Ruhani: Furnizimi me vaksina anti-COVID-19, përparësia më e lartë e programeve qeveritare
(last modified Sun, 02 May 2021 17:59:05 GMT )
May 02, 2021 19:59 Europe/Tirane
  • Ruhani: Furnizimi me vaksina anti-COVID-19, përparësia më e lartë e programeve qeveritare

Presidenti iranian Hasan Ruhani tha të Dielën se prodhimi dhe furnizimi me vaksina anti-COVID-19 është përparësia kryesore e planeve të qeverisë.

Qeveria ka zgjidhur problemin e furnizimit me burime financiare për sigurimin e vaksinave anti-COVID-19 duke akorduar fondet e nevojshme, theksoi Presidenti Ruhani. Me humbjen e armikut në luftën ekonomike dhe afrimin në prag të heqjes së sanksioneve të vendosura në dritën e negociatave të fundit, ne shpresojmë që ekonomia e vendit të kthehet në ekuilibrin dhe prosperitetin e mëparshëm, vuri në dukje më tej ai. Përshpejtimi i prodhimit dhe importit të vaksinave, përshpejtimi i dhënies së kredive valutore nga Banka Qendrore e Iranit dhe përdorimi i kapacitetit të sektorit privat për të importuar vaksina ishin midis temave të diskutuara gjatë takimit të sotëm të Shtabit Kombëtar të Përballjes me Pandeminë e COVID-19.

 

Tags