Korrik 22, 2021 14:43 Europe/Tirane
  • Ruhani: Përurimi i linjës së tubacionit të naftës Gure-Xhask, kundërpërgjigje e fortë ndaj komplotistëve

Presidenti i Republikës së Iranit deklaroi se projekti i linjës së transferimit të naftës Gure-Xhask është prej krenarive të industrisë së naftës dhe tha: “Përurimi i këtij projekti është një kundërpërgjigje e fortë ndaj të gjithë atyre që bëjnë komplote dhe sidomos Amerikës”.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e enjte gjatë ceremonisë së përurimit të disa projekteve kombëtare në kuadër të Ministrisë së Naftës në tre provincat Bushehr, Hormozgan dhe Fars, deklaroi se sot është një ditë historike shumë e madhe për popullin e Iranit dhe sa më shumë kohë që të kalojë, rëndësia e këtyre projekteve do të duket më shumë. Ruhani shtoi: “Për botën tani është e qartë se Republika Islamike e Iranit çfarë veprime shumë të rëndësishme kombëtare ka kryer. Një projekt kaq i madh për eksportin e naftës me këtë qëllim që të ndërtohet një terminal i ri për eksportin e naftës edhe atë jo në Gjirin Persik, por në Detin e Omanit, ka rëndësi shumë të madhe. Përurimi i këtij projekti kaq të madh është një kundërpërgjigje e fuqishme ndaj të gjithë atyre faktorëve që bëjnë komplote kundër popullit iranian dhe sidomos Amerikës. Sektori i naftës ishte prej sanksioneve të rëndësishme të amerikanëve, edhe pse ata kanë vendosur edhe sanksione të tjera. Qeveria e Amerikës në dy fusha ka filluar luftë ekonomike kundër popullit iranian, njëra ishte fusha e naftës dhe eksporti i naftës dhe fusha tjetër ishte sigurimi i mallrave dhe artikujve të ndryshëm. Të dy këto fusha kanë qenë me ndikim shumë të madh dhe ata kanë llogaritur shumë në këto. Ata kanë mbyllur korridoret e transportit të naftës për të ndalur industrinë e naftës dhe reduktuar deri në zero eksportin e naftës së Iranit, por që kanë dështuar dhe do të dështojnë gjithnjë”.

 

Tags