Publikohet produkti i parë i vaksinës Cov Iran Barakat
(last modified Tue, 11 May 2021 05:37:14 GMT )
May 11, 2021 07:37 Europe/Tirane
  • Publikohet produkti i parë i vaksinës Cov Iran Barakat

Produkti i parë i prodhimit masiv të vaksinës "Cov Iran Barakat" i fabrikës së prodhimit të vaksinave të Selisë Ekzekutive të Urdhrit të Imamit(ra), do të prezantohet sot.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Seyed Reza Mazhari, drejtori ekzekutiv i projektit të vaksinës "Cov Iran Barakat", tha: Pasi kaluam fazën gjysmë industriale, ne hymë në fazën e prodhimit masiv të vaksinës Cov Iran Barakat dhe u vendos që të përgatiten 2 linja industriale, linja e parë e prodhimit është përgatitur dhe linja e dytë është duke u përgatitur. Ai shtoi: Me fillimin e këtyre dy linjave të prodhimit deri në fund të Shtatorit 2021 (duke marrë parasysh kapacitetin prej 3 milion doza të linjës së parë), do të sigurohet kapaciteti mujor i furnizimit prej 20 milion doza të vaksinës Cov Iran Barakat. Injektimi i fazës së parë të provave klinike të vaksinës iraniane Cov Iran Barakat, filloi më 30 dhjetor me injektimin e saj tek tre vullnetarë. Si rezultat, provat klinike të fazës së tretë të vaksinës "Cov Iran Barakat" filluan më datë 25 Prill. Siç u tha nga Hojjat Niki Maleki, Shefi i Qendrës së Informacionit të Selisë Ekzekutive të Urdhrit të Imam Khomeinit (ra); Prodhimi i një milion dozave të vaksinës Cov Iran Barakat do të fillojë në fund të majit.

Tags