Gjeneral Salamai: Regjimi sionist do të paguajë çmimin e krimit terrorist ndaj martir Fakhrizade
(last modified Fri, 11 Dec 2020 13:12:16 GMT )
Dhjetor 11, 2020 14:12 Europe/Tirane
  • Gjeneral Salamai: Regjimi sionist do të paguajë çmimin e krimit terrorist ndaj martir Fakhrizade

Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se regjimi sionist argatët e tij me patjetër se do të paguajnë çmimin e krimit terrorist ndaj martir Fakhrizade dhe populli i Iranit në kohën e përshtatshme do të hakmerret ndaj atyre.  

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, ditën e premte gjatë vizitës në familjen e martir Mohsen Fakhrizade, tha: “Krimi i terroristëve barbarë ka krijuar një nder të madh për dëshmorin Dr. Mohsen Fakhrizade dhe ky shkencëtar i madh i Iranit ashtu sikur gjenerali i martirizuar Kasem Solejmani i cili gjatë jetës së tij shumë herë është hakmarrë ndaj amerikanëve, gjatë gjithë jetës së vet me veprimtarinë që ka zhvilluar është bërë objektiv i armiqësive të tyre. Bijtë e mëdhenj të këtij kombi të cilët në mënyrë të padrejtë vriten nga atentatet terroriste të Shejtanit të Madh, Amerikës dhe regjimit sionist, krijon një krenari dhe nder të madh për Iranin Islamik dhe me padyshim, rruga e ndritur e martirëve dhe sidomos të martir Mohsen Fakhrizade do të vazhdojë me një shkëlqim më të madh se në të kaluarën”.

Gjeneral Salami duke thënë se regjimi pushtues sionist me këto veprime qyqare e ka afruar veten më afër shkatërrimit dhe këto gjaqe të derdhura me pa të drejtë, do të shkatërrojnë fuqinë e sistemit hegjemonist, theksoi: “Regjimi sionist me patjetër se do të paguajë çmimin e këtyre krimeve të egra dhe populli i madh i Iranit në kohën e përshtatshme do të hakmerret ndaj tyre”.

Tags