës Katolike, u bëjnë thirrje popujve të Evropës që të shkojnë në luftë kundër myslimanëve. Këto luftëra që vazhduan për disa shekuj (1095-1291), kanë pasur rrethana dhe motive të caktuara për të cilat do të flasim gjatë këtij programi.

“Sakrifikoje veten,

Kape kryqin në dorë

dhe më ndiq mua!”

Këto ishin fjalët që tha Papa Urbani II në fund të fjalimit të tij plot pasion dhe pas kësaj, një turmë e madhe njerëzish nga e gjithë Evropa, të cilët tani e tutje do t'i quajmë kryqtarë, deklaruan gatishmërinë për të luftuar kundër myslimanëve. Me dekretin e Papës të lëshuar një ditë pas fjalimit, të varfërit arritën në një që e prisnin për t'i zgjidhur problemet e tyre të skamjes. Kjo është për arsye se me urdhrin e vet, Papa u premtoi pjesëmarrësve në luftën kundër myslimanëve, faljen e mëkateve të tyre të kaluara dhe të ardhshme dhe i lironte ata nga taksat dhe dhënia e lëmoshës së detyruar. Ai mori përsipër edhe garantimin e sigurisë së pronave dhe familjeve të tyre.

Njerëzit që deri atëherë ishin nën shtypjen e lordëve dhe feudalëve, tani shfrytëzuan rastin jo vetëm për t'u çliruar nga shtypja, por edhe për të fituar pasuri e personalitet. Banditët  dhe ushtarët e mirëpritën këtë luftë për të marrë plaçka dhe pasuri. Në fushatën e parë ushtarake, grupe të varfëra dhe të papërvoja shkuan në luftë kundër myslimanëve. Trupat ushtarake të krishtera marshuan drejt lumit Don në grupe të parregullta dhe ndonjëherë të paarmatosur. Thuhet se një numër i madh prej tyre nuk e dinin vendndodhjen gjeografike të Kudsit të shenjtë (Jerusalemit) dhe kur arritën në lumin Don, pyetën në pragun e portës së qytetit: "A nuk është ky Jerusalemi?"

Pjesa më e madhe e kësaj ushtrie të parregullt vdiq dhe u shkatërrua gjatë rrugës për shkak të urisë, lodhjes, sëmundjeve dhe luftës mes vete. Nga ana tjetër, bullgarët dhe hungarezët, të cilët kishin frikë nga pushtimi i kësaj ushtrie, sulmuan kryqtarët dhe vranë shumë prej tyre.

Megjithatë, më në fund një grup kryqtarësh arriti në Kostandinopojë. Perandori i Kostandinopojës (Bizantit) u kërkoi kryqtarëve të betoheshin për besnikëri dhe bindje ndaj tij. Ata u zotuan se do t'ua merrnin myslimanëve të gjitha tokat bizantine dhe do t'ia dorëzonin perandorit bizantin. Perandori gjithashtu u zotua t'i mbështeste kryqtarët në realizimin e qëllimeve të tyre dhe vetë ai do të merrte pjesë në kryqëzata.

Kryqtarët kur hynë në Azinë e Vogël në vitin 1090, ata shpejt morën nën kontroll qytetin e Nikesë, sepse emiri selxhuk, i cili ishte sundimtar i atij rajoni, nuk ishte i pranishëm në qytet për shkak të konflikteve që kishte me emirët e tjerë myslimanë.

Kjo fitore i bëri edhe më të entuziastë kryqtarët, të cilët më parë nuk kishin shumë shpresa për fitore ndaj myslimanëve. Kur lajmi i kësaj fitoreje arriti në Evropë, më shumë kryqtarë shkuan në Azinë e Vogël dhe në vende të tjera islame. Kalorësit dhe feudalët po marshonin drejt territoreve islame njëri pas tjetrit dhe për shkak të numrit të madh të forcave të ushtrisë kryqtare, përpjekjet e myslimanëve për të zmbrapsur sulmet e tyre ishin të pasuksesshme.

