Podkasti “Betejat me simbol kryqin” (5)
(last modified Thu, 10 Oct 2024 18:53:46 GMT )
Tetor 10, 2024 20:53 Europe/Tirane
  • Podkasti “Betejat me simbol kryqin” (5)

Beteja e Salaudin Ajubit  Në këtë episod do të flasim  për betejën e Hattinit dhe fitoren e myslimanëve. Ushtria e Salaudin Ejubit, e cila u përball me kryqtarët në betejën e Hattinit, ishte një nga ushtritë më të mëdha myslimane që u përball me kryqtarët që nga fillimi i kryqëzatave.

"Betejat me simbol kryqin" është një podkast që ka për qëllim të hedh një vështrim kalimthi mbi librin me titull "Luftërat e Kryqëzatave" të autorit Muhamed Reshad. Këto luftëra të cilat janë organizuar në emër të fesë së krishterë dhe me simbolin e kryqit nga ana e aparatit të Kishës Katolike, u bëjnë thirrje popujve të Evropës që të shkojnë në luftë kundër myslimanëve. Këto luftëra që vazhduan për disa shekuj (1095-1291), kanë pasur rrethana dhe motive të caktuara për të cilat do të flasim gjatë këtij programi.

Duke bashkuar myslimanët nga Mosuli në Kajro, Salaudin Ejubi ishte arriti të sigurojë një burim të madh furnizimi për ushtrinë e tij me qëllim të shkatërrimit të bazave të kryqëzatave. Megjithatë, pajisjet dhe taktikat e ushtrisë myslimane ishin të njëjta me ushtrinë e pesëdhjetë viteve të fundit që kishte luftuar me kryqtarët në Tokën e Shenjtë. I vetmi ndryshim midis këtyre trupave ushtarake dhe forcave ushtarake të mëparshëm ishte komanda e Salaudin Ejubi dhe numri i trupave. Gjithashtu, në vitin 1187, Salaudin Ejubi arriti të mblidhte forcat e shpërndara të selxhukëve dhe t'i bashkonte ato në ushtrinë e tij.

Përkundër nga kryqtarëve, sasia e kohës që u duhej më parë shteteve myslimane për të rekrutuar trupa nuk ishte fikse dhe kryesisht ishte e kufizuar në numrin e fushatave dhe luftërave në stinë të caktuara të vitit, dhe gjithashtu emirëve iu dha më shumë pushtet për të administruar sesa feudalët. Për shembull, emiri i Alepos ishte në kontroll të plotë administrativ të qytetit dhe vetëm në raste nevoje, ai duhej të siguronte trupa për ushtrinë e Sulltanit. Megjithatë, ky kontroll pushtetar varej nga fuqia e sulltanit dhe nëse sulltani nuk kishte pushtet të fuqishëm, emirët refuzonin të siguronin forca për të, dhe kjo ishte e përhapur në dinastinë Selxhuke që nga koha e vdekjes së sulltan Melikshah të dinastisë Selxhuke në vitin 1092 të erës së re, e deri në shfaqjen e Salaudin Ejubi, dhe shumë emirë e guvernatorë pretendonin vazhdimisht të fitojnë pavarësinë.

