Gjeneral Hatami: Populli i Iranit me padyshim do të hakmerret për atentatin terrorist ndaj shkencëtarit të martirizuar Fakhrizade
(last modified Mon, 22 Mar 2021 12:02:35 GMT )
Mars 22, 2021 13:02 Europe/Tirane
  • Gjeneral Hatami: Populli i Iranit me padyshim do të hakmerret për atentatin terrorist ndaj shkencëtarit të martirizuar Fakhrizade

Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se populli i Iranit me padyshim se do të hakmerret për atentatin terrorist ndaj shkencëtarit të martirizuar të energjisë atomike, Mohsen Fakhrizade.  

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, gjatë një vizite te familja e shkencëtarit të martirizuar Mohsen Fakhrizade, deklaroi: “Populli i Iranit nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që gjaku i shkencëtarit të martirizuar Mohsen Fakhrizade të shkelet dhe të harrohet. Progresi dhe fuqia e Iranit Islamik është rezultat i punës, sakrificës dhe veprës së paharruar të martirëve dhe e vigjilencës dhe vetëdijes së popullit të Iranit. Ashtu siç ka theksuar lideri suprem i Revolucionit Islamik, rruga e dëshmorit Fakhrizade do të vazhdojë me të gjithë forcën. Me seriozitetin më të madh po punohet që të vazhdohet rruga dhe vepra në të cilën ka punuar shkencëtari i dalluar Fakhrizade dhe në këtë kuadër është prezantuar edhe vaksina iraniane “Fakhra” kundër virusit Korona”.

Gjeneral Hatami theksoi vullnetin dhe vendosmërinë serioze të Republikës Islamike e Iranit për ndëshkimin e autorëve dhe urdhëruesve të atentatit terrorist ndaj shkencëtarit Fakhrizade, ndërsa shtoi: “Armiqtë e ulët dhe kriminelë duhet ta dinë se duart e tyre kriminele të lyera me gjakun e pastër të bijve të Iranit Islamik, me patjetër se do të marrin përgjigjen për krimet e tyre”.

Tags