Antakia, e bukur dhe e gjelbër, ishte një nga qytetet më të rëndësishme të mbretërisë islame. Kryqtarët në fillim nuk kishin shpresë për rrethimin e plotë të qytetit, sepse qyteti ishte shumë i gjerë. Prandaj, fillimisht ata morën pjesën veriperëndimore të qytetit dhe e rrethuan atë. Sundimtari i Antakias quhej Jagisian, i cili sundonte aty në emër të Alp Rezvan të dinastisë Selxhuke.

Jagisiani për shkak të mosmarrëveshjes që kishte me sundimtarin e tij, ai nuk mund të shpresonte për ndihmë. Popullata e qytetit fqinj të Damaskut u përpoqën të ndihmonin të rrethuarit, por ata u mundën në luftën me kryqtarët. Edhe popullata e Alepos nxituan për të ndihmuar Antakian, por kryqtarët i mundën edhe ata.

Më në fund, pas një lufte të gjatë, kryqtarët e dobët dhe të lodhur, u përballën edhe me vuajtjën nga uria. Mungesa e furnizimeve u shoqërua me të ftohtin e ashpër të dimrit. Edhe turqit myslimanë kishin boshatisur rrethinat e Antakias dhe tanimë as ushqim për bagëtitë e ushtrisë kryqtare nuk kishte mbetur. Pikërisht këtu nisi akti i parë çnjerëzor i kryqtarëve. Komandanti i kryqtarëve për t'i dhënë moral ushtrisë së tij dhe në të njëjtën kohë për të dobësuar moralin e myslimanëve, urdhëroi të bënin qebapë nga mishi i robërve myslimanë për të ushqyer ushtrinë e tij.

Kituboga nga Mosuli, një nga komandantët ushtarak të dinastisë Selxhuke, u nisë me një ushtri të madhe nga Iraku për të çliruar Antakian. Kryqtarët pikërisht për këtë arsye u përpoqën të pushtonin qytetin përpara se ai të mbërrinte.  Boh Mun, komandanti i kryqtarëve, u përpoq t'i hapte rrugën vetes duke komunikuar me disa njerëz nga paria e qytetit.

Kjo punë ishte e lehtë për të, sepse marrëzia e pushtetarëve të qytetit dhe frika e njerëzve nga kryqtarët e bëri atë të arrijë qëllimin e tij. Jagisiani nuk kishte mundur të fortifikonte qytetin dhe të mbushte depot e ushqimit, dhe njerëzit e qytetit u tmerruan pasi dëgjuan dhunën dhe barbarizmin e kryqtarëve. Një grup banorësh të qytetit, të lodhur nga shtypja dhe keqtrajtimi i guvernatorit të qytetit, komplotuan fshehurazi dhe u bashkuan me kryqtarët për t'ia dorëzuar qytetin atyre. Ata informuan kryqtarët se ka një kullë pranë qytetit që ata mund ta përdorin për të sulmuar.  Si rezultat, kryqtarët morën kontrollin e qytetit pas 9 muajsh.

Kryqtarët hynë në qytet dhe vetëm të krishterët dhe ata që sapo kishin pranuar Islamin dhe që kishin bashkëpunuar me ta, i shpëtuan vrasjes dhe masakrimit. Jagisian u vra gjatë arratisjes, dhe banorët e qytetit u masakruan dhe disa prej tyre me dhunë e vendosen në majë të kullave për të vepruar si një mburojë njerëzore.

Kitubogha kur mbërriti afër Antakias, qyteti kishte rënë në duart e kryqtarëve. Ai e rrethoi qytetin. Pak nga pak, qytetit i mbaruan furnizimet dhe filluan të vuanin nga uria. Boh Mun u përpoq shumë herë të mposhtte ushtrinë e Mosulit, por nuk mundi. Më në fund, ai vendosi të negociojë me Kituboghan. Kitubogha nuk e pranoi ofertën e Boh Munit.

