Pajisje satelitore janë përdorur në vrasjen e shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit
(last modified Sun, 06 Dec 2020 18:28:02 GMT )
Dhjetor 06, 2020 19:28 Europe/Tirane
  • Pajisje satelitore janë përdorur në vrasjen e shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit

Pajisje satelitore janë përdorur në vrasjen e shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh, tha zëdhënësi i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC).

Duke folur në një ceremoni përkujtimore për shkencëtarin iranian të vrarë të Dielën, Gjeneral Brigade Ramezan Sharif tha: "Instrumente elektronikë të përparuar të drejtuar nga sateliti u përdorën në vrasjen e Dëshmorit Fakhrizadeh." Ai shtoi se "sionistët janë të vetëdijshëm se veprimet e tyre kundër Iranit nuk do të mbeten pa përgjigje dhe kjo çështje u është provuar atyre në të kaluarën." Sharif theksoi se është një nga qëllimet kryesore të sionistëve është të bllokojnë hyrjen e vendeve myslimane, jo vetëm të Iranit, në njohuritë shkencore në fusha të ndryshme. "Në vazhdën e fitores së Revolucionit Islamik në vitin 1979, interesat e Shteteve të Bashkuara dhe të sionistëve u rrezikuan dhe sionistët e panë kombin iranian si një pengesë në rrugën e arritjes së qëllimeve dhe kryerjes së krimeve të tyre", tha Gjeneral Brigade Ramezan Sharif. Duke theksuar se "sionistë okupues, nuk kanë asnjë sfond civilizues", zyrtari i IRGC shtoi: "Ky regjim i rremë ka vrarë 2,700 elita të vendeve myslimane gjatë 70 viteve të fundit". "Sionistët mburren me aktet e tyre të terrorit dhe në disa libra kanë botuar emrat e shkencëtarëve myslimanë të vrarë," tha Sharif. Tani, tha ai, ata e kanë kuptuar që fuqia dhe identiteti i tyre fals janë në rrezik.

 

Tags