Gjeneral Hatami: Irani vazhdon rrugën drejt qëllimeve të larta mbrojtëse
(last modified Thu, 18 Mar 2021 11:50:48 GMT )
Mars 18, 2021 12:50 Europe/Tirane
  • Gjeneral Hatami: Irani vazhdon rrugën drejt qëllimeve të larta mbrojtëse

Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se Irani vazhdon rrugën për realizimin e qëllimeve të larta në fushën e mbrojtjes.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit, në një takim me drejtuesit e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, tha: “Në vitin që po lëmë pas pavarësisht të gjitha kufizimeve dhe rreziqeve të paraqitura, kemi vazhduar rrugën e progresit dhe kemi shënuar suksese të rëndësishme në industrinë e mbrojtjes”.

Ministri i mbrojtjes së Iranit vuri në dukje përpjekjet e Amerikës për vazhdimin e embargos së armatimeve ndaj Iranit dhe shtoi: “Shumë prej veprimeve janë bërë dhe po vazhdojnë të bëhen me qëllim të mposhtjes dhe gjunjëzimit të Republikës Islamike të Iranit, mirëpo në fund komploti djallëzor i armiqve jo vetëm që ka dështuar dhe është neutralizuar, por edhe rrethanat e rajonit kanë shkuar në dëm të Amerikës dhe aleatëve të saj. Në sferat rajonale dhe forcës mbrojtëse dhe raketore gjithashtu do të vazhdojmë rrugën e progresit për të realizuar qëllimet e larta në këtë drejtim”.

Tags