Organizata e Bashkëpunimit të Shanghait dënon vrasjen e shkencëtarit bërthamor iranian
(last modified Fri, 04 Dec 2020 18:57:54 GMT )
Dhjetor 04, 2020 19:57 Europe/Tirane
  • Organizata e Bashkëpunimit të Shanghait dënon vrasjen e shkencëtarit bërthamor iranian

Organizata e Bashkëpunimit të Shanghait (SCO) ka dënuar me forcë vrasjen brutale të shkencëtarit të shquar bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh, duke e përshkruar aktin terrorist si në kundërshtim me normat dhe ligjet ndërkombëtare.

Në një deklaratë të lëshuar të Premten, vendet anëtare të SCO dënuan me forcë vrasjen e dr. Fakhrizadeh dhe shprehën shpresën se autorët e këtij "akti frikacak" do të identifikohen dhe do të vihen para drejtësisë. "Veprime të tilla nuk janë vetëm kundër të gjitha normave të marrëdhënieve ndërqeveritare dhe ligjit ndërkombëtar por gjithashtu kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në një rajon të brishtë," tha SCO në deklaratë, ku gjithashtu dënoi të gjitha aktet destabilizuese në rajonin e Azisë Perëndimore, si dhe terrorizmin në çfarëdo forme. Ndërkohë, edhe Ministria e Jashtme e Pakistanit dënoi vrasjen e Fakhrizadeh dhe tha se akti i urryer ishte një shkelje e normave të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ligjit ndërkombëtar. Ministria nënvizoi se, "Qeveria Pakistaneze u shpreh ngushëllimet e saj familjes së shkencëtarit iranian Mohsen Fakhrizadeh dhe popullit të Iranit."

 

Tags