Zbulohet roli i MEK dhe regjimit sionist në atentatin terrorist ndaj shkencëtarit atomik të Iranit
(last modified Mon, 30 Nov 2020 12:24:04 GMT )
Nëntor 30, 2020 13:24 Europe/Tirane
  • Zbulohet roli i MEK dhe regjimit sionist në atentatin terrorist ndaj shkencëtarit atomik të Iranit

Sipas informacioneve plotësuese që kanë arritur në agjencinë e lajmeve Iran Press, zbulohet se atentati terrorist ndaj dëshmorit Mohsen Fakhrizade, shkencëtarit të energjisë atomike dhe industrisë së mbrojtjes së Iranit, është kryer nga një mitraloz i dirigjuar nga distanca i cili ishte instaluar në një automjet.   

Sipas këtyre informacioneve, ky mitraloz i cili ishte i pajisur me një aparat për dirigjim nga distanca prodhim izraelit, kishte hapur zjarr pasi kishte vënë në shënjestër dëshmorin Fakhrizade.

Sipas këtyre informacioneve, zgjedhja e automjetit “Nisan” kamionet”, ishte bërë me dy qëllim për të shkatërruar ekipin e sigurimit që transportonte dëshmorin Fakhrizade dhe për të zhdukur pajisjen e kontrollit të mitralozit nga distanca në mënyrë që të shkatërrohen të gjitha gjurmët e krimit.

Agjencia e lajmeve Iran Pres ka arritur qasje në informacione dhe detaje kredibile në lidhje me atentatin terrorist ndaj shkencëtarit të energjisë atomike të Iranit që zbulojnë rolin e shërbimit inteligjent të regjimit sionist dhe rolin e grupit terrorist MEK në kryerjen e këtij atentati terrorist.  

Sipas këtyre informacioneve, mbetjet e armës së përdorur nga terroristët në atentatin ndaj Mohsen Fakhrizade, vërtetojnë se arma ishte prodhuar nga regjimi sionist.

Sipas këtyre informacione, mbi armën e përdorur në këtë atentat terrorist, është gdhendur emblema e prodhimit izraelit.

Këto informacione gjithashtu zbulojnë se shpërthimi i autobombës në automjetin “Nisan”, ishte bërë me dy qëllim për të shkatërruar ekipin e sigurimit që transportonte dëshmorin Fakhrizade dhe për të zhdukur pajisjen e kontrollit të mitralozit nga distanca në mënyrë që të shkatërrohen të gjitha gjurmët e krimit. Mirëpo pjesët e mbetura nga arma tregojnë në mënyrë të qartë identitetin e armës se nga kush u prodhua.

Vlen të theksohet se Mohsen Fakhrizade, kryetari i organizatës për hulumtime dhe novacione në Ministrinë e Mbrojtjes së Iranit dhe një prej shkencëtarëve të dalluar të energjisë atomike dhe një prej drejtuesve kryesor të projekteve për prodhimin e vaksinës iraniane kundër virusit Korona, të premten pasdite u martirizua si pasojë e një atentati terrorist në Teheran.

Tags