Rusia dhe Kina bashkohen me vendet që dënojnë vrasjen e shkencëtarit iranian
(last modified Mon, 30 Nov 2020 18:54:47 GMT )
Nëntor 30, 2020 19:54 Europe/Tirane
  • Rusia dhe Kina bashkohen me vendet që dënojnë vrasjen e shkencëtarit iranian

Rusia, Kina, Kuvajti dhe Afganistani janë bashkuar me korin e vendeve që kanë dënuar deri më tani vrasjen brutale të shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh.

Ministria e Jashtme ruse të hënën e dënoi vrasjen si "provokuese" dhe bëri thirrje për përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve rajonale. "Ne shprehim shqetësimin tonë serioz mbi natyrën provokuese të këtij akti terrorist, i cili synon qartë destabilizimin e situatës dhe krijimin e potencialit të konfliktit në rajon," tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë. Duke folur të hënën në një konferencë shtypi në kryeqytetin Pekin, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying tha se Kina ishte e tronditur për vrasjen e shkencëtarit iranian dhe kërkoi përmbajtje nga të gjitha palët. "Ne jemi të tronditur nga vrasja dhe vdekja e shkencëtarit iranian. Pala kineze dënon krimin e dhunshëm dhe kërkon hetim të plotë mbi të," tha Hua në konferencën për shtyp.  Ajo shtoi: "Kina kundërshton çdo akt që mund të përkeqësojë tensionet rajonale dhe të dëmtojë paqen dhe stabilitetin rajonal, pasi situata aktuale në rajon është shumë komplekse dhe e ndjeshme. Të gjitha palët duhet të punojnë së bashku për të lehtësuar tensionet rajonale dhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin rajonal."

 

Tags