Sa i përket forcave që formonin ushtrinë myslimane dhe veçanërisht forcave të shtetit Ejubid, një pjesë e madhe e tyre përbëhej nga kalorësia, dhe katër burimet e kalorësisë myslimane ishin memlukët, popullata arabe, beduinët e zonave shkretinore dhe turkmenët. Mamlukët ishin skllevër turq të cilët fillimisht u punësuan në njësitë ushtarake si roje speciale të princave ose roje pallati. Ky grup përbënte gjysmën e kalorësisë së ushtrisë myslimane, e cila kishte aftësinë për t'u përballur me kalorësinë e kryqtarëve për nga pajisjet dhe aftësia luftarake. Në kohën e betejës së Hattinit, mamlukët ishin kalorësit më të mëdhenj dhe më të zgjedhur të botës islame. Burimi i dytë ishin arabët që jetonin në qytete, të cilët iu bashkuan ushtrisë për shkak të besnikërisë së tyre. Ky grup i armatosur rëndë përbëhej kryesisht nga shtizëtarë dhe shpatarë, dhe nganjëherë në këtë kategori gjendeshin edhe harkëtarë, megjithëse harkëtarët e tij nuk mund të krahasoheshin me harkëtarët turkmenë. Burimi i tretë i kalorësisë myslimane ishin beduinët e zonave shkretinore, të cilëve u mungonin pajisjet dhe armatimet e rënda. Ky grup përdorej më së shumti për zbulime dhe sulme të shpejta dhe të vogla. Megjithatë, ky grup ishte i pranishëm në të dyja ushtritë në betejën e Hattinit, megjithëse numri i tyre ishte shumë i vogël në ushtrinë e Salaudinit. Dhe burimi i fundit dhe një nga forcat më të rëndësishme në ushtrinë myslimane ishin turkmenët, të cilët ishin kalorës me armë të lehta dhe ishin shumë të aftë në përdorimin e harkut edhe gjatë lëvizjes, por këto forca përdoreshin gjithashtu edhe në luftime trup më trup. Ky grup konsiderohej si një nga pikat e forta të ushtrisë myslimane dhe shkalla e suksesit të kryqtarëve në përballjen me ta varej nga futja në kurth e turkmenëve në situata të vështira. Në ndryshim nga kalorësia, e cila përdorej në sulme, këmbësoria përdorej kryesisht për mbrojtje dhe rrethim. Ky grup ishte disi i pajisur lehtë me shtiza dhe harqe dhe nuk mund të krahasohej me këmbësorinë e ushtrisë së kryqëtarëve.

Përsa i përket formacionit luftarak mysliman, siç thamë, përdorej më së shumti kalorësia. Kështu që beduinët kishin detyrën e zbulimit dhe sulmeve të befasuese ndërsa turkmenët kishin për detyrë të goditnin formacionin e këmbësorisë së armikut dhe të ndanin forcat e tyre në dy krahët e ushtrisë. Dhe së fundi, mamlukët dhe kalorësit arabë kryenin sulme të drejtpërdrejta për të mposhtur forcat armike. Megjithatë, një nga dobësitë më të mëdha të ushtrisë myslimane ishte pikërisht kalorësia, sepse secili prej emirëve erdhi në Bejtul-Mokades nga Egjipti dhe Iraku dhe kishte nevojë për sasi të mëdha ushqimi, foragjeresh dhe ujë për forcat e tyre. Një nga taktikat e kryqtarëve ishte tërheqja fushëbetejës së luftës drejt vendeve që e bënin të vështirë sigurimin e ujit dhe ushqimit për myslimanët, prandaj nëse kryqtarët do të arrinin ta zbatonin këtë plan me sukses, forcat myslimane nuk do të kishin zgjidhje tjetër veçse të tërhiqeshin dhe të largoheshin nga fushëbeteja e luftës. Një dobësi tjetër e ushtrisë myslimane ishte luftimi sezonal i forcave, kështu që ato nuk luftonin në disa stinë të vitit, gjë që bëri që numri i forcave ushtarake myslimane të zvogëlohej në përballjen me kryqtarët.

Strategjia e ushtrisë ejubidëve dhe Salaudin Ejubit në luftën me kryqtarët ishin se ata fillimisht morën kontrollin e zonës së luftës dhe më pas mposhtën kryqtarët me dy metoda të sulmit të drejtpërdrejtë ose rrethimit gradual. Në një sulm të drejtpërdrejtë ata sulmuan fillimisht repartet dhe grupet më të dobëta dhe i shkatërruan ato duke vendosur një distancë midis forcave kundërshtare. Në metodën e rrethimit, duke marrë kontrollin e rajonit të fushëbetejës dhe duke ndarë forcat e tyre, myslimanët gradualisht rrethuan ushtrinë dhe forcat kryqtare, si dhe duke ndërprerë rrugët e furnizimit me ushqim dhe ujë dhe duke krijuar kushte të vështira si djegia e pemëve ose shkurreve rreth kryqtarëve, ata i mposhtën gradualisht kryqtarët. Besohet se kjo metodë u përdor në Betejën e Hattin gjithashtu.

