Qershor 19, 2021 19:48 Europe/Tirane
  • Presidenti i zgjedhur Raisi: Do të formoj një administratë aktive, anti-korrupsion

Presidenti i zgjedhur i Iranit Sejed Ebrahim Raisi ka vlerësuar lart pjesëmarrjen "historike" dhe "entuziaste" të popullit iranian në zgjedhjet e 18 qershorit, të cilat ai i fitoi me epërsi të madhe, duke u zotuar të zbatojë premtimet e fushatës së tij dhe të punojë për të formuar një administratë "aktive, revolucionare dhe anti- korrupsion ”.

"Dje, bota edhe një herë dëshmoi një epope të madhe të krijuar nga një komb në këmbë, i cili hapi para vetes një faqe të re në historinë moderne me besim, vendosmëri dhe solidaritet," tha Raisi në një deklaratë të Shtunën në mbrëmje, disa orë pasi u shpall fitues i zgjedhjeve të 13-ta presidenciale të Iranit. Presidenti i zgjedhur i Iranit shprehu shpresën se qeveria e tij do të jetë në gjendje të mbajë barrën e rëndë të detyrës që njerëzit i vunë mbi supe. Ai shtoi do të jetë president që  i përket të gjithë kombit dhe një "shërbëtor i Republikës në tërësinë e saj, qoftë për ata që votuan për të, qoftë për ata që zgjodhën kandidatët e tjerë të nderuar, apo edhe ata që nuk u paraqitën në kutitë e votimit për çfarëdo arsye". “I dashur komb iranian! Ju e mbajtët premtimin tuaj dje me shumë ndershmëri dhe sot, është radha e  këtij shërbëtorit tuaj për të respektuar premtimin që ju bëra dhe të mos jem neglizhent as për asnjë sekondë, në shërbimin tuaj" tha Raisi. “I dashur popull i Iranit, ashtu si hyra në zgjedhje në mënyrë të pavarur, me dëshirën e Zotit, unë do të formoj një administratë të zellshme, aktive, revolucionare dhe anti-korrupsion, me mbështetjen e votave tuaja dhe me besimin unik që shprehët për mua," shtoi ai. Si "misioni qendror i Revolucionit Islamik", shtoi ai, administrata e re do të punojë drejt vendosjes së drejtësisë dhe nisjes së një fushate të madhe për ofrimin e shërbimeve për iranianët.

 

Tags