Mediat sioniste pohojnë veprimet destruktive të Mossad-it në Iran me bashkëpunimin e Amerikës
(last modified Mon, 28 Dec 2020 12:55:41 GMT )
Dhjetor 28, 2020 13:55 Europe/Tirane
  • Mediat sioniste pohojnë veprimet destruktive të Mossad-it në Iran me bashkëpunimin e Amerikës

Një ekspert ushtarak sionist ka pohuar veprimet destruktive të Mossad-it të regjimit sionist në Iran me bashkëpunimin e Amerikës.  

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Juaf Limur, ekspert ushtarak i gazetës sioniste "Israel Hayom", në një shkrim të tij, ka pohuar në mënyrë zyrtare rolin e Mossad në veprimet destruktive dhe terroriste kundër Iranit duke përfshirë edhe atentatin terrorist ndaj Mohsen Fakhrizade, shkencëtarit të iranian të energjisë atomike dhe ka theksuar: "Atë çfarë e kemi vërejtur ne, është ndryshimi i qasjes së Mossad gjatë një dekade të fundit pas atentatit terrorist ndaj Mahmud Al-Mabhuh, një prej liderëve të Hamas në Dubai dhe ka marrë vendim që duke ulur rrezikun për agjentët kryesor të vet, të shfrytëzojë mercenarët. Këto veprime janë të pamundur pa ekzistencës e mbështetjes së qeverisë së Amerikës, sidomos të qeverisë së Trump dhe prania e Mike Pompeo, mikut të sinqertë të Trump, kishte rol shumë të madh për të çuar përpara këto veprime".

Më parë edhe Jusi Miliman, eksperti i çështjeve të sigurisë së regjimit sionist, ka thënë: "Organizata Mossad me një operacion të planifikuar më parë, ka kryer atentatin terrorist ndaj Mohsen Fakhrizade, shkencëtarit iranian të energjisë atomike".  

 

Tags