Korrik 21, 2021 08:05 Europe/Tirane
  • Mesazhi i presidentit Ruhani për udhëheqësit e vendeve islamike me rastin e Kurban Bajramit

Të martën në mbrëmje në mesazhe të ndara, presidenti i Republikës Islamike të Iranit përgëzoi udhëheqësit e vendeve islamike për Kurban Bajramin.

Sipas IRNA, "Hassan Ruhani" në këto mesazhe përgëzoi për Kurban Bajramin, duke e quajtur atë një rast për tu distancuar nga materializmi i kësaj bote, për t'u dhënë fund dëshirave të kota duke ndjekur rrugën e vërtetë dhe për të shfaqur besimin dhe bindjen e pastër ndaj Zotit. Në këto mesazhe, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit shprehu shpresën e tij se të gjithë myslimanët në të gjithë botën do të shkonin rrugën e duhur dhe bekimin e kësaj feste të dashur, duke u çliruar nga prangat e dëshirave mishirore dhe duke sakrifikuar jetën dhe pasurinë e tyre për hir të Zotit dhe për të ndihmuar vëllezërit dhe bashkatdhetarët myslimanë. Presidenti Ruhani gjithashtu në mesazhin e tij shpresoi dhe uroi shëndet dhe suksese për të gjithë vendet islamike. Në disa vende islame si Arabia Saudite, Palestina, Siria, Afganistani dje ka qenë festa e Kurban Bajramit ndërsa në disa vende të tjera islamike si Iranit, sot është festa e Kurban Bajramit. Festa e Kurban Bajramit është një prej festave më të mëdha të të gjithë myslimanëve.

Tags