Gharibabadi: Agjencia duhet të rishikojë mekanizmat e saj të fshehtësisë
(last modified Sat, 05 Dec 2020 08:09:32 GMT )
Dhjetor 05, 2020 09:09 Europe/Tirane
  • Gharibabadi: Agjencia duhet të rishikojë mekanizmat e saj të fshehtësisë

Duke reaguar ndaj rrjedhjes së raportit të ANEA për media në lidhje me instalimin e tre sistemeve të reja centrifugash në Natanz, përfaqësuesi iranian tha: "ANEA duhet të rishikojë mekanizmat e saj të fshehjes dhe përdorimin e faqes së brendshme " Gavatem "si një mjet për komnunikim".

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, pas rrjedhjes së raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në media në lidhje me planin e Republikës Islamike të Iranit për të instaluar tre sisteme të reja centrifuge në Natanz, "Kazem Gharibabadi", Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në organizatat ndërkombëtare me bazë në Vjenë dhe përfaqësues Irani reagoi ndaj kësaj ngjarjeje në ANEA. Ai shkroi në një mesazh të tij shkroi: "Raporti i fshehtë i sotëm i ANEA, i cili qartëson përmbajtjen e letrës sekrete të Iranit, u shfaq në media menjëherë dhe madje edhe para se anëtarët e Bordit të Guvernatorëve ta lexonin atë." Ai shtoi se agjencia nuk është përgjegjëse e vetme për azhurnimin e zhvillimeve, por gjithashtu duhet të sigurojë mbrojtjen e informacionit të fshehtë të masave mbrojtëse të vendit pritës. Gharibabadi deklaroi: Nëse ANEA dhe vendet anëtare nuk do të kritikohen përsëri për këtë boshllëk në fshehtësi, ANEA duhet të rishikojë mekanizmat e tij të fshehtësisë, duke përfshirë përdorimin e faqes së brendshme "Gavatem" si një mjet për komunikim. Reuters raportoi sot se Irani kishte informuar vëzhguesin bërthamor të KB se kishte ndërmend të instalonte tre sisteme të tjera të centrifugave të përparuara IR2m në objektin e pasurimit në Natanz. Kazem Gharibabadi gjithashtu më herët në një letër drejtuar Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, pas martirizimit të Mohsen Fakhrizadeh, një shkencëtar i shquar iranian bërthamor dhe i mbrojtjes shkroi: Tani është një koha që ANEA pas vrasjes së shkencëtarëve bërthamorë dhe sabotimin e objekteve paqësore bërthamore të një anëtari të Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, është koha të marrë masa. "Mbrojtja e informacionit të fshehtë nga Agjencia është e një rëndësie të madhe," tha ai, duke shtuar: Ndërsa përsërisim pozicionin tonë parimor dhe të qëndrueshëm mbi rëndësinë e respektimit të ANEA-s ndaj parimeve të fshehtësisë, nga ANEA pritet fuqimisht t'i japë fund zbulimit të panevojshëm të informacionit të hollësishëm rreth programit bërthamor të Iranit në raportet e tij.

Tags