Cavusoglu: Turqia respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës Islamike
(last modified Sat, 12 Dec 2020 19:03:25 GMT )
Dhjetor 12, 2020 20:03 Europe/Tirane
  • Cavusoglu: Turqia respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës Islamike

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu deklaroi se politika e qartë e Ankarasë është të mbajë marrëdhënie të ngushta dhe të përzemërta me Teheranin bazuar në fqinjësinë e mirë, pasi recitimi i një poezie nga presidenti turk provokoi shqetësim në Iran.

Në një telefonatë të shtunën, Cavusoglu siguroi Ministrin e Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif se Presidenti Rexhep Tajip Erdogan respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës Islamike. Ai shtoi se presidenti turk e recitoi poezinë në Baku vetëm sepse nuk kishte qenë në dijeni të ndjeshmërisë që e rrethonte dhe e lidhi poezinë vetëm me rajonet Lashin dhe Karabak. Nga ana e tij, ministri i jashtëm iranian theksoi rëndësinë e marrëdhënieve miqësore dhe të respektueshme midis dy fqinjëve, si dhe lidhjet e përzemërta midis presidentit turk dhe zyrtarëve të lartë iranianë. Zarif shprehu shpresën se marrëdhëniet dypalëshe do të përmirësohen më tej në bazë të besimit të ndërsjellë. Irani thirri dje Ambasadorin e Turqisë Derya Ors për të protestuar zyrtarisht në lidhje me deklaratat e bëra nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbi çështjen e ndarjes së Azerbajxhanit, të cilat Teherani i konsideroi si ndërhyrëse dhe të papranueshme. Ambasadorit turk iu kujtua gjithashtu se Republika Islamike kurrë nuk do të lejojë askënd të ndërhyjë në integritetin e saj territorial ... dhe kurrë nuk do të bëjë kompromis për sigurinë e saj kombëtare. Gjatë vizitës së tij në Baku të Enjten, Erdogan ndoqi një paradë ushtarake ku përshëndeti fitoren e fundit të Azerbajxhanit në konfliktin e përgjakshëm të Nagorni-Karabakut. Në ceremoni, presidenti turk lexoi një poezi e cila dënon ndarjen e Azerbajxhanit nën Traktatin e Tukmenchay gjatë Luftës Ruso-Persiane (1826–28), por Erdogan iu referua asaj në kontekst të okupimit të territoreve të Azerbajxhanit, Lashin dhe Karabak. Më herët të Premten, Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif tha se udhëheqësi turk e kishte keqkuptuar këtë poezi.

 

Tags