Mosmarrëveshjet dhe konfliktet e brendshme të kryqtarëve po shkonin në favor të myslimanëve, kur papritmas një prift u tha njerëzve se Jezusi i ishte shfaqur atij në ëndërr dhe i drejtoi një shtizë dhe tha: "Nëse e mbajnë këtë shtizë dhe i sulmojnë myslimanët, ata do të fitojnë". Ky lajm ishte premtues për kryqtarët e dëshpëruar. Prandaj, hapën vendin që kishte premtuar prifti dhe me zbulimin e shtizës, morali i tyre u forcua.

Ata dolën nga porta e qytetit dhe sulmuan ushtrinë myslimane. Për shkak të pakujdesisë dhe neglizhencës së komandantit të ushtrisë myslimane që kishte rrethuar qytetin, kryqtarët fituan betejën dhe i ndoqën myslimanët duke shkaktuar një masakër masive.

Kryqtarët pasi pushtuan Antakian, avancuan në Ma'arat (një nga qytetet siriane) dhe e pushtuan atë vend. Kryqtarët masakruan brutalisht 100.000 njerëz të atij qyteti.

Sa herë që pushtohej një qytet, komandantët e kryqëzatave luftonin me njëri-tjetrin për ta marrë sundimin e atij qyteti. E gjithë kjo është një dëshmi e mirë se kryqtarët dhe veçanërisht komandantët e tyre, të cilët ishin nga klasa borgjeze, nuk luftuan për kënaqësinë e Krishtit, por luftuan për përfitimet e tyre ekonomike.  Ata nuk e përmbushën betimin që kishin me perandorin bizantin. Ata ishin zotuar t'i dorëzonin perandorit çdo qytet mysliman në këmbim të ndihmës së perandorit, por në kundërshtim me premtimin e tyre, ata nuk ia dhanë Bizantit Antakian dhe Ma’aratin dhe i mbajtën nën kontrollin e tyre këto dy qytete.

Më në fund, kryqtarët rrethuan Kudsin e shenjtë (Jerusalemin) në vitin 1092 të erës së re. Myslimanët për të luftuar kundër tyre, i mbushën me dhe  puset e ujit rreth qytetit ose i helmuan ato dhe ky lloj rrethimi zgjati gati një muaj, por në fund kryqtarët hynë në qytet me ndihmën kullave të larta që kishin ndërtuar. Me të hyrë në qytet, ata vranë furishëm çdo burrë, grua dhe fëmijë që gjetën.

Ata masakruan shumë nga hebrenjtë e qytetit që ishin strehuar në sinagogën e madhe dhe i vunë zjarrin sinagogës e cila u shembë mbi të strehuarit aty dhe ata që i shpëtuan zjarrit u vranë nga shpatat e kryqtarëve.

Kryqtarët vranë dhe masakruan edhe myslimanët që ishin strehuar në Xhaminë e Kupolës së Shkëmbit. Thuhet se kjo masakër ndodhi në natën e pushtimit të qytetit dhe zgjati deri në mëngjes.  Trupat e dymbëdhjetë mijë njerëzve mbeten të shtrirë përtokë nëpër rrugë e të masakruar. Në ditët në vijim, numri i të vrarëve arriti në shtatëdhjetë mijë. Shtatëdhjetë mijë krime në tokën e shenjtë.

 

Kemi mbërritur në fund të pjesës së parë të podkastit “Betejat me simbol kryqin”. Ju mund të dërgoni kritikat, pyetjet dhe sugjerimet tuaja përmes faqes sonë. Do të dëshironim shumë të dinim mendimet dhe pikëpamjet tuaja për këtë podkast dhe podkastet tona të tjera dhe për të ndërvepruar dhe shkëmbyer ide me njëri-tjetrin. Ne gjithashtu do t’ju jemi shumë mirënjohës që nëse ju pëlqen përmbajtja e podkast-it, ju lutemi ta ndani atë me miqtë dhe familjarët tuaj dhe t’ua prezantoni atë edhe të tjerëve.

Faleminderit që dëgjuat episodin e dytë të podkastit tonë! Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/ dhe www.parstoday.ir/sq

 

 

Tags