Ushtria kryqtare që u përball me ushtrinë e Salaudin Ejubit në rajonin e Hattinit kishte një strukturë të ngjashme me ushtritë feudale të asaj kohe në Evropën Perëndimore, sepse shumica e udhëheqësve dhe forcave të kryqëtarëve ishin larguar nga këto rajone drejt lindjes. Gjatë rreth një shekulli nga koha e formimit të Mbretërisë së Jerusalemit deri në Betejën e Hattinit, kryqtarët nuk ndërmorën ndonjë sulm të madh për të zgjeruar pushtetin sundues të tyre në rajon. Gjithashtu, pas përfundimit të kryqëzatës së parë dhe fitores së kryqtarëve, mbretëria e sapokrijuar e Jerusalemit dhe territoret e saj vartëse nuk e ndryshuan strukturën e tyre ushtarake, e cila ishte një përshtatje e Evropës feudale, dhe i vetmi ndryshim me strukturën e trupave evropiane ishin burimet e forcës ushtarake dhe struktura e fuqishme feudale. Gjithashtu, tipari më i rëndësishëm i ushtrisë kryqtare në krahasim me ushtrinë feudale evropiane ishin forcat ushtarako-fetare të bazuara në kalorësi, të cilat fillimisht u krijuan dhe u formuan për qëllime jo luftarake, por gradualisht ato u shndërruan në forca ushtarake dhe krijuan një ushtri të përhershme kufitare për të mbrojtur mbretërinë kryqtarë nga sulmet myslimane dhe  për garantimin e sigurisë së pelegrinëve të krishterë. Deri në vitin 1187 të erës së re, grupet ushtarake morën zyrtarisht përgjegjësinë e mbrojtjes së kufijve të rëndësishëm të mbretërisë kryqtare dhe shteteve të tjera, si dhe krijuan bërthamën kryesore të ushtrive kryqtare.

Pas fitores në Kryqëzatën e Parë dhe pushtimit të Jerusalemit dhe formimit të Mbretërisë së Jerusalemit dhe territoreve të varura prej saj, kjo mbretëri e sapokrijuar kuptoi se forcat e saj ushtarake nuk ishin të afta për t'u përballur me forcat myslimane për sa i përket fuqisë, dhe pjesa e mbetur e forcave ushtarake nga lufta e parë ishin rreth tre mijë kalorës dhe këmbësorë, të cilët u shndërruan në forca mbrojtëse. Për të zgjidhur këtë problem, Mbretëria e Jerusalemit vendosi të adoptojë modelin e modifikuar të sistemit feudal të Evropës Perëndimore. Sipas këtij modeli të ri, burimet e fuqisë për Mbretërinë e Jerusalemit ndryshonin nga struktura e Evropës Perëndimore.

Pas burimeve bazë të furnizimit me forca ushtarake, kryqtarët kishin edhe burime të tjera specifike.  Burimi i parë ishin Turcopoles-at, të punësuar shpesh si mercenarë nga mbretëritë feudale. Këto forca u rekrutuan kryesisht nga të krishterët e Sirisë dhe Mbretërisë Armene, të cilët përfshinin kalorës të lehtë ose harkëtarë. Me shpejtësinë e tyre, këto forca mund të ndihmonin kryqtarët në përballjen me harkëtarët myslimanë. Një burim tjetër nga i cili u formuan forcat kryqtare ishin pelegrinët dhe marinarët që kishin arritur në Bejtul-Mokades pasi kishin kaluar detin ose tokën. Këto forca u përdorën kryesisht në situata emergjente dhe në rrethana kritike, si ajo që ndodhi pas betejës së Hattinit dhe gjatë rrethimit të Bejtul-Mokades.

