Qershor 19, 2021 15:10 Europe/Tirane
  • Zarif: Pjesëmarrja domethënëse e qytetarëve iranianë jashtë vendit tregon një shkëlqim tjetër të iranianëve

Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka theksuar se pjesëmarrja domethënëse e iranianëve me qëndrim jashtë vendit pavarësisht keqtrajtimeve dhe sulmeve fizike dhe të dhunshme të disa elementëve dhe faktorëve destruktivë dhe mercenarë dhe gjithashtu pavarësisht të gjitha vështirësive të krijuara si rezultat i protokolleve të pandemisë Korona në vendet e ndryshme, është shenjë e një shkëlqimi tjetër mbi qiellin e iranianëve anë e mbanë botës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif në faqen e tij në Instagram duke iu drejtuar qytetarëve iranianë me qëndrim jashtë vendit, ka shkruar: “E vlerësoj shumë lartë pjesëmarrjen tuaj të gjerë dhe krenare në zgjedhjet presidenciale të 18 qershorit 2021, si një popull ndërtues i civilizimit që gjithnjë ka qenë burim i krenarisë dhe burim i fuqisë së Iranit. Kjo pjesëmarrje domethënëse e qytetarëve iranianë me qëndrim jashtë Iranit pavarësisht keqtrajtimeve dhe sulmeve të elementëve destruktivë dhe të falimentuar e mercenarë në afërsi të qendrave të votimit në disa vende evropiane dhe në Amerikë dhe gjithashtu pavarësisht të gjitha vështirësive dhe kufizimeve të shkaktuar nga protokollet e pandemisë së virusit Korona në vende të ndryshme, është një shkëlqim tjetër në qiellin e iranianëve anë e mbanë botës. Vlerësojmë lartë pjesëmarrjen tuaj dhe jemi mirënjohës”.

 

Tags