Gjeneral Hatami: Rrënjët e kërcënimeve të rajonit, janë ndërhyrjet e huaja
(last modified Thu, 08 Apr 2021 11:49:54 GMT )
Prill 08, 2021 13:49 Europe/Tirane
  • Gjeneral Hatami: Rrënjët e kërcënimeve të rajonit, janë ndërhyrjet e huaja

Ministri i mbrojtjes së Iranit në takim me homologun e tij të Taxhikistanit, ka theksuar se rrënjët e kërcënimeve të rajonit janë ndërhyrjet nga jashtë rajoni.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, ditën e enjte në fund të raundit të dytë të bisedimeve me gjeneral Shirali Mirza, ministrin e mbrojtjes së Taxhikistanit, deklaroi: “Të dy vendet janë kundër kërcënimeve terroriste që kryesisht rrënjëve të tyre gjenden në ndërhyrjet rajonale. Në bisedimet me ministrin e mbrojtjes së Taxhikistanit, kemi biseduar për tema të ndryshme bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare. Irani dhe Taxhikistani kanë shumë të përbashkëta historike, kulturore, fetare dhe sidomos qytetëruese dhe gjuhësore, prandaj si rezultat i këtyre të përbashkëtave ekzistojnë fusha shumë të mira për zgjerimin e bashkëpunimeve në të gjitha fusha sidomos në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes”.

Nga ana e tij gjeneral Shirali Mirza, ministri i mbrojtjes së Taxhikistanit duke u shpreh i kënaqur për vizitën e tij në Iran, deklaroi: “Nga afër jemi njohur me disa suksese dhe kapaciteteve të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit. Shtimi i sigurisë dhe kapaciteteve për të luftuar kundër grupeve terroriste në rajon e konsiderojmë të varur nga zgjerimi i bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu, bashkëpunimi mes të dy vendeve mund të ndihmojë rritjen e sigurisë së të dy vendeve”.

Në fund të këtyre bisedimeve është nënshkruar një memorandum për bashkëpunim midis dy palëve.

Tags