Burimi i fundit dhe kryesor i ushtrive kryqtare, i cili ishte unik në atë kohë, ishin sektet fetaro-ushtarake që u formuan pas pushtimit të Bejtul-Mokades. Sektet më të rëndësishme ushtarake ishin Kalorësit Tempullarë të Jeruzalemit ose Kalorësit Hospitaler të Tempullit.

Kalorësit Hospitaller  të cilët ishin përgjegjës për kujdesin dhe trajtimin e pelegrinëve të krishterë, u përhapën fillimisht në Bejtul-Mokades dhe më pas edhe në vende të tjera të rëndësishme të shteteve kryqtare dhe madje u përhapën edhe në Evropë. Ky sekt gradualisht rriti aspektin e tij ushtarak dhe u bë një nga forcat më të rëndësishme ushtarake të kryqëzatave në Lindjen e Mesme. Sekti tjetër ishin Kalorësit Templarë, të cilët formuan një organizatë ushtarake që në fillim për të mbrojtur pelegrinët e krishterë në rrugën e tyre për në Jerusalem.

Pozicioni i forcave kryqtare kishte një sistem special. Së pari, ata u ndanë në disa grupe dhe divizione ku secili divizion përbëhej nga këmbësoria dhe kalorësia, dhe numri i trupave të çdo divizioni varej nga numri i kryqtarëve dhe numri i armikut. Në këtë mënyrë, kryqtarët nuk i përqendronin kurrë forcat e tyre në një vend, në mënyrë që në rast të sulmeve befasuese ata të pësonin më pak goditje. Ndërsa ushtria kryqtare ndahej në këtë formë. Fillimisht ishin pararojat ose pararojat e ushtrisë, pastaj zemra e ushtrisë që drejtohej nga vetë mbreti dhe në fund ishte prapavija e ushtrisë. Zemra e ushtrisë, e cila përbëhej kryesisht nga këmbësoria, ishte përgjegjëse për drejtimin dhe sigurimin e nevojave të dy divizioneve të tjera, dhe divizioni i fundit ishte përgjegjës për mbrojtjen e divizionit qendror të ushtrisë kundër sulmeve të befasishme nga myslimanët. Distanca midis secilës kategori varej gjithashtu nga zona dhe kërcënimi i armikut. Sidoqoftë, distanca midis sektorëve të përparme dhe të pasme të qendrës ishte e tillë që zemra e ushtrisë mund të merrte formimin e saj ushtarak kur ishte e nevojshme.

Pavarësisht të gjitha këtyre masave dhe ashtu siç e thamë më herët, rezultati i këtyre strategjive të të dyja palëve të luftës përfundoi në favor të myslimanëve dhe pas 88 viteve, Toka e Shenjtë iu kthye myslimanëve. Megjithatë, rezultati i këtij çlirimi të myslimanëve ishte shumë i dobishëm për evropianët. Në pjesën tjetër do të diskutojmë rezultatet e kësaj beteje.

Kemi mbërritur në fund të pjesës së pestë të podkastit “Betejat me simbol kryqin”. Ju mund të dërgoni kritikat, pyetjet dhe sugjerimet tuaja përmes faqes sonë. Do të dëshironim shumë të dinim mendimet dhe pikëpamjet tuaja për këtë podkast dhe podkastet tona të tjera dhe për të ndërvepruar dhe shkëmbyer ide me njëri-tjetrin. Ne gjithashtu do t’ju jemi shumë mirënjohës që nëse ju pëlqen përmbajtja e podkast-it, ju lutemi ta ndani atë me miqtë dhe familjarët tuaj dhe t’ua prezantoni atë edhe të tjerëve.

Faleminderit që dëgjuat episodin e tretë të podkastit tonë! Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/ dhe www.parstoday.ir/sq

Tags