Arkivoli i shkencëtarit të martirizuar Fakhrizade varroset në Mauzoleun Imamzade Saleh në Teheran
(last modified Mon, 30 Nov 2020 11:48:49 GMT )
Nëntor 30, 2020 12:48 Europe/Tirane
  • Arkivoli i shkencëtarit të martirizuar Fakhrizade varroset në Mauzoleun Imamzade Saleh në Teheran

Arkivoli i dëshmorit Mohsen Fakhrizade, shkencëtarit të dalluar të energjisë atomike dhe të industrisë së mbrojtjes së Iranit, pas kryerjes së ceremonisë për faljen e namazit të kufomës me pjesëmarrjen e komandantëve të lartë të forcave të armatosura të Iranit dhe familjes së nderuar të këtij dëshmori, u varros në ambientet e Mauzoleut Imamzade Saleh në Teheran.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se ceremonia e varrimit të dëshmorit Mohsen Fakhrizade, shefit të ndjerë të organizatës për hulumtime dhe novacione të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, u zhvillua me pjesëmarrjen vetëm të komandantëve të lartë të forcave të armatosura të Iranit dhe anëtarëve të familjes së tij për shkak të protokolleve shëndetësore të pandemisë Korona.

Më parë ceremonia mortore për këtë dëshmor të lartë është zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit me pjesëmarrjen e funksionarëve shtetërorë dhe ushtarakë të Iranit.

Gjithashtu arkivoli i dëshmorit Mohsen Fakhrizade ditën e diele në mëngjes ishte transferuar edhe në qytetin Mashhad për organizimin e ceremonisë mortore në Mauzoleun e Imam Reza (a.s.), pastaj është transferuar në qytetin Kum ku gjithashtu u zhvilluar një ceremoni mortore në Mauzoleun e Hazreti Ma’sume (s.a.) ku i është falur edhe namazi i kufomës nën drejtimin e Ajetulla Husejn Nuri Hamedani dhe me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve shoqërore, fetare dhe shtetërore.

Vlen të theksohet se Mohsen Fakhrizade, kryetari i organizatës për hulumtime dhe novacione në Ministrinë e Mbrojtjes së Iranit dhe një prej shkencëtarëve të dalluar të energjisë atomike dhe një prej drejtuesve kryesor të projekteve për prodhimin e vaksinës iraniane kundër virusit Korona, të premten pasdite u martirizua si pasojë e një atentati terrorist në Teheran.

Tags