Ghalibaf: Gjaku i Dëshmorit Fakhrizadeh hapi dyert industrisë bërthamore të Iranit
(last modified Mon, 07 Dec 2020 09:35:19 GMT )
Dhjetor 07, 2020 10:35 Europe/Tirane
  • Ghalibaf: Gjaku i Dëshmorit Fakhrizadeh hapi dyert industrisë bërthamore të Iranit

Kryetari i  parlamentit islamik të Iranit, të Dielën në mbrëmje, gjatë një takimi me familjen e dëshmorit Mohsen Fakhrizadeh, një shkencëtar bërthamor dhe mbrojtës iranian, e përshkroi dëshmorin Fakhrizadeh si një person me shpirtin dhe kulturën e frontit dhe xhihadit dhe të rritur në shkollën e Imam Khomeinit(ra), themeluesi i madh i Republikës Islamike dhe tha:

"Pas martirizimit të dëshmorit Fakhrizadeh, publiku i gjerë u njoh shkurtimisht me madhështinë e personalitetit dhe veprës së tij dhe e gjitha kjo ishte për shkak të përkushtimit dhe personalitetit të këtij dëshmori të madh". Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, "Muhamed Bagher Ghalibaf " në këtë takim, duke theksuar shpirtin shkencor dhe të lartë të dëshmorit Fakhrizadeh, shtoi, fryma shkencore dhe xhihadiste e shkencëtarëve në fushën e mbrojtjes dhe atë bërthamore gjithmonë e ka vënë Iranin në rrugën e zhvillimit që dëshmori Fakhrizadeh është një nga shembujt kryesorë të  të tillë shkencëtarëve në vend.  Kryetari i  parlamentit islamik të Iranit, duke deklaruar se njerëz si dëshmori Fakhrizadeh mundësuan prodhimin e fuqisë dhe nderit në Iran, tha: "Sigurisht, punimet dhe shërbimet e dëshmorit Fakhrizadeh si një fletë e artë do të mbeten në historinë shkencore dhe studimore të Iranit".  Ghalibaf më tej iu referua planit të  parlamentit islamik të Iranit të veprimit strategjik për heqjen e sanksioneve dhe tha: Plani i miratuar nga parlamenti ishte në axhendën e komisionit 4 muaj më parë, por gjaku i Dëshmorit Fakhrizadeh bëri që puna për miratimin e tij të përshpejtohej. Kryetari i  parlamentit islamik të Iranit, duke theksuar se gjaku i dëshmorit Fakhrizadeh hapi dyert industrisë bërthamore, shtoi: "Sigurisht, gjaku i dëshmorëve Sulejmani dhe Fakhrizadeh do të ruajë dhe forcojë dinjitetin dhe pavarësinë e Iranit dhe do të vazhdojë rrugën e revolucionit".  Dr. Mohsen Fakhrizadeh, një shkencëtar bërthamor dhe i mbrojtjes në Iran, u martirizua në një sulm terrorist në rajonin Absard të Damavandit, provinca Teheran, mbrëmjen e së Premtes më 27 Nëntor. Vrasja e verbër dhe frikacake e dëshmorit Mohsen Fakhrizadeh ka provokuar shumë reagime ndërkombëtare.  Deri më tani, shumë vende, përfshirë Sirinë, Rusinë, Zvicrën, Venezuelën, Afrikën e Jugut, Turqinë, Katarin, Kuvajtin, Libanin, Jordaninë dhe Afganistanin, kanë dënuar vrasjen e Dr. Mohsen Fakhrizadeh.  Shumë vende dhe media kanë folur për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në organizimin e vrasjes së martirit Mohsen Fakhrizadeh.

Tags